Connect with us

Lajme nga vendi

32-vjeçari nga Kumanova ndërron jetë në spital, autoritetet po hetojnë rastin

Published

on

Më 17.03.2025, rreth orës 11:35, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë se një pacient me gjendje të përkeqësuar shëndetësore, V.A. (32) nga Kumanova, është sjellë në spital, ku i është dhënë terapi, por ka ndërruar jetë pas një kohe të shkurtër.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i tij është dërguar për autopsi, ndërsa oficerët e policisë nga SPB Kumanovë kanë kryer inspektim dhe kanë marrë në pyetje të gjithë personelin mjekësor të pranishëm.

Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Sela: Fronti Europian nuk do ta mbështesë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Published

on

Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp tha se opozita nuk do ta përkrah Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili dje u miratua nga Qeveria.

Sela tha se Qeveria nuk është transparente dhe se ligji nuk mund të gjendet askund. Ai gjithashtu i ftoi përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri, që të mos jenë vetëm dekor dhe t’i japin legjitimitet këtij ligji, i cili sipas tij, nuk është ligj por këndvështrim i VMRO-DPMNE-së.

“Teatrin që pamë dje, që u miratua ligji, ndërkohë që ligji s’është askund. Askush nuk e ka kopje të ligjit. Qytetarët nuk e gjejnë në faqen e qeverisë e të shpallur askund. Kjo është mungesë transparence dhe nuk është në të mirë të qytetarit. Nga 15 nene që ka ligji, nuk është bërë gjë tjetër vetëm se është rregulluar me ligj keqpërdorimi që i bëhej Balancuesit. Deklaratat që punësimi do të rregullohet me letërnjoftime është rrenë e madhe.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndërmerr masa për mbrojtjen e punëtorëve në kushtet e valëve të të nxehtit

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Punës informon publikun se në përputhje me Informacionin e miratuar për zbatimin e masave nga Faza 3 e Planit të veprimit për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit mbi shëndetin e popullsisë (2025 – 2030), koordinon dhe implementon në mënyrë aktive rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e kushteve të punës në periudhën e verës. Në kushtet e valëve ekstreme të të nxehtit, Ministria u bën thirrje të gjithë punëdhënësve në sektorin publik dhe privat të zbatojnë masat si vijon: – Shtyrja e aktiviteteve të punës gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite, veçanërisht për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë së drejtpërdrejtë; – Krijimi i mundësive për punë në distancë, fleksibël ose të dyhershme aty ku është e realizueshme; – Sigurimi i kushteve të përshtatshme mikroklimatike në ambientet e punës, me temperaturë deri në 25°C, me përjashtim të rasteve kur këtë nuk e lejon natyra e procesit të punës; – Lirim nga detyrimet e punës të grave shtatzëna dhe personave mbi 60 vjeç, nëse nuk janë siguruar kushte përkatëse për punë, me përjashtim të të punësuarve në infrastrukturë kritike (shëndetësi, polici, armatë, transport, energjetikë, ndërmarrje publike komunale). Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit Sektorët për koordinimin e veprimtarisë së ministrit
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë dhe koordinojë aktivitetet për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante. Këto masa synojnë të zvogëlojnë rreziqet e stresit nga nxehtësia dhe pasojat e tjera shëndetësore për të punësuarit si pjesë e përgjigjes kombëtare ndaj sfidave të ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit. Ministria i bën thirrje publikut dhe sektorit të biznesit për bashkëpunim dhe përgjegjësi në zbatimin e rekomandimeve për mbrojtjen e punëtorëve dhe sigurimin e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës. Për informacione dhe udhëzime plotësuese, Ministria e Ekonomisë dhe Punës është në dispozicionin tuaj.Me respekt, Njësia e marrëdhënieve me publikun

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aleanca për Shqiptarët: Ligj i VLEN-it – Draft i Tanjës! Përfaqësimi i drejtë, i dorëzuar me krenari në duart e diskriminimit

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje në seancë qeveritare Propozim-Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, një tekst që jo vetëm nuk garanton barazi, por e rrëshqet përfaqësimin e shqiptarëve në terrenin e përjashtimit të heshtur institucional.

Që në fillimet e këtij procesi, Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar me këmbëngulje se ky ligj përmban kurthe të rrezikshme, të fshehura pas një gjuhe burokratike dhe standardesh universale që nuk i përgjigjen realitetit diskriminues të administratës shtetërore. Kemi theksuar në vazhdimësi se çdo ligj që nuk garanton matje proporcionale, nuk parashikon sanksione, dhe nuk e trajton përkatësinë etnike si kategori e domosdoshme për politika publike, është një ligj për dekor e jo për drejtësi.

Fatkeqësisht, ajo që paralajmëruam sot po bëhet realitet: përfaqësues të VLEN-it jo vetëm që nuk e kundërshtuan këtë produkt politikisht të dëmshëm, por po krakosen me krenari për një ligj të hartuar nga Tanja Karakamisheva-Jovanovska – figurë e njohur për përpjekjet e saj sistematike për të relativizuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për ta zhveshur përfaqësimin etnik nga çdo garanci konkrete.

Në vend që të garantojë barazi reale, ky ligj e trajton deklarimin e përkatësisë etnike si një element “vullnetar”, gjë që pamundëson ndërtimin e çdo mekanizmi të detyrueshëm për përfaqësim proporcional. Nuk ka as kalkulim të bazuar në të dhënat e regjistrimit, as sistem të matshëm të përfshirjes. Vetëm fjalë si “meritë” dhe “kompetencë”, që në kontekstin tonë burokratik dhe të politizuar, përdoren si mjete për përjashtim të heshtur.

Balancuesi, mekanizmi i vetëm që deri tani ka ofruar mundësinë për monitorim statistik, hiqet pa asnjë zëvendësim funksional. Në vend të tij, ligji propozon një “Trup Koordinues”, pa kompetenca ekzekutive dhe pa të drejtë sanksioni – një strukturë formale që nuk mund të bëjë asgjë përveç raportimit të zbrazët. Po ashtu, në asnjë dispozitë të këtij ligji nuk parashihen masa ndëshkuese për institucionet që nuk e zbatojnë ligjin. Në mungesë të sanksioneve, ky ligj është një dokument i pafuqishëm, pa dhëmbë, dhe i krijuar për të mos pasur ndikim.

Advertisement

Për më tepër, në këtë tekst nuk bëhet asnjë referencë ndaj Kushtetutës apo Marrëveshjes së Ohrit, duke e ndarë qëllimisht ligjin nga themelet e tij legjitime dhe historike. Ky nuk është ligj i përfaqësimit të drejtë – është legalizim i diskriminimit përmes gjuhe administrative.

Ajo që e bën këtë situatë edhe më të rëndë është sjellja e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, të cilët në vend se të mbrojnë interesin e qytetarëve që i përfaqësojnë, sot shfaqin entuziazëm për një ligj që ua ka hartuar një autore e diskredituar politikisht dhe ideologjikisht. Për të njëjtin ligj që Aleanca për Shqiptarët e ka denoncuar prej muajsh si të rrezikshëm, përfaqësuesit e VLEN-it sot japin deklarata krenarie dhe e shesin si arritje!

Aleanca për Shqiptarët rithekson që ky ligj është rezultat i një procesi të mbyllur, jo-gjithëpërfshirës, dhe të njëanshëm. Është dëshmi e qartë e asaj çfarë ndodh kur përfaqësimi politik shqiptar reduktohet në dekor qeveritar dhe hesht përballë vendimeve që dëmtojnë interesin e qytetarëve shqiptarë.

Prandaj, kërkojmë urgjentisht që Kuvendi të ndalojë avancimin e këtij projektligji dhe të iniciohet një proces i ri, transparent dhe gjithëpërfshirës, ku përfaqësuesit shqiptarë, ekspertët e komunitetit dhe institucionet relevante të kenë rol të drejtpërdrejtë dhe vendimtar në hartimin e një ligji të drejtë, të zbatueshëm dhe me garanci reale.

Ky nuk është moment për heshtje dhe aq më tepër për vetëknaqësi të përfaqësueve jolegjitim të VLEN-it – është moment për rezistencë politike me të gjitha mekanizmat demokratike.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Më të lexuarat