Connect with us

Sport

SEZONI I RI 2025/2026 NË LIGËN E PARË FILLON MË 8 GUSHT

Published

on

Këshilli Drejtues i FFM-s  në mbledhjen e fundit ka miratuar kalendarin  e  garave për sezonin e ri 2025/2026  në Ligën e parë, të dytë dhe garat e Kupës

 Federata e Futbollit të Maqedonisë ka bërë të ditur vendimi lidhur me fillimin e sezonit të ri të Ligës së Parë për sezonin 2025/26.

Ndeshjet e Ligës së Parë të Futbollit do të zhvillohen gjatë tre ditëve të fundjavës dhe atë me nga dy duke filluar nga  e premtja, e shtuna dhe  e diela. Ndeshjet e Kupës do të zhvillohen gjatë ditëve të javës, pra të martën, të mërkurën dhe të enjten .

Kampionati në Ligën e parë sezoni 2025/2026  fillon më 8, 9 dhe  10  gusht, ndërsa kampionati në Ligën e Dytë sezoni fillon më 23 gusht 2025.

 Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

Lazim Destani: Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League

Published

on

Klubi futbollistik Shkëndija është ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur afër kualifikimeve në fazën e Ligës së Kampion;ve.

Kuqezinjtë sonte do të kenë përballjen e radhës me ekipin Qarabag FK në Shkup, e para kësaj ndeshje ka folur i pari i ekipit Shkëndija, Lazim Destani ku ka shprehur krenarinë e tij për arritjet e klubit, ndërsa ka bërë një thirrje për të gjithë ata që do të jenë në stadium, duke ftuar që të tregojnë kulturë sportive dhe të përmbahen nga provokimet.

“Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon. Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League”.

Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar këngët tona të fitores dhe duke i dhënë zemër lojtarëve dhe stafit tonë, sepse ata e meritojnë këtë.

Si tifoz i Shkëndijës, u bëj thirrje që sot të tregojmë kulturën tonë sportive dhe të mos biem pre e provokimeve”, ka shkruar Destani.

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA SYNON TA VAZHDOJË HISTORINË NË CHAMPIONS

Published

on

Kampioni i Maqedonisë, klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës,  sonte  në  arenën ‘’Todor Proeski’’ pret kampionët e Azerbajxhanit, ekipin Karabah në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

 Shkëndija e Tetovës sonte me fillim në orën 20:00 do të luaj ndeshjen e parë ndaj Karabahut të Azerbajxhanit në kuadër të xhiros së tretë eliminatore në Ligën e Kampionëve.  Ekipi  që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri pritet  të vazhdon rrugëtimin europian në UEFA Ligën e kampionëve,ku sonte  do në këtë një detyrë e vështirë përballë një ekipi që luan në vazhdimësi në Kupat  Evropiane. Nga tabori kuqezi, shihet një atmosferë pozitive para kësaj sfide do të thonim historike andaj shpresojnë edhe në përkrahjen dinjitoze dhe  numër  sa më të madh të tifozerisë kuqezi pasi suksesi eventual që të gjithë e presim do të  hapë  një faqe të re në historinë këtij klubi që me të drejt konsiderohet simboli i futbollit shqiptarë në Maqedoni dhe jo vetëm.

Sa  i përket formacionit që sonte do të zbres në fushën e gjelbër  trajneri Beqiri do të vendos para fillimit të ndeshjes, por më e rëndësishmja është se të gjithë ekipi është  në dispozicion të trajnerit dhe të gatshëm  për  të  dhënë më të mirën nga vetja e tyre.

 Informatat nga terreni thonë se  për  të ndjekur ndeshjen e sotme interesimi i   futboll dashësve është i jashtë zakonshëm sidomos  në rajonin e Pollogut

Ndeshja Shkëndija – Karabah, luhet sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ me fillim në ora 20:00, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri nga Sllovakia, Ivan Kruzhilak.

Advertisement

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

ME STREEBALL DHE ÇIKLIZËM PËRFUNDOI VERA KULTURORE TETOVARE

Published

on

Me finalet e ndeshjeve të Streetballit  dhe  rutës së çiklizmit  mbrëmë edhe  zyrtarisht  përfundoi  manifestimi Vera Kulturore tetovare ku gjithsejtë  u organizuan 32 aktivitete

 Me ndeshjen finale të Streetballit 3×3 mbrëmë zyrtarisht përfundoi edhe manifestimi Vera Tetovare 2025, që u mbajt me  moton “Tetova n’festë“!  Gjatë 19 ditëve  sa  zgjati manifestimi  janë mbajtur  32 aktivitete kulturore, sportive, koncerte, net rinore dhe shumëçka tjetër!

Fitues  i turnirit  në Streetballit 3×3, që u ndoq nga një numër i madh  i  publikut  tetovar doli ekipi Kino Vllae nga Shkupi  me  lojtarët  Hristjan Ristov, Marko Dujkoviq, Fatjon Rexha dhe  Milorad Minovski, Vendi i dytë i takoi Strugës me lojtarët Art Shabani, Albijond  Hoxha, Muhamed  Qamilovski dhe Jovan Gjoroviq, ndërsa vendi tretë Gostivarit me  lojtarët Filip Joviq, Viktor Isajlovski, Kristijan Stolevski, Ibraim Reçani  dhe Kristijan Isajlovski.

Për tre ekipet ftuese organizatori  Komuna e Tetovës  ndau  Kupa, medalje dhe mirënjohje .

 Gjithashtu  dje  në  kuadër të aktivitet  të Verës Kulturore tetovare  u   mbajt  edhe  turi i çiklizmit  nga Tetova deri në  Kodrën e Diellit. Për  më të mirë organizatori  ndau medalje  në shenjë të respektit  dhe djersës së derdhur.

Advertisement

Komuna e Tetovës ka  falënderuar qytetarët dhe sidomos mërgimtarët për pjesëmarrjen e tyre në këto aktivitete.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat