Lajme nga vendi
Mbi 12.000 kontrolle inspektuese, asgjësohen rreth 56 ton ushqim i pasigurt
Kontrollet e inspektimit të ushqimit që nga fillimi i këtij viti kanë tejkaluar numrin prej 12.000 vetëm në qarkullimin e brendshëm. Si të pasigurta, deri më tani janë asgjësuar rreth 56 ton ushqim me origjinë shtazore dhe joshtazore. Për shkeljet e identifikuara u shqiptuan 1.325 masa nga të cilat 260 ishin gjoba dhe dënime të tjera si ndalime të përkohshme për kryerjen e aktiviteteve, ndërsa u ngritën kallëzime për kundërvajtje, tha sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Oliver Milanov.
Në fjalimin e tij në tribunën për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me sigurinë ushqimore, Milanovi theksoi se kryhen kontrolle shtesë për çdo dërgesë e cila importohet në vend.
“Që nga fillimi i këtij viti si ushqime të pasigurta janë kthyer 10 dërgesa, pjesa më e madhe për shkak të importeve nga rajone/vende të ndaluara. Është asgjësuar një dërgesë me ushqim me origjinë shtazore me peshë 207 ton, ndërsa si ushqime të pasigurta u asgjësuan rreth 30 ton ushqim me origjinë joshtazore, më shumë se gjysma e ujit mineral të importuar, për shkak të kontaminimit bakteriologjik, jodizimit të pamjaftueshëm të kripës dhe mbetjeve të përcaktuara të pesticideve në perime”, potencoi drejtori.
Sipas tij, në zinxhirin e ushqimit të sigurt, përveç shkencës, institucioneve dhe operatorëve, një hallkë shumë e rëndësishme janë qytetarët të cilët shpesh ngrenë alarme për mospërputhje. Akuzat më të shpeshta që lidhen me sigurinë ushqimore janë mosrespektimi i praktikave të mira të higjienës (DHP) dhe HACCP, shitja e produkteve me afat të skaduar, punë pa miratim, prania e kontaminenteve në produkte, dyshim për helmim nga ushqimi dhe shitje të produkteve me veti organoleptike të ndryshuara, mashtrim të konsumatorit, si dhe dyshim në cilësinë e produktit.
“Që nga fillimi i këtij viti deri më tani përmes Departamentit të mbrojtjes së konsumatorit janë më shumë se 360 iniciativa për mbikëqyrje inspektuese. Si akuza më të shpeshta që lidhen me sigurinë ushqimore janë mosrespektimi i DHP dhe HACCP (36 iniciativa), shitja e produkteve me data skadimi të skaduara (26), punë pa miratim (24), prania e ndotësve në produkt (17), dyshimi për helmim nga ushqimi (16), shitja e produkteve me veti organoleptike të ndryshuara (16), mashtrimi i konsumatorit (14), dyshime në lidhje me cilësinë e produktit (5)”, informoi Milanov, duke shtuar se janë marrë masa për shumicën e tyre.
Tribuna e sotme e organizuar në bashkëpunim me Agjencinë evropiane të sigurisë ushqimore (EFSA), është në kuadër të aktiviteteve të AUV-së me rastin e shënimit të 7 Qershorit, Ditës botërore të sigurisë ushqimore. Përfaqësues nga Agjencia evropiane do të prezantojnë rolin dhe rëndësinë e EFSA-s në sistemin e sigurisë ushqimore të BE-së dhe integrimin e vendeve përfituese të IPA-s. Përfaqësues nga AUV do të flasin për rolin dhe rëndësinë e AUV-it në lidhje me sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë. Është parashikuar dhe panel diskutim në të cilën do për të diskutohet për nevojat ushqyese dhe zakonet e të ushqyerit, si dhe pretendimet ushqyese dhe shëndetësore.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

