Sport
CHELSEA SHPALLET KAMPION BOTE PËR KLUBE
Me fitoren kundër ekipit Paris Saint-Germain me rezultatin 3-0, skuadra angleze Chelsea u shpall kampion bote për klube ne kompeticionine organizuar nga FIFA që u mbajtë në shtetet e Bashkuara të amerikë. Trofeun ekipit kampionë ia dorëzuan presidenti amerikan Donald TRamp së bashku me presidentin e FIFA-s Gianni Infantino
Në një mbrëmje elektrizuese në stadiumin MetLife në Nju Jersey, Chelsea arriti një fitore të jashtëzakonshme 3-0 kundër Paris Saint-Germain (PSG) në finalen e Kupës së Botës për Klube që organizohet nga FIFA dhe është kompeticioni i parë i këtij lloji me formatin e zgjeruar me 32 skuadra.
Kjo fitore erdhi si një surprizë e madhe, duke pasur parasysh formën e frikshme të PSG-së, e cila kishte shkatërroi Real Madridin me rezultatin 4-0 në gjysmëfinale, duke u konsideruar si ekipi favorit për të ngritur trofeun. Por në fushë, Chelsea, nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, tregoi një lojë të disiplinuar dhe sulmuese, duke e kthyer parashikimin në një iluzion.
Autor të golave për skuadrën angleze ishin Cole Palmer, ylli anglez, i cili u bë protagonist absolut me dy gola të shënuar në minutat 22 dhe 30, duke i dhënë Chelsea-t një avantazh të qartë. Ndërsa João Pedro, me një gol të bukur në minutën 43, vulosi fitoren 3-0 para pushimit të pjesës së parë, duke lënë PSG-në të pafuqishme.
Pas ndeshjes, Trump dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndanë medaljet për lojtarët e Chelseat. Presidenti Trump ndau po ashtu kupën e kampionit për kapitenin e Chelseat.
Por pasi ndau kupën, Donald Trump nuk u largua nga skena siç bëhet zakonisht nga personalitetet që dorëzojnë trofeun. Ai mbeti në skenë dhe festoi bashkë me lojtarët e Chelseat.
Infantino është munduar t’i tregojë se duhet të largohet, por ndërkohë është kthyer dhe ka qëndruar me Trumpin në skenën që ishte për lojtarët e Chelseat. Kapiteni i Chelseat Recee James mbeti i befasuar me veprimin e Trumpit, e sidomos Cole Palmer.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

