Lajme nga bota
Tjetër ngjarje e rëndë brenda shkollës në Francë / 15-vjeçarja vret me thikë asistenten që po i kontrollonte çantën

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, pas masakrës me 10 të vdekur në Austri. Sipas mediave të huaja, një nxënëse në Francë ka qëlluar me thikë për vdekje asistenten e shkollës, gjatë kontrollit të çantave.
Sipas raportimeve të “France24”, ngjarja ka ndodhur në Negent, periferi e Parisit, teksa autorja është një 15-vjeçare, e cila është arrestuar. Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, duke thënë se vendi është në zi.
“Ndërsa mbronim fëmijët tanë, një asistente mësuese humbi jetën, viktimë e një vale të pakuptimtë dhune. Ai tutje ka shtuar se kombi është në zi dhe qeveria është mobilizuar për të ulur krimin.”– tha Macron.
Franca ka parë vitet e fundit një seri sulmesh ndaj mësuesve dhe nxënësve nga nxënës të tjerë të shkollës. Ndërsa në mars, policia franceze nisi kontrolle të rastësishme për thika dhe armë të tjera në shkolla dhe përreth tyre.
Kujtojmë se më herët ditën e sotme, në Austri një 22-vjeçar kreu një sulm me armë në gjimnazin ku kishte shkuar dikur për shkak të bullizmit që kishte përjetuar. Ai vrau 9 persona, nga të cilët 8 janë nxënës dhe 1 mësues. Në fund, ai kreu dhe vetëvrasje.
Lajme nga bota
Trump ul tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut në 15 për qind

Me urdhrin e ri ekzekutiv të nënshkruar mbrëmë nga presidenti amerikan, Donald Trump, vendosen tarifa doganore të reja, që variojnë nga 10 deri në 50 për qind, për pothuajse të gjitha vendet që deri tani nuk kanë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Në kuadër të këtij vendimi, shkalla doganore për Maqedoninë e Veriut është ulur nga 33 për qind, sa ishte më parë, në 15 për qind.
E njëjta shkallë doganore prej 15 për qind do të vlejë edhe për Bashkimin Evropian, me të cilin SHBA-ja arriti marrëveshje tregtare më 27 korrik. Nga vendet e rajonit, Kroacia dhe Sllovenia do të kenë gjithashtu tarifë 15 për qind, ndërsa produktet nga Serbia do të doganohen me 35 për qind, nga Bosnja dhe Hercegovina me 30 për qind, ndërsa shkalla më e ulët do të aplikohet për Malin e Zi – vetëm 10 për qind.
Presidenti Trump kishte paralajmëruar për herë të parë vendosjen e doganës prej 33 për qind për produktet nga Maqedonia e Veriut në muajin prill të këtij viti.
Tarifat e reja doganore amerikane do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, dhe jo më 1 gusht, siç ishte planifikuar fillimisht, për të lejuar më shumë kohë për zbatimin e tyre.
Lajme nga bota
Australia merr vendim, ua ndalon fëmijëve nën 16-vjeç përdorimin e YouTube

Përmes një ligji special, Qeveria në Australi ka ndaluar që fëmijët nën moshën 16 vjeçare të kenë qasje në “YouTube”.
Nga viti 2026 për të pasur një llogari në këtë rrjet social, shtetasi i Australisë duhet të ketë të paktën 16 vjeç.
Ky vendim vjen gati një vit pasi autoritetet Australiane vendosën masa kufizuese në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Snapchat, Tik-Tok dhe X. “Analiza e bërë për vendimet paraprake dhe rezultate e treguara kanë arsyetuar vendimin për Youtube”, ka njoftuar shkurt Qeveria në Australi.
Kompania ka paralajmëruar kontest gjyqësor, duke pretendua se në përmbajtjen e tyre nuk ka pamje shqetësuese që duhet t’i ndalohen fëmijëve nën moshën 16 vjeçare.
Lajme nga bota
Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

Milano- Duke përfituar nga mosraportimi i vdekjes në bankë dhe duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me të ndjerën, e cila vdiq në mars të vitit 2005, ata morën pagesa mujore pensioni pa raportuar kurrë vdekjen e të afërmes së tyre, duke fituar përfundimisht 400,000 euro.
Nëna dhe djali u denoncuan në Milano për mashtrim të rëndë kundër shtetit. Hetuesit, nga një analizë e të dhënave bankare, zbuluan përdorimin e një dokumenti identiteti të falsifikuar.
Sipas një deklarate nga policia financiare, për të përmbushur rregulloret kundër pastrimit të parave, disa formularë që përmbanin informacionin personal dhe nënshkrimin e të ndjerës u plotësuan dhe u nënshkruan më shumë se dhjetë vjet pas vdekjes së saj, një faktor që e përkeqësoi situatën e dy të dyshuarve. Ishin pikërisht këto falsifikime që lejuan marrjen e paligjshme të fondeve për dy dekada.
Nëna dhe djali u akuzuan për mashtrim të rëndë kundër shtetit. Gjatë hetimit, INPS arriti të rikuperonte një pjesë të shumës së marrë në mënyrë të paligjshme. Shuma e mbetur, e konsideruar fitime të paligjshme, u sekuestrua nga policia financiare, e cila po vazhdon hetimin e saj për të përcaktuar çdo përgjegjësi të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve