Lajme nga vendi
Mickoski paralajmëron punësimin e 300 ushtarëve të rinj
Parashikohet shpallja e konkursit për rekrutimin e 300 ushtarëve profesionistë në Ushtrinë e Maqedonisë, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Në një deklaratë për media, kryeministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve të interesuar të aplikojnë dhe tha se janë të mirëseardhur nëse dëshirojnë të përfshihen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.Ai theksoi se do të pranohen të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, pavarësisht nga përkatësia etnike.“Është planifikuar të shpallet konkurs për rekrutimin e 300 ushtarëve profesionistë dhe e shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë atyre të rinjve që duan të përfshihen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, të përfshihen dhe janë të mirëseardhur. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, të gjithëve që duan të përfshihen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje, kushdo që plotëson kushtet do të pranohet. Të gjithë, shprehimisht, të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

