Connect with us

Sport

BOTËRORI 2026: NESËR MAQEDONIA PËRBALLET ME BELGJIKËN

Published

on

Nesër me  fillim në ora 20 e 45 ,  në program janë  gjashtë ndeshje të raundit të tretë në Grupet  I, J dhe L për Kualifikimi në Kampionatin Botërorë  të futbollit  që në vitin  2026  , mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Maqedonia e Veriut përballet me Belgjikën

 Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026,  që mbahet në SHBA, Kanada dhe  Meksikë vazhdojnë gjatë ditës së nesërme me raundin e tretë në grupet I, J dhe L .

 Në Grupin  ku  bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Uellsi, Bellgjika, Kazakistani  dhe  Lihtenshtajni, Nesër me fillim në ora 20 e 45  do të përballen Maqedoni – Belgjikë dhe Uellsi – Lihtenshtajni.  Pas  dy xhirove të zhvilluara  në grupin  J, kryeson  Maqedonia  me  4  pikë  aq  sa ka edhe  Uellsi, Kazakistani ka  3 pikë, ndërsa Belgjika e cila  nuk  ka  zhvilluar  asnjë ndeshje  dhe  Lihtenshtajni  nuk kanë  asnjë pikë.  Ndeshja kundër  Belgjikës  që zhvillohet  në arenën ‘Todor Proeski’ në Shkup  ku pritet që tribunat  të jenë të mbushura  me  tifozë, fitorja  eventuale për Maqedoninë  mund të  jetë një hapë pranë kualifikimit  në Kupën e  Botës  2026.

Dy ndeshje  të  raundit  të tretë zhvillohen edhe në Grupin   dhe  atë  Norvegjia  – Italia  dhe Estonia  Izraeli, ndërsa në grupin L, takohen  Gjibralltari – Kroacia  dhe Çekia – Mali Zi.

Të gjitha  takimet e randit të tretë në grupet  I, J dhe L fillojnë nga ora  20 e 45.

Advertisement
Shaban Sinani – TV Koha

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat