Lajme nga vendi
AUV, asgjëson 22.3 ton ushqime të pasigurta në vend
Shërbimet Inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kryer 124 kontrolle të jashtëzakonshme në të gjithë vendin në marketet e mëdha që kanë rrjete supermarketesh, markete me shumicë dhe hipermarkete.
Gjatë kontrolleve janë shkatërruar 22.3 ton ushqime të pasigurta, pjesa më e madhe e të cilave ishin mish.
Gjithashtu janë shqiptuar 47 aktvendime për mospërputhje, janë shqiptuar 29 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro.
Tek 15 operatorë janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike-teknike në objekt, në 12 janë gjetur ushqime me afat të skaduar, dhe në 5 objekte ushqime të padeklaruara.
Tek 4 operatorë janë gjetur produkte të etiketuara në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa një objekt ka rezultuar i pa regjistruar. / Alsat.mk
Lajme nga vendi
Një i punësuar në shkollën e Manastirit dyshohet për pornografi me fëmijë
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj një 31-vjeçari nga Manastiri, i dyshuar për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së materialeve pornografike me fëmijë.
Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti është pjesë e një hetimi ndërkombëtar për keqpërdorimin e fëmijëve në internet, i cili ka rezultuar nga një aksion i udhëhequr nga Policia Federale Australiane.
Sipas njoftimit, procedura është iniciuar pas veprimeve parahetimore të realizuara nga Prokuroria Publike në koordinim me SPB Manastir dhe Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Dixhitale në Shkup. Hetimi ka nisur pas një raporti të autoriteteve australiane, të cilat më herët kanë zhvilluar një operacion për identifikimin e faqeve që shpërndajnë materiale që përmbajnë abuzim me fëmijë.
Autoritetet australiane kanë identifikuar përdorues të ndryshëm përmes adresave IP dhe të dhënave elektronike, disa prej të cilëve ndodhen në Maqedoninë e Veriut. Për këto raste është dërguar njoftim tek institucionet vendore përkatëse.
Nga Prokuroria njoftojnë se kontrolle janë duke u zhvilluar edhe në Shkup dhe qytete të tjera, me qëllim verifikimin e plotë të të dhënave të siguruara në kuadër të hetimit.
Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Manastirit është paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Lajme nga vendi
Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence
-Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim të marrëveshjeve, tha kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në lidhje me rrugën Tetovë-Prizren, përcjell TV21. Totaj akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës në këtë projekt.
“Në Kosovë ka punime që po realizohen. Ne po ballafaqohemi me mungesë të transparencës dhe me mungesë të informacioneve të sakta se çka po punohet, në çfarë drejtimi po punohet edhe shumë informacione të tjera që do të duhej të ishin publike, që ne nuk i kemi. Por projekti si i tillë, ideja për një projekt të tillë gjithsesi duhet të përshëndetet dhe duhet të besojmë se do të realizohet”, shtoi Totaj.
Lajme nga vendi
Motra denoncon vëllain për falsifikim dokumentesh, tentoi të përvetësojë pronën familjare
Një 39-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar në polici vëllanë e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ajo dyshon se përmes nënshkrimeve të falsifikuara, prona familjare është kaluar në emër të tij. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

