Lajme nga vendi
Nuk ka vjetërsim të lëndës ndaj Ramiz Merkos
Gjykata e Strugës e hodhi poshtë propozimin e mbrojtjes për vjetërsim e lëndës që ka të bëjë me blerjen e makinave luksoze nga kreu i komunës, Ramiz Merko. Vlerësimet fillestare janë se vjetërsimi absolut do të ndodh në vitin 2028. Gjithashtu është shtyrë gjykimi për pllakën përkujtimore që ishte vendosur në objektin e komunës së Strugës. Ndaj Merkos janë nëntë raste aktive gjyqësore.Ramiz Merko do të vazhdojë të gjykohet për blerjen e makinës luksoze Audi A6 me vlerë 67 mijë euro dhe tre veturave të tjera për nevojat e komunës në vlerë prej 114 mijë euro, pasi Gjykata e Strugës mori vendim me të cilin nuk pranohet propozimi i mbrojtjes për vjetërsim të lëndës.Dy nga dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën sot në gjykatë. Dëshmi ka dhënë vetëm Nada Bojaxhievska, punonjëse e Entit Shtetëror të Revizionit, e cila ka marrë pjesë në përgatitjen e revizionit të punës së komunës së Strugës në vitin 2018, kur është blerë vetura.Ndërkohë në aktakuzë thuhet se në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, si dhe në kundërshtim me interesin publik, në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe llogari bankare të bllokuar, i akuzuari ka blerë katër automjete, me çka ka sjellë përfitim material për bartësin e prokurimit publik.Ndryshe, dënimi me burg për këtë vepër është nga një deri në pesë vjet. Mbrojtja e Merkos beson se ai nuk është fajtor.Nga ana tjetër është shtyrë gjykimi për pllakën përkujtimore që ishte vendosur në objektin e komunës së Strugës, i cili ishte caktuar për sot.Aktualisht janë nëntë raste gjyqësore aktive kundër Merko
Lajme nga vendi
Mexhiti: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë vendin
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike–VLEN në fshatin Kamjan, Komuna e Bogovinës, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, Forumit të Grave dhe profesionistëve.
Duke përgëzuar strukturat për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale, Mexhiti theksoi se fuqizimi i Lëvizjes Demokratike është fuqizim i drejtpërdrejtë i VLEN-it. Sipas tij, unifikimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm politik po e shndërron këtë koalicion në forcë të vetme politike me shtrirje në të gjithë territorin e vendit.
Ai nënvizoi se organizimi nga baza dhe konsolidimi i strukturave në terren janë faktorë kyç që e dallojnë VLEN-in nga opozita, duke e pozicionuar atë si alternativë serioze dhe me ndikim real në nivel shtetëror, ku qytetari shqiptar mbetet prioriteti kryesor.
Lajme nga vendi
53 emigrantë të vdekur pas përmbysjes së një barke në brigjet e Libisë, mes tyre edhe dy foshnje
Lajme nga vendi
Ali Ahmeti: Mbështetje për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot drejtuesit e iniciativës “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli, me të cilët ka diskutuar për organizimin e Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Ahmeti theksoi se ky marsh paraqet një thirrje qytetare për drejtësi dhe dinjitet, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve në shtëpi.
Sipas tij, kjo mbështetje është një mesazh i qartë i unitetit kombëtar dhe i dinjitetit, duke riafirmuar vlerat e lirisë dhe sakrificës.
“Drejtësi. Dinjitet. Liri.”, përfundon mesazhi i Ahmetit, duke mbështetur nismën #LiriaKaEmer. (INA)

