Connect with us

Lajme nga bota

Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë? Demokratët në SHBA kundër Trump: Denigrimi ndaj Zelenskyt ishte i turpshëm, sulm në pritë

Published

on

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas e nxjerr jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është mungesë e madhe respekti për këtë vend”, ngriti zërin Donald Trump në kulmin e mosmarrëveshjes. “Vendi juaj është në vështirësi të mëdha”, vazhdoi Trump, duke ia ndërprerë fjalën presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe duke shtuar se Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Zelensky: Grindja nuk është e mirë për të dyja palët
Zelenskyj u largua më herët nga Shtëpia e Bardhë pas grindjes. Por pavarësisht skandalit në Zyrën Ovale ai dha një intervistë për Fox News, ku theksoi, se marrëveshja e lëndëve të para, sipas përfytyrimit të SHBA nuk ishte e mjaftueshme për të nisur negociatat e paqes me Rusinë.  Zelensky theksoi nevojën e garancive të sigurisë nga SHBA.  “Kjo lloj grindjeje nuk është e mirë për të dyja palët”, tha Zelensky. “Por unë nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë. Ata janë vrasës për ne. Amerikanët janë miqtë tanë më të mirë, evropianët janë miqtë tanë më të mirë. Putini dhe Rusia janë armiqtë.”

Demokratët në SHBA kundër Trump
Me zemërim reaguan demokratët në SHBA. Senatori demokrat, Richard Blumenthal i tha CNN: “Ky lloj denigrimi dhe frikësimi nga presidenti dhe zëvendëspresidenti ishte i turpshëm. Ishte si një sulm në pritë.”

ekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio duke iu referuar reagimeve mbështetëse nga Europa për Zelenskyn pyeti në CNN: “Nëse Donald Trump vendos nesër se nuk më intereson Ukraina, nuk më intereson Rusia, nuk më intereson kjo luftë dhe kthen shpinën – kush në këtë planet ka ndonjë shans për t’i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave? Përgjigja është: jo askush., shkruan DW

Advertisement

Lajme nga bota

Irani hap Ngushticën e Hormuzit, nisin lëvizjet e para të transportit detar

Published

on

Kur kanë kaluar disa orë nga marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim dyjavor, kanë filluar lëvizjet e transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Por, të dhënat kanë treaguar numër të vogël të lëvizjeve në këto orët e para.

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë në një deklaratë se Teherani do të pushojë kundërsulmet dhe do të sigurojë kalim të sigurt përmes rrugës ujore në Ngushticën e Hormuzit, nëse ndalojnë sulmet kundër tij.

Të mërkurën në mëngjes, ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se “kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur nëpërmjet koordinimit me Forcat e Armatosura të Iranit”.

Kurse, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit e ka përshkruar marrëveshjen si një fitore ndaj SHBA-së, duke pretenduar se Trumpi kishte pranuar kushtet e Iranit për t’i dhënë fund armiqësive.

Advertisement

Ndërkaq, Trumpi i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se ishte një “fitore totale dhe e plotë”.

“Armëpushimi është një hap i parë i domosdoshëm, por nuk do të thotë që transporti tregtar normalizohet menjëherë në korsitë ndërkombëtare të trafikut në Ngushticë,”, ka thënë Charlie Brown, këshilltar i lartë për ndjekjen e flotave të errëta në United Against Iran dhe ish-oficer i Marinës së SHBA-së, raporton CNN.

Continue Reading

Lajme nga bota

Irani publikon planin 10-pikësh për paqen

Published

on

Teherani ka propozuar një plan 10-pikësh për paqe afatgjatë, i cili është kthyer në bazën kryesore të negociatave me SHBA-në pas një armëpushimi të përkohshëm dyjavor, por kushtet e tij janë cilësuar si shumë të forta dhe të vështira për t’u pranuar nga Uashingtoni.

Irani ka paraqitur një plan 10-pikësh si bazë për një marrëveshje të mundshme paqeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vendosur kushte të gjera që përfshijnë heqjen e të gjitha sanksioneve amerikane, kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit dhe ndalimin e sulmeve izraelite në rajon, përfshirë Libanin.

Plani vjen në një moment kritik, pasi të dyja palët kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm dyjavor, ndërkohë që negociatat pritet të zhvillohen në Islamabad.

Sipas detajeve të publikuara nga media ndërkombëtare, kërkesat kryesore të Iranit përfshijnë:

Heqjen e plotë të sanksioneve ekonomike ndaj Iranit dhe lirimin e fondeve të ngrira

Advertisement

Kontrollin dhe menaxhimin e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të naftës në botë

Tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga rajoni

Garanci për një agresion të mundshëm nga SHBA-ja dhe aleatët e saj

Kompensim për dëmet e luftës

Ndalim i përhershëm i sulmeve ndaj Iranit dhe aleatëve të tij, përfshirë Hezbollahun në Liban

Advertisement

Një element kyç i planit është edhe kërkesa që çdo marrëveshje të jetë e përhershme dhe jo thjesht një armëpushim i përkohshëm, pasi Teherani argumenton se pauzat afatshkurtra do t’i jepnin kohë kundërshtarëve për të rifilluar sulmet.

MOSPAJTIMET KRYESORE

Megjithatë, disa pika mbeten shumë të debatueshme:

SHBA-ja nuk ka pranuar të gjitha kërkesat të Iranit, sidomos për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen totale të sanksioneve

Izraeli ka deklaruar se armëpushimi nuk përfshin Libanin, duke vazhduar operacionet kundër Hezbollahut

Advertisement

Analistët e konsiderojnë planin si një pozicion negociues maksimal, që synon të rrisë presionin diplomatik ndaj Perëndimit

Kriza lidhet ngushtë me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global të naftës, duke e bërë atë një pikë strategjike për ekonominë botërore.

Plani 10-pikësh i Iranit përfaqëson një ofertë gjithëpërfshirëse për paqe, por me kërkesa që ndryshojnë ndjeshëm balancën strategjike në rajon.

Ndërsa armëpushimi i përkohshëm ka ulur tensionet, rruga drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme mbetet e pasigurt, për shkak të dallimeve të thella mes palëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi, aksionet rriten pas planit të armëpushimit SHBA-Iran

Published

on

Tregjet kanë qenë ndjeshëm në rënie pasi Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm dyjavor, një zhvillim që u dha investitorëve një pushim pas javësh nervozizmi të madh për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Donald Trump njoftoi më 7 prill se po pezullonte bombardimet kundër Iranit për dy javë, me kusht që Ngushtica e Hormuzit të rihapej, ndërsa Irani tha se do të lejonte kalimin e sigurt për anijet gjatë asaj kohe.

Brent ra deri në 16% përpara se të stabilizohej pranë 95 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate pa rënien më të madhe në pothuajse gjashtë vjet, duke rënë në rreth 96 dollarë.

Continue Reading

Më të lexuarat