Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Maqedonia e Veriut merr drejtimin e strategjisë EUSAIR për një rajon më të lidhur

Published

on

VLEN në një kumtesë për media thekson se ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mori pjesë në Panelin e Ministrave për Fondet Evropiane në kuadër të Forumit të EUSAIR-it, ku u diskutua për të ardhmen e strategjisë rajonale Adriatiko-Joniane.

Nga VLEN thonë se në këtë ngjarje të rëndësishme, Maqedonia e Veriut u paraqit si vendi që së shpejti do të marrë kryesimin me strategjinë EUSAIR, e cila tashmë prej një dekade luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e lidhjeve rajonale dhe mbështetjen e proceseve të integrimit evropian.

“Ministri Murtezani prezantoi vizionin e Maqedonisë së Veriut për një makrorajon më të fortë, më dinamik dhe më të lidhur, përmes zhvillimit të infrastrukturës, përfshirjes digjitale, rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe bashkëpunimit të hapur me sektorin civil dhe atë privat”.

“Për më tepër, Maqedonia e Veriut do të marrë edhe përgjegjësinë për koordinimin e shtyllës tematike “Lidhja e rajonit”, që ka për synim të nxisë projekte konkrete për forcimin e lidhjeve ekonomike, institucionale dhe njerëzore ndërmjet vendeve të rajonit”.

“VLEN e konsideron këtë rol të ri si një mundësi për të forcuar më tej pozicionin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe për të dëshmuar përkushtimin ndaj një bashkëpunimi aktiv dhe të qëndrueshëm drejt integrimit të plotë evropian”, thonë nga VLEN.

Advertisement

Lajme nga vendi

Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Published

on

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Published

on

Ishte më shumë se një politikan, ishte mendimtari, vizionari që një jetë të tërë ia përkushtoj kauzës së drejtë, paqës së mirfilltë, të drejtës që kanë shqiptarët si çdo popull tjetër për të qenë bashkë.
Ka të tillë që për nevoja të politikës ditore Arbën Xhaferin me ose pa vetëdije e lëshojnë në një dimension të shëmtuar. Ai sishte antipodi, ishte maja e mendimit politiko-filozofik rreth së cilit krijoheshin antipode. A ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët.
Trembëdhjetë vite pa Arbën Xhaferin janë po aq vite jetë me porosite e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbën Xhaferin!
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Published

on

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.

Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.

Continue Reading

Më të lexuarat