Connect with us

Lajme nga vendi

KOSOVA FITON TAKIMIN E PARË TË PLAY OFF-IT NDAJ ISLANDËS

Published

on

Përfaqësuesja e  Kosovës  në futboll ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.

Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para  afro  13 mijë tifozëve  mundi Islandën  me  rezultatin  2-1 , në ndeshjen e vlefshme për play-off, ku dardanët duan të ngjiten në Ligën B, ndërsa islandezët të vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 18-të, ku pas një topi të kthyer pas goditjes së dënimit, Lumbardh Dellova shënon me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. 

Islandezët përgjigjen pas 3 minutash me golin e Oskarsson, i cili pasi i shpëtoi bukur mbrojtësve Dardanë, dribloi dhe portierin Muric dhë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat 1-1. 

Në minutën e 58-të, ishte Elvis Rexhbecaj që gjeti golin, i pari ky për të me fanellën e Kosovës. Pasi rrëmbeu topin nga këmba e kundërshtarit, bëri gjithçka mirë duke dërguar vetë topin në rrjetë. 

Advertisement

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kosova fiton 2-1, ndeshja e kthimit do të luhet të dielën.

Ndeshja e  kthimit Islandë – Kosovë, zhvillohet më 23 mars  me fillim në ora  18:00

Shaban Sinani / TV Koha

Lajme nga vendi

NAFTA MË E LIRË, QYTETARËT E SHQIPËRISË DREJT MAQEDONISË SË VERIUT!

Published

on

Çmimi i lartë i naftës dhe benzinës në Shqipëri po shtyn gjithnjë e më shumë qytetarët e zonave të juglindjes që t’i drejtohen pikave të furnizimit në Maqedoninë e Veriut, me qëllim uljen e kostove financiare për blerjen e karburanteve.

Ditët e fundit, në pikën kufitare të Qafë Thanës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të automjeteve që udhëtojnë drejt Strugës dhe Ohrit.

Në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, nafta tregtohet deri në 1.4 euro për litër, çka e bën dukshëm më të leverdishme, rreth 60 lekë më pak për litër në krahasim me atë që tregtohet në Shqipëri.

“Po ta llogarisësh, kursen më shumë në krahasim me Shqipërinë”, tha një qytetar.

“Njëherë në muaj vij. Më ulët është këtej, ia vlen”, u shpreh një tjetër.

Advertisement

Ndërkohë, interesi i shtuar i qytetarëve shqiptarë për t’u furnizuar përtej kufirit konfirmohet edhe nga banorët e Maqedonisë së Veriut.

“Vijnë furnizohen në Strugë me naftë”, shprehet një qytetar nga Maqedonia e Veriut.

“Çdo ditë shohim makina me targa të Shqipërisë që vijnë te ne dhe furnizohen”, shton një tjetër.

Në kushtet e diferencave të ndjeshme të çmimeve, ky trend pritet të vijojë, duke përfshirë jo vetëm blerjen e karburanteve, por edhe produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova

Published

on

Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.

Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime  familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari

Published

on

Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.

​Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.

Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.

​Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
​Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
​Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.

Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.

Advertisement

Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.

Continue Reading

Më të lexuarat