Lajme nga vendi
MPJ-Bullgari: Deklaratat e Mickoskit minojnë përpjekjet për integrim evropian të RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë “shpreh zhgënjimin e saj të thellë dhe dënon kategorikisht deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Sipas Sofjes zyrtare, deklaratat “jo vetëm që shtrembërojnë realitetin, por gjithashtu minojnë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimin evropian”.
“Duam të theksojmë se çështja e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është një mosmarrëveshje dypalëshe mes dy vendeve tona, por një çështje që prek vlerat dhe standardet themelore evropiane. Progresi në procesin e integrimit evropian të RMV-së është i mundur vetëm përmes zbatimit të plotë dhe gjithëpërfshirës të konsensusit evropian, të miratuar nga Këshilli i BE-së në vitin 2022, pjesë e rëndësishme e të cilit janë ndryshimet në Kushtetutën e RMV-së. Respektimi i të drejtave të pakicave dhe garantimi i barazisë së tyre janë parime themelore të BE-së.
Në këtë kontekst, Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka përgjegjësinë për të harmonizuar legjislacionin dhe praktikën e saj me këto parime. Duam të theksojmë faktin se një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë nënshtetësinë bullgare, duke njohur origjinën dhe identitetin e tyre bullgar.
U bëjmë thirrje autoriteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të përmbahen nga retorika që nxit ndarje dhe urrejtje dhe në vend të kësaj të fokusohen në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në vend. Vetëm përmes dialogut të sinqertë dhe respektit të ndërsjellë mund të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet për popujt tanë në një Evropë të bashkuar”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme bullgare.
Mickoski pat deklaruar se “çështja thelbësore është pse në këtë vend, ku janë rreth 700-800 bullgarë që deklarojnë se gjuha e tyre amtare është bullgarishtja, a duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa Shqipëria me tetë mijë bullgarë, sipas shifrave të regjistrimit, nuk e ka atë kusht”.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve