Lajme nga vendi
Ditëve në vijim mot i ndryshueshëm dhe jo stabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Nën ndikimin e masës ajrore të ngrohtë dhe jostabile nga jugu, vijon periudhë me mot të ndryshueshëm dhe jo stabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë here- herë të rrëmbyeshme (mbi 15 l/m2) në formë të stuhisë të shoqëruar me bubullima dhe erë të fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Procese më intensive do të zhvillohen nesër mbrëma, gjatë natës dhe të enjten në mëngjes, njofton DPHM.
Stabilizim të përkohshëm të motit do të ketë të premten. Ditën e shtunë, të dielën dhe të hënën në shumë vende, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Shkaku i erës priten rënie të temperaturave ditore (7 deri në 10 gradë Celsius).
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme me erëra të forta, sidomos të enjten mbrëma. Reshje të reja shiu do të ketë të dielën dhe të hënën.
Lajme nga vendi
Trupat turke mbërrijnë në Kosovë në mbështetje të KFOR

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë për të filluar një dislokim të përkohshëm.
Sipas njoftimit të KFOR-it, njësia turke ka marrë përgjegjësitë nga Batalioni Multinacional i Forcës Operative Rezervë në kuadër të planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Itali.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë muajve në vijim ky batalion do të realizojë aktivitete përkrah njësive të tjera të KFOR-it, i gatshëm për të reaguar ndaj çdo zhvillimi në situatën e sigurisë.
“Këto forcime përmirësojnë fleksibilitetin operacional të KFOR-it dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur ndaj zhvillimeve të sigurisë që ndryshojnë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Lajme nga vendi
Zgjedhjet lokale 2025: Fillon fushata zgjedhore njëzetditore para votimit më 19 tetor

Sot është dita e parë e fushatës zgjedhore njëzetditore për Zgjedhjet lokale të vitit 2025 të planifikuara për më 19 tetor. Partitë dhe koalicionet fillojnë me aktivitetet zyrtare zgjedhore.
Fushata zgjedhore filloi në mesnatë dhe do të zgjasë njëzet ditë, pra deri më 17 tetor në mesnatë, pas së cilës do të fillojë heshtja 24-orëshe para zgjedhjeve të 19 tetorit. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet dy javë më vonë, më 2 nëntor.
Siç parashikon Kodi zgjedhor (neni 69a), për fushatë zgjedhore konsiderohet një tubim publik dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga një pjesëmarrës në fushatën zgjedhore, shfaqja publike e bilbordeve, video prezantime në vende publike, prezantimi zgjedhor në media dhe internet, shpërndarje e materialeve të shtypura dhe prezantimi publik i kandidatëve të konfirmuar nga autoritetet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre.
Nëse pjesëmarrësit në zgjedhje konsiderojnë se ka pasur shkelje të dispozitave për fushatën zgjedhore, ata mund të paraqesin ankesë për shkelje të dispozitave për fushatën zgjedhore. KSHZ-ja është e detyruar të hetojë pretendimet, të veprojë për ankesën e paraqitur dhe të shpjegojë vendimin e saj brenda 72 orëve nga dita e paraqitjes së ankesës. Kundër vendimit të KSHZ-së ka të drejtë të ngrejë padi në Gjykatën Administrative brenda 48 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata Administrative është e detyruar të miratojë vendim brenda 72 orëve nga marrja e ankesës.
ASHMAA është e detyruar të dorëzoj raporte javore në KSHZ, ndërsa nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe gjatë fushatës zgjedhore, raportet ditore publikohen në ueb faqen e Agjencisë.
Rezultatet e sondazheve të opinionit publik në lidhje me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen jo më vonë se pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, pra jo më vonë se 13 tetor deri në orën 24.
Në ditën e 11-të të fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë deri te institucionet kompetente duhet të paraqesin raporte financiare në institucionet kompetente.
Në të gjithë vendin do të votohet në 3.480 qendra votimi. Sipas Listës së votuesve në 132 qendra votimi ka më pak se dhjetë votues, për të cilët votimi do të zhvillohet në qendrën më të afërt të votimit.
Buxheti total për zgjedhjet lokale të vitit 2025 është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë para të destinuara për mediat dhe reklamat e paguara politike. Përveç këtyre parave, është edhe shuma për kompensimin e anëtarëve të bordeve zgjedhore dhe transportin dhe shpërndarjen e anëtarëve të BZ-së dhe të materialit zgjedhor nga KKZ-ja deri në qendrat e votimit ku do të zhvillohet votimi, pasi këto i sigurojnë vetëqeverisjet lokale.
Sipas Kodit zgjedhor, zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet në gjysmën e dytë të tetorit. Vetëqeverisja lokale është e organizuar në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Brenda Qytetit të Shkupit funksionojnë 10 komuna, të cilat kanë kompetenca të përbashkëta me Qytetin. Zgjedhjet i shpall kryetari i Kuvendit duke miratuar një akt të publikuar në Gazetën Zyrtare. Zgjedhjet mbahen jo më herët se 70 dhe jo më vonë se 90 ditë nga data e shpalljes së zgjedhjeve.
Zgjedhje lokale në Maqedoni janë mbajtur në 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.
Lajme nga vendi
Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 22.
Në Shkup dhe rrethinë moti do jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22 gradë Celsiusë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve