Connect with us

Sport

STRUGA  TRIM LUM SOT  NISI PËRGATITJET PËR SEZONIN E  RI

Published

on

Klubi i  futbollit Struga Trim Lum me  grumbullimin e parë të stafit teknik që drejton Bledi Shkëmbi  dhe   futbollistët që ka  në  diskonim deri  diton e sotme  do të  fillon  përgatitjet  intensive për sezonin e ri 2025/2026  në  Ligën e parë

 Dy herë  kampioni  Maqedonisë në  futboll dhe dy herë finalisti i Kupës,  klubi i futbollit Struga Trim Lum nga  dita  sotme  zyrtarisht  fillon me   përgatitje  për  sezonin  e ri  2025/2026  Të Ligës së parë të  futbollit  vendor  nën  drejtimin e shefit të  ri  të stafit  teknik Bledi Shkëmbi.  Për  fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, drejtori sportiv BesarIsaku për Televizionin Koha tha  se me stafin e ri, krahas  seancave të rregullta stërvitorë do të zhvillon edhe gjashtë ndeshje kontrolluese

 BESAR ISAKU – DREJTOR SPORTI I STRUGA TRIM LUM

 ’Struga Trim Lum  Fazat përgatitore do ti  zhvillon në qytetin e Strugës , ku janë parapa  disa  ndeshje  miqësore që  do të zhvillohen këtu në qytetin e Strugës. Janë  disa  ekipe si Ballkani, Llapi,  Pelisteri dhe ekipe  tjera, Gjithsejtë janë para  pa të zhvillohen  gjashtë ndeshje në  qytetin e Strugës’’  tha  Besar Isaku drejtor sportiv.

 Para fillimit të fazës përgatitore në ekipi ka pasur disa largime dhe tani  priten prurje të reja.

Advertisement

 BESAR ISAKU – DREJTOR SPORTI I STRUGA TRIM LUM

 ‘’Po normal  që ka  largimi, nuk do të thotë që ato janë  largime  që ne i kemi larguar por janë  largime që ju ka  skaduar kontrata dhe nuk u është vazhduar për disa arsye, ku ata kanë mbaruar  ciklin e  vet e kanë mbaru.  Jemi mirënjohës për atë  që kanë  dhënë për  Struga Trim Lum, si me marrëveshjen me  Stefan Spirovskin dhe me disa  futbollist që gjetëm  gjuhë të përbashkët. Sa  i përket  prurjes normal që ka  prurje në Struga Trim Lum, nga  sot lista  do të shpallet lista me  futbollist  dhe  do ti bëjmë publik ato. Janë djem të ri  vijnë nga  disa  shtete dhe kanë një bagazh, ato kanë një  fillim të irë që sa mendojmë ne  si  kryesi dhe si staf teknik që ja  vlen ti kemi në mesin ton’’’

 Sa  i përket objektivit të  klubit  për  sezonin e ri 2025/2026, drejtori  sportiv   Besar Isaku tha  se  pretendimet mbeten si edhe  në kampionatin e kaluar  që  do të  thotë  se  të  jenë  sa më lartë n[ renditjen  tabelore  të jetë konkurruese  për  titullin kampioni dhe  për  dalje  në garat evropiane . Për këtë  garant  janë  stafi i ri teknik me Bledi Shkëmbin dhe emrat e  prurjeve  të  reja të cilët  do të publikohen  duke  filluar  nga  dita  e sotme . Kujtojmë se  Kampionati  i  ri  2025/2026  që  do të  zhvillohet me sistemin  e ri  katër rrethor fillon me  8.9 dhe  10 gusht

 Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat