Connect with us

Lajme nga vendi

Ndalohet pronari i një klubi të natës në Kumanovë, policia konfiskon mjete piroteknike

Published

on

MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në lokalet e natës dhe kabaretë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë, kanë ndaluar T.V.(58) nga Kumanova, pronar i një kabareje nga Kumanova

“Ai është parë duke marrë nga vetura e tij e parkuar para kabaresë, aparatet kundër zjarrit zjarrit dhe i ka futur në klub. Menjëherë pas kësaj, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë kryer kontroll në objekt dhe kanë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike”.

“Personi është privuar nga liria dhe në stacion policor në prani të avokatit është intervistuar zyrtarisht dhe nga inspektori i mbrojtjes dhe shpëtimit ka lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje dhe vendim për ndalimin e punës deri në eliminimin e parregullsive. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, thonë nga MPB.

Pas tragjedisë në Koçan, MPB ka paralajmëruar kontrolle të shtuara nëpër lokalet e natës.

Lajme nga vendi

KASAMI NIS RRUGËN TETOVË-PRIZREN, QEVERIA ENDE PASIVE!

Published

on

Komuna e Tetovës ka nisur realizimin e një projekti të shumëpritur infrastrukturor. Me iniciativë të kryetarit Bilall Kasami, kanë filluar punimet për ndërtimin e qarkores mbi fshatin Shipkovicë, që është hapi i parë drejt rrugës Tetovë–Prizren. Projekti synon përmirësimin e lidhjes ndërmjet Tetovë dhe Prizren dhe konsiderohet me rëndësi të veçantë për zhvillimin rajonal.

Atë që nuk e realizuan me vite as qeveritë e mëparshme dhe as ajo aktuale, po e nis Komuna e Tetovës. Me iniciativë të komunës dhe në krye me kryetarin Bilall Kasami, janë ndarë mjete për ndërtimin e qarkores mbi fshatin Shipkovicë, që konsiderohet hapi i parë drejt realizimit të rrugës Tetovë–Prizren. Kasami njoftoi se tashmë është përzgjedhur operatori dhe kanë nisur punimet në terren.

“Bëhet fjalë për një projekt që është pjesë e segmentit të rrugës Tetovë–Prizren, konkretisht qarkorja mbi fshatin Shipkovicë, për të cilën Komuna e Tetovës ka ndarë mjete. Në bazë të procedurave të tenderimit është përzgjedhur operatori që do të bëjë depërtimin, punët përgatitore dhe projektimin e rrugës. Kjo është pjesë e segmentit Tetovë–Prizren.”

Sipas Kasamit, segmenti i parë i rrugës Tetovë–Prizren do të lidhet me rrugën rajonale Tetovë–Kodra e Diellit. Do të ndërtohet qarkorja mbi Shipkovicë deri në dalje të fshatit, ndërsa pjesa tjetër do të shfrytëzojë trasenë ekzistuese, me ndërhyrje për zgjerim.

 “Segmenti do të fillojë nga rruga Tetovë–Kodra e Diellit, në kthesën mbi Shipkovicë dhe do të vazhdojë deri në dalje të fshatit, tek ura mbi lumë. Pjesa tjetër e rrugës Tetovë–Prizren do të jetë në trasenë ekzistuese, por do të nevojitet zgjerim. Sipas informatave nga terreni, tashmë është bërë identifikimi i trasesë dhe do të vazhdojnë punimet për depërtimin e rrugës.”

Advertisement

Ndërkohë, në pjesën e Kosovës punimet për rrugën Tetovë–Prizren tashmë kanë nisur. Qeveria e Kosovës deri më tani ka ndarë rreth 2 milionë euro për projektin. Projekti parasheh edhe ndërtimin e një tuneli rreth 6.4 kilometra, i cili pritet të realizohet me bashkëfinancim nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës. Kostoja totale e projektit vlerësohet rreth 200 milionë euro

Continue Reading

Lajme nga vendi

QAMILI: TETOVA PËR HERË TË PARË NIKOQIRE E UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE

Published

on

Tetova do të jetë nikoqire e mbledhjes së radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare, ku për herë të parë në këtë qytet do të zhvillohen takimi i këshillit drejtues dhe asambleja e përgjithshme. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili tha se për Komunën e Tetovës kjo është nderë dhe kënaqësi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetarë komunash nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa në fokus do të jenë projektet e përbashkëta zhvillimore, programet e financimit dhe bashkëpunimet ndërkufitare.

“Nesër Tetova do të jetë nikoqire e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon ku për herë të parë do të mbahet mbledhja e këshillit drejtues dhe asamblesë së përgjithshme të këtij unioni, ku nikoqir do të jetë kryetari Bilall Kasami. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë shumë kryetar të komunave nga trojet shqiptare. Në këtë mbledhje do të diskutohen shumë pika të rëndësishme që kanë të bëjnë më zhvillim të përbashkët të komunave shqiptare dhe do të dikutohen programet e ndryshme dhe projektet e financimit, gjegjësisht projetkete ndërkufitare dhe evropjane. Është nderë dhe kënaqësi që Tetova të mirëpres këtë union dhe shpresojmë që nga kjo mbledhje të dalin shumë bashkëpunime të rëndësishme mes komunave shqiptare”.

Pasi të bëhet raportimi i ecurisë së punës, pritet që të disktuohet për gjymsën e dytë të vitit 2026 për plan projektet dhe ankesat. Temat kyqr do të jenë trashëgimia kulturore dhe turizmi, projektet sociale, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe pika tjera që pritet të përmirësojnë jetën e banorëve në trojet shqiptare. Në fund pritet që të nxiren konkluzione dhe të bëhet hartimi i rekomandimeve për Sekretariatin Teknik të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon për për vitin 2027.

Unioni, i themeluar në vitin 2016, shërben si platformë bashkëpunimi mes komunave shqiptare në rajon, duke synuar koordinimin e politikave dhe projekteve të përbashkëta . Në takimet e mëhershme janë diskutuar dhe iniciuar projekte konkrete, përfshirë krijimin e paketave të përbashkëta turistike, aplikime të përbashkëta për fonde të Bashkimit Evropian dhe nisma në fushën e digjitalizimit dhe zhvillimit lokal .

Po ashtu, në një nga mbledhjet e mëparshme është hartuar edhe një plan i përbashkët vjetor me projekte në fusha si kultura, turizmi dhe urbanizmi, duke synuar përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat pjesëmarrëse .

Advertisement

Autoritetet lokale shprehen se pritshmëritë janë që edhe nga takimi në Tetovë të dalin iniciativa dhe bashkëpunime të reja me rëndësi për zhvillimin e komunave shqiptare në rajon. 

Continue Reading

Lajme nga vendi

PA AFAT PËR LIGJIN E PËRFAQËSIMIT, RRITEN SHQETËSIMET PËR BARAZINË

Published

on

Procesi për miratimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i paqartë sa i përket afateve, pavarësisht se i njëjti ka marrë dritë jeshile nga Komisioni i Venedikut. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se po punohet për një zgjidhje të qëndrueshme, por pa specifikuar se kur pritet të finalizohet ligji.

“Sepse përvoja me Gjykatën Kushtetuese dhe kontestimin e të njëjtave na bën të jemi më të kujdesshëm. Konform edhe sugjerimeve të Komisionit të Venedikut do të formohet edhe drafti i Ligjit dhe i njëjti do çohet në procedurë. Aty konform vërejtjeve të tyre do duhet përpunim, sepse komisioni nuk kishte vërejtje substanciale por me gjithë ato vërejtje do duhet edhe formati të jetë konform sugjerimeve të komisionit”, tha Kasami.

Ndërkohë, shqetësime për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë ka ngritur edhe Elfete Ismaili, e cila reagoi ndaj zhvillimeve të fundit në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Në kursin për oficer para 1 muaji e ca, janë përzgjedhur 16 kandidatë të gjithë Maqedonas, pa asnjë përfaqësues Shqiptar. Në misionet diplomatike, e njëjta logjikë përjashtuese po vazhdon: në Bruksel-NATO asnjë Shqiptarë, në Berlin një atashe Shqiptar zëvendësohet me një Maqedonas; në Ankara një tjetër Shqiptar zëvendësohet dhe vendin e tij e merr përfaqësues nga një nacionalitet tjetër. Kjo nuk është rastësi kjo është një qasje sistematike që po vazhdon. Kjo nuk është çështje e “meritës”, siç mund të tentohet të paraqitet. Është çështje e balancës, e drejtësisë dhe e respektimit të një realiteti multietnik që nuk mund dhe nuk duhet të injorohet”, thuhet në reagim.

Nga ana tjetër, para ca ditesh kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka premtuar se ligji do të procedohet së shpejti në Kuvend me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Advertisement

Pordhe pse kanë kaluar disa muaj nga shqyrtimi i ligjit në Komisionin e Venedikut, në Shkup nuk ka pasur hapa konkretë drejt miratimit të tij. Projektligji parasheh krijimin e një organi koordinues që do të monitorojë përfaqësimin etnik në sektorin publik, do të kërkojë raporte vjetore dhe do të propozojë masa në rast të pabarazive. Ligji synon të zëvendësojë mekanizmin e njohur si Balancuesi, i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në tetor të vitit 2024, pas akuzave për abuzime në procesin e punësimit. Megjithatë, opozita shqiptare ka shprehur rezerva ndaj draftit aktual, duke vlerësuar se ai nuk përmban mekanizma të mjaftueshëm ndëshkues dhe rrezikon të mbetet vetëm në nivel rekomandimesh. Për më shumë se dy vite, vendi mbetet pa një zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore, ndërsa pritjet për miratimin e ligjit vazhdojnë.

Continue Reading

Më të lexuarat