Connect with us

Sport

LIGA E KOMBEVE: PORTIUGALIA NË GJYSMËFINALE MUNDI GJERMANINË

Published

on

Reprezentacioni i Portugalisë  me  fitoren e mbrëmshme kundër  Gjermanisë është  finalisti i parë  i  Ligës së Kombeve,  në  finalen  që do të zhvillohet të dielën do të përballet me fituesin nga dueli Spanja – Franca që luhet sonte.

 Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Ligën e Kombeve , kur do të përballen kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës.  Që luhet  në stadiumin “MHPArena” në Shtutgart me  fillim në orën 21:00

Ndërsa mbrëmë Portugalia e ka mposhtur Gjermaninë me rezultatin 2-1 me  çka ka  siguruar finalen e Ligës së Kombeve   ku  për  kundërshtarë do ta ketë  fituesin nga  ndeshja e sotme mes Spanjës  dhe  Francës

Kombëtarja e Gjermanisë  takimin e zhvilluar  në ‘Allianz Arena’ të Munihut kundër Portugalisë pësoi  disfatë   me  përmbysje  1-2 Gjermanët kaluan në epërsi  në minutën e  48 me  golin e  Florian Wirtz. Portugalia  barazoi  në minutën e  63-të me   golin e  Francisco Conceicao, ndërsa golin e fitores në minutën e  68 e shënoi 40-vjeçari Cristiano Ronaldo  për 1:2.  Për yllin e futbollit portugez  ishte  ky  goli i  137  në fanellën e  reprezentacionit  në  ndeshjen e tij të  220 ,

 Ndeshja  finale e Ligës së Kombeve  mes  Portugalisë  dhe  fituesit  nga  ndeshja e sotme  Spanjë- Francë, do të zhvillohet  ntë dielë me  fillim në orën 20 e 45 në stadiumin  ‘Allianz Arena’ në Munih.
 
 
 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

VARDARI TURPËROHET NË UEFA LIGËN E KONFERENCAVE

Published

on

Me disfatën e turpshme 5-0 nga Lozana, ekipi i Vardarit përfundon aventurën e vetë në garat europiane.  Shkëndija e Tetovës  mbetet skuadra  vetme që  mbron nderin e futbollit  të Maqedonisë në garat  europiane

Përfaqësuesi Maqedonisë së Veriut, skuadra e  Vardarit e përfundoi rrugëtimin  e vetë në garat  e UEFA  Konferencë Ligën  pasi  në ndeshjen kthyese  pësoi  humbje të thellë  5-0  duke e përmbysur   epërsinë e Vardarit  nga  ndeshja e parë në Shkup   humbën  2-1.

Skuadra vendase dëshmoi cilësi  dhe ishte e vendosur të anulonte avantazhin e Vardarit që në fillim të duelit kur mori epërsinë 1:0 me një gol të Noah Disene në minutën e 16-të. Në fund të pjesës së parë, Lozana shënoi dy gola të tjerë, që i realizuan Kali Sene në minutën e 33-të dhe në minutën e 45+2. Në pjesën e dytë për  vendasit shënoi Alban Ajdini në minutën e 55-të për  epërsinë  4:0 dhe Seydou Traore me  golin e pestë në minutën e 84-të  shënoi për vulosi fatin e  Vardarit.

Vardari në Lozanë nuk ishte e vetmuar pasi  në  tribunat  e stadiumit kishte  në numër  të  konsideruar  të  tifo grupit  të  tyre por  që ishte  kotë pasi  ekipi nuk ishte  në nivelin për të bërë ballë zviceranëve. Kështu  pas eliminimit të Sileksit dhe Rabotniçkit që raundin e parë, të Konferencë Ligës, në raundin e dytë u  eliminua  edhe  Vardari.  Pra  Shkëndija  është  skuadra e vetme  nga Maqedonia e  Veriut  që vazhdon garat  në fazën eliminatore të UEFA Liga e Kampionëve. Shkëndija tani për  tani ka të sigurta edhe 10 ndeshje  evropiane  gjatë këtij  sezoni

Continue Reading

Sport

TRE EKIPE SHQIPTARE VAZHDOJNË GARAT NË CONFERENCE LEAGUE

Published

on

Në raundin e tretë në garat e UEFA  Konferencë Liga janë kualifikuar Egnatia  dhe  Dinamo e Tiranës nga Shqipëria dhe Ballkani i Suharekës nga Kosova. Eliminohen  Vllaznia, Prishtina  dhe  Deçiqi

Tri nga gjashtë ekipet shqiptare që ishin pjesë e garave të UEFA Konferencë Ligës  kanë arritur që të kalojnë në rundin e tretë kualifikues. Kualifikim në raundin e tretë të UEFA Konferencë Liga e arritën Ballkani I Suharekës, Dinamo Tiranës dhe Egnatia e Rrogozhinës, ndërsa nga gara u eliminuan Prishtina,e cila humbi në penallti nga Larne, Deçiqi që u mposht me rezultat të përgjithshëm 6:2 nga Rapidi dhe Vllaniza që humbi me rezultat të përgjithshëm 5:3 nga Vikingur Reykjaviku.

Për herë të parë në histori, Egnatia arrin të kaloj një turn në Kupat e Europës. Rrogozhinasit e Edlir Tetovës, ja dolën me sukses ndaj bjellorusëve të Dinamo Minks, duke siguruar një biletë për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, falë rezultatit të përgjithshëm 3 me 0. 

Dinamo e Tiranës  siguroi kualifikim në raundin e tretë duke fituar  ndaj Atletic Escaldes me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga  të  dyja  ndeshjet 2-1 në transfertë dhe 1:1 në Tiranë . Një paraqet një  sukses të jashtëzakonshëm kur  dihet  se  pas  15  viteve  sërish  prezantojnë Shqipërinë në garat  europiane

Në ndeshjet e para të raundit të tretë më  7 gusht, takohen Hajduku i Splitit –  Dinamo  Tiranë, Ballkani – Shamrok Rovers  dhe  Olimpija e Lubjanës – Egnatia,

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

Conference League: Skuadrat shqiptare kërkojnë kalimin në raundin

Published

on

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat