Lajme nga vendi
Andonovski: RMV-ja ka potencial të madh për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish me vende të suksesshme si EBA
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Qeverisë Botërore 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me H.E. Abdullah Nasser Lootah, zv. Ministër i Çështjeve të Kabinetit për Konkurrueshmërinë dhe Shkëmbimin e Dijes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Në takim u diskutua për zhvillimin dhe konkurrencën e menaxhimit të të dhënave, ku z. Lootah, me përkushtimin e tij, luajti një rol kyç në forcimin e pozicionit të Emirateve të Bashkuara Arabe në skenën globale, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në fushën e menaxhimit të të dhënave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transformimit Dixhital.
Lajme nga vendi
Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence
-Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim të marrëveshjeve, tha kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në lidhje me rrugën Tetovë-Prizren, përcjell TV21. Totaj akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës në këtë projekt.
“Në Kosovë ka punime që po realizohen. Ne po ballafaqohemi me mungesë të transparencës dhe me mungesë të informacioneve të sakta se çka po punohet, në çfarë drejtimi po punohet edhe shumë informacione të tjera që do të duhej të ishin publike, që ne nuk i kemi. Por projekti si i tillë, ideja për një projekt të tillë gjithsesi duhet të përshëndetet dhe duhet të besojmë se do të realizohet”, shtoi Totaj.
Lajme nga vendi
Motra denoncon vëllain për falsifikim dokumentesh, tentoi të përvetësojë pronën familjare
Një 39-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar në polici vëllanë e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ajo dyshon se përmes nënshkrimeve të falsifikuara, prona familjare është kaluar në emër të tij. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Dy nxënës të Kolegjit “Yahja Kemal” – Tetovë në finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA! video
Kolegji “Yahja Kemal” në Tetovë ka ndarë një moment krenarie për këtë institucion arsimor dhe jo vetëm.
Dy nxënësit e këtij kolegji Aulon Bajrami dhe Sabri Kurtishi bashkë me mentorin e tyre Sajid Ullah janë kualifikuar në finale e Olimpiadës GENIUS, në mesin e 3.254 projekteve nga e gjithë bota.
Nxënësit , Sabri Kurtishi dhe Aulon Bajrami, me projektin e tyre “HYDRODUO – Sistemi Inteligjent për Shpërndarjen e Lëngjeve”, janë përzgjedhur ndër projektet ndërkombëtare dhe janë kualifikuar për finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA!
Projekti i tyre në ueb-faqen e finalistëve të GENIUS mban ID-në me numër 8021.
Olimpiada GENIUS është një garë ndërkombëtare për projekte të nxënësve të shkollave të mesme, e fokusuar në çështje mjedisore.
Ajo është themeluar dhe organizuar nga organizata Terra Science and Education dhe mbahet në Rochester Institute of Technology në SHBA.
GENIUS Olympiad përfshin projekte në tetë disiplina të ndryshme, të gjitha me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni

