Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska e vendosur për zbatimin e mësimit vetëm me një turn

Published

on

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, shprehet e vendosur për zbatimin e mësimit vetëm me një turn, shkruan Alsat.

Ajo tha se zbatimi i këtij projekti në nivel shtetëror do të kushtonte rreth 8 milion euro, për zgjerim të klasave dhe objekte sanitare.

Janevska informoi se mësimi vetëm me një turn, tashmë zbatohet në rreth 150 shkolla të vendit.

“Analiza ynë thotë se që të zbatohet ky projekt, nevojitet zgjerimi I rreth 300 klasave dhe 70 objekte sanitare, që do të kushtonte rreth 8 milion euro. Kuptohet se kjo nuk mund të ndodh për një moment dhe do të zgjasë, por e rëndësishme është se kemi filluar. Ajo që është e rëndësishme është se kryetarët e komunave, e kuptuan nevojën por edhe përfitimet e punës me një turn dhe u kyçën në mënyrë aktive në zbatimin e projektit”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës./ Alsat.mk

Lajme nga vendi

QMK: Zjarri në Jasen është ende aktiv

Published

on

Që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, në vend janë regjistruar gjithsej 25 zjarre, dy prej të cilave janë aktive dhe tre janë nën kontroll, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Sipas të dhënave, janë shuar 20 zjarre.

Zjarret janë aktive në zonën e “Jasen”, komuna Makedonski Brod, ku po digjet një mal i përzier, dhe në Oktishka Krasta në Strugë, ku po digjet bimësi e ulët.

Zjarret janë nën kontroll në Komunën Saraj, fshati Radusha drejt fshatit Vorcë ku është prekur bimësia e ulët, Komuna e Haraçinës ku është prekur poashtu bimësia e ulët, dhe në Komunën e Demir Hisarit, fshati Malo Ilino ku zjarri ka prekur një pyll lisi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 31 deri 38 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe vranësira.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vrasja në Tetovë, MPB jep detaje të reja

Published

on

SPB Tetovë sot ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi ditën e diel në Tetovë. Nga atje thonë se për rastin janë kryer bastisje në disa lokacione, me çka janë ndaluar katër të dyshuar.

“Më 11.08.2025, në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00, në fshatin Gajre të Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku u gjetën sende me interes për hetimin.

Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë

Continue Reading

Më të lexuarat