Lajme nga vendi
Spasovski: Institucionet duhet ta forcojnë sistemin për sigurinë në komunikacion dhe në shkolla
“Është mirë që u mbajt debat publik ku ekspertët dhanë mendimin e tyre se si të rritet siguria në komunikacion, pas rastit tragjik të vrasjes së Frosna Kulakova e cila humbi jetën në Shkup. Përgjigja është që institucionet të forcojnë sistemin, parandalimin, kontrollin, jo selektivitetin, ta bëjnë “safe city” funksional, por edhe të ndikojë në ndërgjegjësimin e publikut”. Këtë e tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.
Ai theksoi se siguria në komunikacion dhe siguria e përgjithshme janë përgjegjësi e të gjithëve.
“Këto tema nuk duhet të politizohen. LSDM ka qëndrim të qartë dhe ne jemi konstruktiv dhe do të pranojmë çdo propozim të mirë për forcimin e sistemit të sigurisë në vend”, tha Spasovski.
Ndërsa në lidhje me kërcënimet hibride, Spasovski theksoi deklaratat e ndryshme të VMRO-DPMNE-së si pushtet dhe si opozitë.
“Unë dhe kolegët e mi nga LSDM-ja kemi pasur të njëjtin reagim edhe atëherë edhe tani. Ky është një fenomen që institucionet duhet ta marrin seriozisht dhe qytetarët duhet të ndjejnë se kanë siguri nga shteti. Ndryshe nga ne, VMRO-DPMNE-ja zgjodhi të sulmojë qeverinë pa paraqitur argumente. Për shembull, deklaratat e VMRO-DPMNE-së në atë kohë ishin: Qeveria nuk mund të sigurojë paqe në shkolla. Ose Janevska thoshte: Ne i bëjmë thirrje MPB-së të bëjë punën e saj dhe të sigurojë shkollat 24 orë në ditë. Sot kur Janevska është ministre thotë: Për kërcënime me bombë shkollat duhet të bëjnë siguri fizike. Çfarë do të thotë të vendosësh siguri fizike? Dikush duhet të paguajë për këtë. Tani, a do t’i ngarkojmë prindërit me pagesën për këtë? Janevska nuk duhet të thërrasë shkollat, por të sigurojë mjete në buxhet për t’i mbuluar ato shpenzime. Ka ndodhur tani dhe mund të ndodhë edhe 100 herë”, tha Spasovski.
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/
Lajme nga vendi
48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.
Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Lajme nga vendi
PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE
Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.
Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

