Connect with us

Lajme nga vendi

Ndëron jetë hafizi i njohur nga Shkupi, Sadudin Sulejmani

Published

on

Ka ndërruar jetë Hafiz Saduddin Suleiman, një nga hafizët më të njohur të Shkupit.

I ndjeri hafiz Sadudin Sulejmani shërbeu si imam në xhaminë historike Murat Pashë në Çarshinë e Shkupit për shumë vite.

Përderisa ishte imam në namazin e mëngjesit, të akshamit dhe të natës në xhaminë ku shërbeu për shumë vite, e kryente edhe namazin me hatme. Hafiz Sadudini, i njohur për memorizimin e fortë të Kuranit, ishte hafiz i njohur jo vetëm në Shkup, por edhe në Ballkan.

Sulejmani, i cili trajnoi shumë studentë, ishte gjithashtu anëtar i Komisionit për Memorizimin e Kuranit në Myftininë e Shkupit.

Namazi i xhenazes së të ndjerit do të falet në Xhaminë e Jahja Pashës në Shkup pas namazit të iqindisë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

NAFTA MË E LIRË, QYTETARËT E SHQIPËRISË DREJT MAQEDONISË SË VERIUT!

Published

on

Çmimi i lartë i naftës dhe benzinës në Shqipëri po shtyn gjithnjë e më shumë qytetarët e zonave të juglindjes që t’i drejtohen pikave të furnizimit në Maqedoninë e Veriut, me qëllim uljen e kostove financiare për blerjen e karburanteve.

Ditët e fundit, në pikën kufitare të Qafë Thanës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të automjeteve që udhëtojnë drejt Strugës dhe Ohrit.

Në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, nafta tregtohet deri në 1.4 euro për litër, çka e bën dukshëm më të leverdishme, rreth 60 lekë më pak për litër në krahasim me atë që tregtohet në Shqipëri.

“Po ta llogarisësh, kursen më shumë në krahasim me Shqipërinë”, tha një qytetar.

“Njëherë në muaj vij. Më ulët është këtej, ia vlen”, u shpreh një tjetër.

Advertisement

Ndërkohë, interesi i shtuar i qytetarëve shqiptarë për t’u furnizuar përtej kufirit konfirmohet edhe nga banorët e Maqedonisë së Veriut.

“Vijnë furnizohen në Strugë me naftë”, shprehet një qytetar nga Maqedonia e Veriut.

“Çdo ditë shohim makina me targa të Shqipërisë që vijnë te ne dhe furnizohen”, shton një tjetër.

Në kushtet e diferencave të ndjeshme të çmimeve, ky trend pritet të vijojë, duke përfshirë jo vetëm blerjen e karburanteve, por edhe produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova

Published

on

Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.

Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime  familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari

Published

on

Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.

​Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.

Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.

​Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
​Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
​Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.

Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.

Advertisement

Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.

Continue Reading

Më të lexuarat