Lajme nga vendi
Me iniciativë të kryeshefit Rijat Ali, shërbimet për dokumentacione edhe në stacionet lokale

Banorët e fshatit Zherovjan dhe rrethinës nuk do kenë më nevojë të udhëtojnë drejt qytetit për të marrë dokumente personale si pasaporta, letërnjoftime apo leje vozitje. Prej sot, në Zherovjan ka nisur zyrtarisht funksionimi i zyrës së re për shërbime administrative policore, duke sjellë institucionin më afër qytetarëve.
Ky hap konkret është rezultat i iniciativës të kryeshefit të Stacionit Qendror Policor të Tetovës, Rijat Ali, i cili ka qenë promotori kryesor i këtij zhvillimi të rëndësishëm. Ai ka marrë mbështetjen e komandantëve lokalë dhe qendrorë për të fuqizuar praninë e shtetit dhe për të përmirësuar qasjen e qytetarëve në shërbime bazike.
Kjo nismë vjen si dëshmi se puna në shërbim të qytetarit nuk është vetëm premtim, por realitet i prekshëm. Përmes veprimeve konkrete, ndjehet përmirësimi i sigurisë dhe efikasitetit në rajonin e Tetovës.
Lajme nga vendi
Moti sot, deri 40 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri 40 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë.
Gjatë javës së re të punës, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale deri mesatare. Temperatura ditore në disa vende do të kalojë 35 gradë, ndërsa në disa vende edhe 40 gradë Celsius.
Lajme nga vendi
Kasami: Pas dekadash padrejtësie dhe diskriminimi, drejtësia u vu në vend

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar medresantët për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me njohjen e diplomave të Medresesë, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt barazisë dhe drejtësisë në arsim.
“Sot, Qeveria e VLEN-it miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili garanton që diplomat e Medresesë të trajtohen njësoj si diplomat e çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.Kjo është një fitore për të gjithë medresantët, për komunitetin besimtar dhe për të gjithë ata që besuan në ndryshim”, shkruan Kasami në Facebook.
Ai shton se Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj qytetarëve në çdo sferë e çdo nivel të pushtetit. Premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete.
Lajme nga vendi
Azizi: Urime, diplomat e Medresesë të barabarta me të gjitha shkollat e mesme

Deputeti i VLEN Adnan Azizi në postimin e tij në Facebook ka përgëzuar miratimin e ligjit për shkollat e mesme fetare.
Azizi ka theksuar se VLEN premtoi dhe realizoi – tashmë diplomat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup do të pranohen si të barabarta me diplomat e shkollave të tjera të mesme në Maqedoninë e Veriut.
Në reagimin e tij, ai e ka quajtur këtë një fitore të madhe për shqiptarët, për besimtarët dhe për të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj dijes fetare dhe lirisë së besimit. Azizi nënvizoi se miratimi i Propozim Ligjit për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare nga ana e Qeverisë është një hap historik dhe drejtësi e vonuar për breza të tërë që u diskriminuan padrejtësisht për më shumë se dy dekada.
“Ky vendim është edhe një goditje ndaj atyre që 22 vite mashtruan dhe manipuluan me ndjenjat fetare, atyre që nga njëra anë kërkonin votën e besimtarëve, dhe nga ana tjetër i etiketonin si terroristë”, – ka shkruar ai.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve