Lajme nga vendi
Mundësia e tretë për Ohrin nga UNESCO: Duhet të rrënohen ndërtimet pa leje
Ohrit dhe Maqedonisë i është dhënë një vit tjetër për të përmbushur një sërë detyrimesh dhe për të vepruar sipas rekomandimeve të vërejtura në raportet e mëparshme të Misioneve të Monitorimit Reaktiv, për të cilat ata do të duhet të paraqesin një raport në UNESCO deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm. Më parë, Qeveria u ngarkoi të gjithë anëtarëve të delegacionit maqedonas në Paris që së bashku të paraqesin një amendament për tërheqjen e Projektvendimit të Komitetit, i cili propozonte që rajoni të vendoset në listën e trashëgimisë së rrezikuar.
Ndërtimet pa leje në Ohër do të shemben
“Me aktivitet të koordinuar diplomatik ndërsektorial, arritëm të marrim një periudhë shtesë dhe të fillojmë zbatimin e këtyre rekomandimeve”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai njoftoi se do të punësohet një kompani për të shembur ndërtesat e paligjshme në Ohër, veçanërisht ato që kanë leje për rindërtim dhe po shndërrohen në ndërtesa banimi.
“Kjo do të ekspozojë njerëzit e afërt me partitë nga qeveria e mëparshme që kryen abuzime të tilla”, tha kryeministri, duke shtuar: “Nuk kam nevojë t’i tregoj publikut se kush është protagonisti kryesor në atë abuzim, veçanërisht në rajonin Ohër-Strugë.”
Vendimi i projektligjit për statusin e rajonit të Ohrit tregoi se zhvillimi urban, mangësitë në planifikimin hapësinor, ndërhyrjet e papërshtatshme, eutrofikimi i liqenit, infrastruktura e madhe dhe projekte të tjera – kanë shkaktuar dëme serioze në atributet kryesore të zonës së mbrojtur, gjë që ka çuar në degradim të pakthyeshëm.
Në periudhën prej 2017-2025, kryetarë komune nga LSDM ishin Jovan Stojanovski (2017-2018) dhe Konstantin Georgieski (2018-2021), ndërsa që nga viti 2021 kryetar komune është Kiril Petsakov nga VMRO-DPMNE. Është pushteti lokal që jep leje ndërtimi dhe duhet të shembë ndërtesat pa leje.
Ky është një shans i tretë për të ruajtur këtë thesar natyror, i cili është nën sulm nga betonimi masiv, ndërtimet e paligjshme dhe mbrojtja e pamjaftueshme e liqenit dhe rrethinave të tij.
Deri më tani, ka pasur dy përpjekje për të ngritur alarmin përmes një dokumenti të projektligjit drejtuar autoriteteve maqedonase, të cilave u janë dhënë shanse shtesë për të korrigjuar anomalitë. Në pritje të përpjekjes së tretë, 39 organizata dhe një rrjet evropian me 15 organizata anëtare i paraqitën një letër Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s duke kërkuar miratimin e vendimit të projektligjit për të përfshirë rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Dyzet organizata nga RMV, Shqipëria dhe ndërkombëtare akuzojnë UNESCO-un: Komiteti ka tradhtuar parimet mbi të cilat është themeluar
Nga ana tjetër, dyzet organizata nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vende të tjera evropiane kanë të shprehur publikisht shqetësimin nga në lidhje me vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Organizatat akuzojnë Komitetin se ka injoruar përsëri rekomandimet e ekspertëve.
“Komiteti i Trashëgimisë Botërore u informua për transformimin shqetësues të pronës më shumë se dy dekada më parë. Njëzet e dy vjet më vonë dhe pasi tre misione ngritën alarmin se Rajoni i Ohrit është de facto Trashëgimi Botërore në Rrezik, Komiteti ka vendosur përsëri të injorojë ekspertët dhe të shpërblejë shpërfilljen e Konventës me një shans tjetër”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, koha e dhënë më parë vetëm sa inkurajoi projekte të reja shkatërruese, gjë që u konfirmua edhe nga misioni në vitin 2024.
“Nuk kemi arsye të besojmë se këtë herë do të jetë ndryshe. Ne besojmë se me këtë vendim Komiteti ka tradhtuar parimet mbi të cilat është themeluar dhe ka minuar në mënyrë aktive vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thuhet në reagim.
Ata kërkojnë që të dy vendet “këtë herë ta trajtojnë mundësinë me përgjegjësi” dhe menjëherë të ndalojnë dhe anulojnë të gjitha projektet shkatërruese në vazhdim dhe të parealizuara.
“Jemi të tmerruar nga vendimi, por do të vazhdojmë të luftojmë për ruajtjen e Rajonit të Ohrit”, përfundon reagimi organizatave.
Kujtojmë se, Komiteti për Trashëgimi Botërore të UNESCO-s në draft–dokumentin e miratuar në kuadër të sesionit të 47-të të këtij viti kërkoi që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik. Po aty, u theksua se vazhdon degradimi i atributeve të cilët e transferuan rajonin e Ohrit si trashëgimi e mbrojtur e UNESCO-s dhe u kërkua përmbushje e vërejtjeve të misionit reaktiv monitorues nga viti i kaluar.Portalb.mk.
Lajme nga vendi
NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT
Lajme nga vendi
Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip
Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.
Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.
Lajme nga vendi
Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027
Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.
Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.
“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.
Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

