Connect with us

Lajme nga vendi

Nikolloski: Ministria е Transportit me kontrolle të mëdha për licencat

Published

on

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në konferencën e sotme për shtyp kumtoi se po bëhet kontroll i të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për planifikim urbanistik.

Ai theksoi se prej inspektimit të deritanishëm është konstatuar se:
Prej 1100 licencave të dhëna, janë kontrolluar gjithsej 643 prej tyre.

Te 97 licenca është konstatuar se pas lëshimit të licencave, personat juridik kanë pushuar së plotësuari kushtet ligjore.

Advertisement

Lajme nga vendi

“Safe City” kap mbi 26 mijë shkelje në muajin mars, dominon shpejtësia e lartë

Published

on

Gjatë marsit, nëpërmjet sistemit “Qytet i Sigurt”, policia regjistroi gjithsej 26,241 shkelje të rregullave të trafikut në zonat ku janë instaluar kamera.

Shumica e shkeljeve, deri në 25,230, lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, gjë që konfirmon edhe një herë shpejtësinë si rrezikun më të zakonshëm në rrugë.

Në të njëjtën kohë, u vu re një rënie e ndjeshme e shkeljeve për kalimin e semaforëve të kuq. Në mars, u regjistruan 70 raste të tilla, që përfaqëson një rënie prej 68.2 përqind krahasuar me shkurtin.

Përveç kësaj, u regjistruan 941 shkelje për drejtimin e një automjeti me regjistrim të skaduar.

Në të njëjtën periudhë, u lëshuan 544 masa që ndalojnë drejtimin e një automjeti, që është një rënie prej 16.7 përqind krahasuar me muajin e kaluar. Nga këto, 474 u lëshuan për tejkalim shpejtësie, ku 362 për tejkalim të shpejtësisë me më shumë se 80 kilometra në orë në zona të ndërtuara, 70 për tejkalim të shpejtësisë me më shumë se 10 kilometra në orë në automjete me shpejtësi të kufizuar dhe 42 për drejtim me shpejtësi mbi 170 kilometra në orë jashtë zonave të ndërtuara.

Advertisement

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Antibixhozi për tërheqjen e ligjit: Të indinjuar nga banalitetet e krijuesve të politikave ditore

Published

on

Pasi propozim-ligji për lojërat e fatit u tërhoq nga procedura parlamentare dhe u kthye në qeveri për precizim, kanë reaguar nga Lëvizja Anzibixhoz të cilët për Portalb.mk thonë se janë të zhgënjyer nga politikanët të cilët nuk e kanë prioritet interesin e qytetarëve.

Xhemal Abdiu nga kjo lëvizje tha se nuk habitet nga tërheqja e ligjit derisa vendimmarrja arriti qëllimin që të luhet kumar në çdo skaj të vendbanimeve.

“Lirisht mund të deklaroj që nuk është hera e parë që tërhiqet propozim-ligji për lojërat e fatit nga komisioni për financim dhe buxhet, propozim që vet e deklaruan, propozim sezonal apo propozim me të cilin i fitohen zgjedhjet”, tha Abdiu.

Ai thotë se me këtë u vërtetua thënia se “nëse dëshiron të mos zgjidhet një çështje, formo komisione”

“Jemi të dëshpëruar nga demagogjia e paparë, të indinjuar nga banalitetet e kreatorëve të politikave ditore të cilët ndihmojnë që dikush të pasurohet nga fatkeqësia e tjetrit. Pas tërheqjes së propozim ligjit që vet ata e vendosën në rend dite, nuk është kurrgjë tjetër vetëm lojë me ndjenjat e tjetrit, ose thënë më qartë “të “lëpish atje ku pështin”. Andaj i porosisim që të kontrollojnë qëndrimet e tyre, të mos përdorin gjuhë të dyfishtë pasi do t’i dënoj historia si dështak të kohës së tyre”, tha Abdiu.

Advertisement

Propozim-ligji për lojërat e fatit, i cili u prezantua me shumë bujë nga qeveritarët, pasi për disa muaj qëndroi në sirtarët e Kuvendit dhe së fundmi u tërhoq nga procedura parlamentare, ndërsa është rikthyer në procedurë qeveritare për precizim të mëtejmë.

Nga Qeveria nuk i bënë të ditura arsyet konkrete të tërheqjes së ligjit, çfarë do të precizohet dhe kur pritet që ligji të kthehet në Kuvend për procedurë të mëtejshme.

Deputetja e BDI-së nga opozita, Rina Ajdari i tha Portalbit se tërheqja e propozim-ligjit për lojërat e fatit nga procedura parlamentare është veprim i pakuptueshëm dhe joserioz nga ana e Qeverisë, e cila sipas saj nuk e ndal këtë biznes, por e stimulon.

Portalb.mk kërkoi qëndrim edhe nga koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, por ai nuk u përgjigj në kërkesën gazetareske.
Ndonëse eksponentët e qeverisë, kryesisht përfaqësuesit e VLEN-it disa herë e kanë promovuar këtë ligj, i njëjti nuk arriti të sheh dritë dhe të miratohet, vazhdimisht kishte arsyetime dhe afatet u shtynë disa herë për vendosjen e tij në rend dite në seancë plenare.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut (VMRO-VLEN-ZNAM) më 16 korrik 2025 e miratoi këtë propozim-ligj, ndërsa më 7 gusht 2025 e dorëzuan në Parlament.

Advertisement

Për këtë ligj, opozita vazhdimisht ka akuzuar se qeveria i mashtron qytetarët dhe se në praktikë kjo nuk do të zbatohet ashtu siç ata e promovojnë dhe se gënjejnë popullin.

Thelbi i ndryshimeve definohej në nenin 24, me të, kazinotë dhe klubet e lojërave të fatit që kanë makina video llotarie është paraparë të vendosen të paktën 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme.

Dispozitat ligjore ishin të planifikuara të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2027.

Duke pasur parasysh se nuk i rendit ato si përjashtim, dispozita planifikohej të zbatohet edhe për kazinotë e vendosura brenda hoteleve, të cilat ndodhen gjysmë kilometri larg institucioneve arsimore.

Për dallim nga kazinotë dhe klubet me aparate, ndryshimet i përjashtonin pikat e basteve, të cilat nuk do të duhet të zhvendosen dhe do të mbeten në vendet e tyre ekzistuese.

Advertisement

Ndaj ndryshimeve në industri pati reaguar Shoqata e Organizatorëve të Basteve Sportive të Maqedonisë, duke kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga zgjidhja ligjore.

Përpjekje për të rregulluar industrinë e lojërave të fatit ka pasur disa herë në të kaluarën, përfshirë edhe gjatë qeverisjes së mëparshme LSDM–BDI.

Në mars të vitit 2024, Parlamenti nuk arriti të miratojë Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, i cili do të parashihte që objektet e lojërave të fatit të zhvendoseshin më shumë se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme.

Kjo ishte përpjekja e dytë për të miratuar një zgjidhje ligjore pasi ligji u miratua nga deputetët më 7 shkurt, por Presidenti i atëhershëm i vendit, Stevo Pendarovski, nuk e nënshkroi Dekretin.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mot i vranët dhe me shi, në male borë

Published

on

Moti sot do të jetë i vranët me reshje të dendura të shiut (mbi 30 l/m²), në vendet më të larta reshje të shiut dhe borës, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë.

Në Shkup, mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal. Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme e kohëpaskohshme e cila në disa vende do të arrijë edhe mbi 70 km/h. Nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë

Continue Reading

Më të lexuarat