Connect with us

Sport

BOTËRORI 2026:  KOMBËTARJA VIJON PUNËN NËN URDHËRAT E SiLVINJOS

Published

on

Në prag të ndeshjes kualifikues  për  Kupën e Botë 2026, kundër  Serbisë dhe Letonisë Kombëtarja  Shqiptare  vijon përgatitjet  sipas programit të hartuar  nga  trajneri Silvinjo. 

  Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjet  e rregullta në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë të  shtunën  dhe Letonisë të martën.

Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediet në 15 minutat e para.

Advertisement

Ndeshja  Shqipëri – Serbi zhvillohet të shtunën me  fillim në ora  20 e 45  në stadiumin kombëtar  ‘AIR ALBANIA’ në Tiranë

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

VARDARI TURPËROHET NË UEFA LIGËN E KONFERENCAVE

Published

on

Me disfatën e turpshme 5-0 nga Lozana, ekipi i Vardarit përfundon aventurën e vetë në garat europiane.  Shkëndija e Tetovës  mbetet skuadra  vetme që  mbron nderin e futbollit  të Maqedonisë në garat  europiane

Përfaqësuesi Maqedonisë së Veriut, skuadra e  Vardarit e përfundoi rrugëtimin  e vetë në garat  e UEFA  Konferencë Ligën  pasi  në ndeshjen kthyese  pësoi  humbje të thellë  5-0  duke e përmbysur   epërsinë e Vardarit  nga  ndeshja e parë në Shkup   humbën  2-1.

Skuadra vendase dëshmoi cilësi  dhe ishte e vendosur të anulonte avantazhin e Vardarit që në fillim të duelit kur mori epërsinë 1:0 me një gol të Noah Disene në minutën e 16-të. Në fund të pjesës së parë, Lozana shënoi dy gola të tjerë, që i realizuan Kali Sene në minutën e 33-të dhe në minutën e 45+2. Në pjesën e dytë për  vendasit shënoi Alban Ajdini në minutën e 55-të për  epërsinë  4:0 dhe Seydou Traore me  golin e pestë në minutën e 84-të  shënoi për vulosi fatin e  Vardarit.

Vardari në Lozanë nuk ishte e vetmuar pasi  në  tribunat  e stadiumit kishte  në numër  të  konsideruar  të  tifo grupit  të  tyre por  që ishte  kotë pasi  ekipi nuk ishte  në nivelin për të bërë ballë zviceranëve. Kështu  pas eliminimit të Sileksit dhe Rabotniçkit që raundin e parë, të Konferencë Ligës, në raundin e dytë u  eliminua  edhe  Vardari.  Pra  Shkëndija  është  skuadra e vetme  nga Maqedonia e  Veriut  që vazhdon garat  në fazën eliminatore të UEFA Liga e Kampionëve. Shkëndija tani për  tani ka të sigurta edhe 10 ndeshje  evropiane  gjatë këtij  sezoni

Continue Reading

Sport

TRE EKIPE SHQIPTARE VAZHDOJNË GARAT NË CONFERENCE LEAGUE

Published

on

Në raundin e tretë në garat e UEFA  Konferencë Liga janë kualifikuar Egnatia  dhe  Dinamo e Tiranës nga Shqipëria dhe Ballkani i Suharekës nga Kosova. Eliminohen  Vllaznia, Prishtina  dhe  Deçiqi

Tri nga gjashtë ekipet shqiptare që ishin pjesë e garave të UEFA Konferencë Ligës  kanë arritur që të kalojnë në rundin e tretë kualifikues. Kualifikim në raundin e tretë të UEFA Konferencë Liga e arritën Ballkani I Suharekës, Dinamo Tiranës dhe Egnatia e Rrogozhinës, ndërsa nga gara u eliminuan Prishtina,e cila humbi në penallti nga Larne, Deçiqi që u mposht me rezultat të përgjithshëm 6:2 nga Rapidi dhe Vllaniza që humbi me rezultat të përgjithshëm 5:3 nga Vikingur Reykjaviku.

Për herë të parë në histori, Egnatia arrin të kaloj një turn në Kupat e Europës. Rrogozhinasit e Edlir Tetovës, ja dolën me sukses ndaj bjellorusëve të Dinamo Minks, duke siguruar një biletë për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, falë rezultatit të përgjithshëm 3 me 0. 

Dinamo e Tiranës  siguroi kualifikim në raundin e tretë duke fituar  ndaj Atletic Escaldes me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga  të  dyja  ndeshjet 2-1 në transfertë dhe 1:1 në Tiranë . Një paraqet një  sukses të jashtëzakonshëm kur  dihet  se  pas  15  viteve  sërish  prezantojnë Shqipërinë në garat  europiane

Në ndeshjet e para të raundit të tretë më  7 gusht, takohen Hajduku i Splitit –  Dinamo  Tiranë, Ballkani – Shamrok Rovers  dhe  Olimpija e Lubjanës – Egnatia,

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

Conference League: Skuadrat shqiptare kërkojnë kalimin në raundin

Published

on

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat