Sport
CHAMPIONSI: INTER KUALIFIKOHET NË FINALE

Interi në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve në ‘’San Siro’’ mundi Barcelonën 4-3 dhe kualifikohet në finalen e madhe që do të zhvillohet më 31 maj në Munih. Finalisti i dytë do të mësohet sonte pas ndeshjes PSZH – ARSENAL
Interi është ekipi i parë finalist i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve pasi mbrëmë në një ndeshje spektakolare që zgjati mbi 120 minuta mundi Barcelonën me rezultatin 4-3 dhe me rezultatin e përgjithshëm nga të dyja takimet 7 me 6 kualifikohet për finalen e 31 majit që do të luhet në “Allianz Arena” në Munih
Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë, ku rezultati përfundimtar shënoi 3-3, edhe mbrëmë në “San Siro” pamë një ndeshje spektakolare që nga minuta e parë e deri në fund, e cila po ashtu regjistroi shifrat 3-3 gjatë kohës së rregullt. Në kohën shtesë prej 30 minutash, Interi shënoi golin e katërt që vulosi kualifikimin për në finale.
Autor të golave për Interin ishin Lautaro Martinez, Hakan Çalhanoglu nga penaltia, Akerbi dhe Davide Frattesi, ndërsa për Barcelonën shënuan Eric Garcia, Dani Olmo dhe Rafinja.
Interi në finale do të përballet me fituesin nga ndeshja e sontme mes PSZH dhe Arsenal, që fillon në ora 21:00.Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Londër fituese doli kampioni francez me rezultatin 1-0
Sport
NË DURRËS NISË TURNEU I 20 JUBILAR I FUTBOLLIT ‘VLLAZNIMI CUP’

Në organizim të Shoqatës “Vllaznimi” dhe me përkrahjen e Federatës së Futbollit Shqiptarë, nesër në Durrës nisë edicioni jubilar i 20-ti me radhë Turneu ndërkombëtar i futbollit për fëmijë ‘Vllaznimi Cup 2025’
Në organizimi nga Shoqata “Vllaznimi” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit Bashkinë “Durrës”, duke filluar data 25 deri më 30 qershor në Durrës mbahet edicioni jubilar i 20 –ti me radhë Turneu Ndërkombëtar i futbollit për fëmijë “Vllaznimi Cup 2025”. Ne këtë aktivitet jubilar marrin pjesë mbi 60 ekipe rajoni si: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Greqia nga mosha U-11 deri ne moshën U-15 dhe ekipe të vajzave pa kufizim moshe.
Turneu Ndërkombëtar ‘Vllaznimi Cup’ ketë vit feston edicionin e 20-te të futbollit për fëmije. Koordinatorit të këtij turneu Heraj Lisaku në tha se Shoqata Vllaznimi prej 20-të vitesh bën së bashku ne Durrës ekipe nga te gjitha trevat shqipfolëse dhe nga Evropa. Me moton “TE NDRYSHEM POR TE BARABARTE” ky aktivitet sportiv i organizuar nga Shoqata Vllaznimi mbështetet nga Bashkia Durrës, Federata Shqiptare Futbollit, Ministria Arsimit dhe Sportit. E veçanta e këtij viti është edhe pjesëmarrja për herë te parë e ekipeve nga Greqia. Ekipet e vajzave do të jetë një tjetër bukuri qe do ti shtohet këtij aktiviteti. Bashkimi i fëmijëve duke zhvilluar lojëra te bukura sportive pritet të mbledhë ne qytetin bregdetar te Durrësit mbi 60 ekipe.
Organizatori për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të ndanë mirënjohje dhe medalje ndërsa për ekipet fituese edhe Kupa.
Lajme nga vendi
TETOVA NIKOQIRE E KAMIONATIT BALLKANIK TË VOLEJBOLLIT NË RËRË

Në organizim të Komunës së Tetovës dhe në bashkëpunim me federatën e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut për tre ditë me radhë në sheshin ‘’Iliria’’ do të mbahet kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë.
Qyteti i Tetovës nga data 25-27 qershor, është nikoqire e kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë , ku do të marrin pjesë reprezentacionet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Rumanisë dhe Moldavisë. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të krahas ekipet të meshkujve do të prezantohen edhe me ekipin e vajzave . Ndeshjet finale janë para pa të zhvillohen të premten. Këtë për televizionin Koha e deklaroi zëdhënësi i komunës Albion Halili
‘’Duke filluar nga nesër nga data 25 deri më 27 qershor do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë. Janë diku gjashtë shtete Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Turqia dhe Rumania. Ndeshjet do të jenë duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit deri në 12:00 të drekës. Pastaj shkaku i temperaturave të larta ndeshjet do të postohen nga ora 17:00 deri në ora 22:00’‘ deklaroi Albion Halili.
Të gjitha vendet pjesëmarrëse do të prezantohen në dy kategori at të meshkujve dhe femrave
‘’Ndeshjet do të jenë në kategorinë e vajzave dhe djemve, ndërsa ditën e premte do të jetë edhe finalja e madhe e kampionatit ballkanik’ tha zëdhënsi Halili
Komuna e Tetovës si nikoqire së bashku me Federatën e volejbollit të Maqedonisë së Veriut janë duke i bërë përgatitjet përfundimtare në sheshin ‘’Ilirija’’ aty ku edhe do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Ballkanik , ku pritet të ndiqet nga numër i madh i adhuruesve të volejbollit në rërë pasi është hera e parë që një kampionat ballkanik të organizohet në qytetin e Tetovës. Hapja zyrtare e Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë do të bëhet të mërkurën në 20:00 nga ana e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami . Ndeshja e parë e kampionatit Ballkanik do të luhet të mërkurën me fillim në ora 9:00.
Sport
OKLAHOMA SHPALLET PËR HERË TË PARË KAMPIONE NË NBA

Oklahoma me fitoren e sotme që ishte e katërta në serinë e 7 ndeshjeve në finalen e play off-it, kundër ekipit Indiana 103-91, përherë të parë në histori fitoi titullin kampion i NBA-s
Ekipi i Oklahoma u shpall sot kampion në NBA për sezonin sportiv 2024-2025. Në finalen e shtatë play off luajtur në fushën e tij, Oklahoma mundi ekipin Indiana me rezultatin 103-91 I, duke fituar 4-3 serinë e ndeshjeve finale të play off-it duke u shpallur për herë të parë në histori kampion i NBA .
Gjithashtu duhet përmendur se pas plot 9 viteve serish në finalen e play off-it kampioni i shpall pas 4 fitoreve në 7-të ndeshjet e zhvilluara në finalen e madhe Ishte ky një triumf i merituar për ekipin Oklahoma, që kësaj radhe u pa se kishte edhe grupin më të mirë në sezonin e rregullt, që ngriti lart trofeun para tifozëve të saj.
Në sfidën vendimtare që u luajt sot, vendimtar dëmtimi i Haliburton për Indiana në mesin e periodës së parë i cili për 7 minuta kishte realizuar 9 pikë..
Kampioni i ri i NBA-s, Oklahoma, falë Aleksandër Shai, i cili realizoi 29 pikë e 12 asist, arriti të bënë diferencë deri në +22 pikë në pjesën e dytë. Paraqitje të shkëlqyeshme kishte edhe Jalen Villiams me 20 pikë dhe Chet Holmgren me 18 pikë.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve