Connect with us

Sport

DESPOTOVSKI: KUND:R BELGJIK:S PATJETËR TË JEMI TË KUJDESSHËM

Published

on

Vetëm dy ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme dhe  të vështirë, kundër Belgjikës në  arenën “Todpr Proeski” reprezentacioni  ynë  vijon  përgatitjet në nivelin  të lartë mundshëm për ti bërë skuadrës belge. Debutuesi në ekipin tonë Despotovski  thotë se  patjetër të jemi  shumë të kujdesshëm

 Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026  që do të mbahet në SHBA, Kanada  dhe Meksikë, ndeshja kundër Belgjikës  luhet të premten në Shkup  ndërsa  kundër Kazakistanit të martën më 9 qershor në Astana, ku pritet lojë cilësore  dhe  rezultate  pozitive.

Debutuesi në reprezentacionin tonë Stefan Despotovski i  cili  vjen  nga  ekipi i OFK Beogradit, beson se duhet të jemi perfektë kundër Belgjikës nëse duam të arrijmë një rezultat pozitiv.

Sigurisht që është një ndjenjë e mirë të jem këtu për herë të parë, jam pritur shumë mirë nga skuadra. Belgjika është një skuadër e fortë, por nëse nuk e lëmë rivalin tonë të luajë lojën e vet, ne kemi një shans. Duhet të respektojmë gjithçka që na thotë trajneri dhe mendoj se jemi gati për ndeshjen e parë. Me çdo skuadër kombëtare ka një dozë presioni, por ne po përgatitemi për të dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje dhe bllokim. Ky segment i lojës duhet të jetë perfekt“, tha Despotovski.

 Në  ndeshjen  Maqedoni – Belgjikë pritet  një spektakël i vërtetë në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ku pritet mbështetje maksimale për të zgjedhurit e Bllagoja Milevskit.

Advertisement

Kujtojmë; se  biletat do të shiten me çmime nga 300 deri në 500 denar, të  cilat  tashmë mund  të blihen përmes sistemit të ri FFM , ndërsa  sipas  informative  të F Federatës së futbollit biletat do të jenë të disponueshme edhe në biletarinë e arenës “Todor Proeski”.

 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat