Lajme nga vendi
MPB e Maqedonisë parandalon një kanal ndërkombëtar të kontrabandës së drogës, konfiskohen 188.6 kilogramë marijuanë
Në një aksion të përbashkët të Byrosë për Siguri Publike në kuadër të MPB-së dhe Drejtorisë Doganore, dje (12.02.2025) në pikën kufitare Bogorodicë janë konfiskuar 188,6 kilogramë marijuanë, duke parandaluar një kanal ndërkombëtar të kontrabandës së drogës.
Në këtë aksion janë ndaluar dy persona dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
“Një aksion i përbashkët që zgjati disa ditë tregon se së bashku mund të punojmë në interes të qytetarëve. Këneta kriminale që kemi në shtet nuk do të ekzistojë më. Ky nuk është vend për ta. Ne punojmë së bashku me Drejtorinë doganore në disa fusha. Duhet të jemi të koordinuar. Së bashku tregojmë se mund të punojmë fuqishëm dhe me sukses për suksese të përbashkëta dhe parandalimin e krimit. Nuk ka vend për krim. Maqedonia duhet të jetë në nivelin e vendeve të përparuara. Sistemi dhe ligjet duhet të mbizotërojnë. “Ne po luftojmë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet”, tha drejtori Janev.
“Drejtoria doganore ka gjurmuar dhe parandaluar një kanal ndërkombëtar të kontrabandës së drogës. Në një aksion të përbashkët me Byronë e Sigurisë Publike në pikën kufitare Bogorodicë, janë sekuestruar 188 kilogramë e 636 gramë lëndë narkotike marihuanë, e cila është dashur të përfundojë në Turqi.
Ne kemi ndjekur rastin për një kohë të gjatë, i cili përfundimisht rezultoi me sukses në zbulimin e rrjetit kriminal, i cili supozohej të vepronte në disa vende,” vuri në dukje Nikollovski.
Nga MPB njoftojnë se autorët e veprës, dy vozitës, njëri nga Tetova dhe tjetri nga rrethina e Kumanovës, më 8 shkurt me kamion kanë hyrë në Bllacë dhe më 9 shkurt me të njëjtin kamion, njëri prej tyre ka marrë kamionin dhe nga vendi në mes të Kumanovës dhe Kriva Pallankës ka shkuar në drejtim të Bogorodicës. Në pikën kufitare është kryer kontroll i detajuar i kamionit, gjatë të cilit droga është gjetur mes katër balonave me letër të ricikluar të kompresuar. Vlera e parashikuar e drogës, siç njoftoi Nikollovski, në tregun e zi është 707 mijë euro.
Lajme nga vendi
VLEN: BDI t’i kërkojë SPAK-ut të Shqipërisë ekstradimin e Grubit
Nisma e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair për krijimin e një “SPAK-u” lokal kundër korrupsionit ka nxitur reagime nga Koalicioni VLEN.
Nga VLEN-i thonë se iniciativa duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm deklarative, duke e cilësuar si përpjekje propagandistike.
Sipas tyre, nëse synohet vërtet transparencë dhe përgjegjësi, hetimet duhet të nisin nga vetë drejtuesit e BDI-së, për të dëshmuar se bëhet fjalë për proces serioz dhe të paanshëm ndaj të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim.
“BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u” lokal, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por, pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? VLEN-i e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit.”, – thanë nga Koalicioni VLEN.
Ditë më parë, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair themeloi një “SPAK” lokal si mekanizëm kundër korrupsionit. Sipas njoftimit, kjo strukturë do të monitorojë ndërtimet pa leje dhe punën e organeve komunale për shkelje urbanistike.
BDI u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo keqpërdorim të pushtetit. (Armend Murseli, TVM2)
Lajme nga vendi
Dega e BDI-së në Çair ka themeluar një strukturë kundër korrupsionit me emrin “SPAK”
Duke huazuar emrin e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë që ndjek krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë, dega e BDI-së në Çair ka themeluar një Sekretariat, akronimi i të cilit është i njëjtë me atë të Prokurorisë – SPAK.
“SPAK do të funksionojë si mekanizëm profesional monitorimi, i përbërë nga ekspertë vullnetarë – juristë, ekonomistë, urbanistë dhe profesionistë të fushave përkatëse – të cilët do të analizojnë çdo indikacion për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike”, deklaroi Enard Bakiu, BDI – Çair.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i koalicionit VLEN të cilët kërkojnë që SPAKU i BDI-së të kërkojë nga SPAKU i Shqipërisë ta ekstradojë Artan Grubin, funksionarin e BDI-së i cili pasi u fut në listë të Zezë u arratis nga shteti, ndërsa dyshimet janë se fshihet në Shqipëri. Plotësisht kërkojnë të hetohen dhe figura tjera të BDI-së.
“Korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arbër Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të paprekshëm”, thonë nga VLEN.
SPAKU i BDI-së, është ironizuar edhe për faktin që në periudhën e kaluar ishte në shënjestër të kritikave pasi dy funksionarët e saj Artan Grubi dhe Ramiz Merko u futën në Listë të Zezë për korrupsion, ndërsa u dorëzuan padi edhe kundër një sërë funksionarëve, duke përfshirë Blerim Bexhetin, Fatmir Deharin, Ramiz Merkon, Bujar Dardhishtën, Kreshnik Bekteshin, Bekim Maksutin, Ejup Rustemin e të tjerë. Mekanizmi SPAK, mbase duket si ide e huazuar nga LSDM, e cila e promovoi Qendrën Hulumtuese për Korrupsion dhe Krim të Organizuar me akronimin MICKO, një shkurtesë që përdoret në komunikimin jokonvencional dhe ironizues për Mickoskin. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
KEMM: 140 ANKESA PËR CEREMONINË MORTORE NË KOÇANË
Këshilli I Etikës në media të Maqedonisë, një ditë pas ceremonisë mortore të viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka pranuar 140 ankesa lidhur me mënyrën e raportimit të mediave – ka njoftuar Drejtorja Ekzekutive, Biljana Georgievska.
Ajo ka shtuar se të gjitha vërrejtjet kanë ardhë nga e-maile të hapura për një përdorim nga numra telefonike që nuk ekzistojnë.
“Çdo minutë vinte nga një ankesë që për ne ishte një situatë jo e zakonshme që I gjasonte një sulmi të orkestruar digjital, jo vetëm ndaj KEMM-it, por edhe ndaj mediave, vecanërisht për përmbajtjet dhe mënyrës së raportimit për ceremoninë e varrimit. Ata kryesisht hynë në pakon e ankesave pa bazë, për shkak se kishin të bëjnë me mediat e huaja, nga rajoni, por edhe televizione nga India” – thotë Georgievska.
Në vitin 2025 në KEMM knë mbërritur shumë ankesa që lidhen me tragjedinë në Koçanë. Janë shqyrtuar 96 mha 244 ankesat.
Më së shpeshti është shkelur nëni 1 I Kodit të Gazetarëve – mungesa e burimeve dhe mungesa e palës së dytë të storjes.
Nga KEMM thonë se mediat online paraqiten si shkelësit më të mëdhenj të standardeve për informim etik.


