Connect with us

Sport

NESËR  ZHVILLOHET NDESHJA KTHYESE SHKËNDIJA – TNS

Published

on

Nesër  me  fillim në ora  20:00 në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup  zhvillohet  ndeshja  kthyese eliminatore e Ligës së Kampionëve  mes Shkëndijës dhe TNS,  Takimi i parë në Uells përfundoi me  barazim pa gola 0-0

 Shkëndija të martën në Shkup luan ndeshjen  kthyese me ekipin The Nju Saints nga Uellsi në eliminatoret e  Ligës së Kampionëve.  Ekipi sot në arenën “Todor Proeski” në  Shkup  do të  zhvillojnë  séancën  e  fundit stërvitore  para  ndeshjes  së nesërme, Kujtojmë  se  ndeshja e parë  në Uells  përfundoi me  brazimë pa gola 0-0,  prandaj  kuqezinjtë  konsiderohen  favorit  për të kaluar  në  raundin e dytë.

  ‘’Ishte  një ndeshje  pothuaj se  i barabartë  me raste nga  të  dyja anët . Kështu që ne  kishim  raste më  shumë në numër  edhe  kundërshtari  na rrezikoj në  disa momente  por  jam optimist dhe besoj  që futbollistët të  cilët nesër  do të dalin në fushë  ato nga  fillimi dhe futbollistët që do të inkuadrohen  dhe i gjithë grupi janë të përgatitur  dhe besoj  që do bëjnë paraqitje  e cila do na mundësojë që të plasohemi  më tej ‘’ deklaroi  trajneri  Jeton Beqiri

Sa  i përket  formacionit  për ndeshjen  kthyese  trajneri  Beqiri  tha  se  të  gjithë  lojtarët që  janë  diskonim  janë konkurruese  ndërsa  për  njëmbëdhjetëshin  që  do zbresë në  fushë  do vendose para  ndeshjes

 ‘’Zakonisht për formacionin  dhe  për  gjërat taktike  vendosim ditën e ndeshjes,  duke  mbaruar edhe me  analiza  duke  mbaruar edhe  gjithçka. Besoj  se   secili futbollist i Shkëndijës  është i gatshëm që të startojë nesër dhe të  japi maksimumin . Përmua  të jem  i  sinqertë  gjithmonë  ndoshta më të rëndësishëm janë  futbollistët  që janë në bankinë se  sa ata  që  fillojnë nga fillimi. Për shkak se gjithmonë  futbollistët të cilët  futen gjatë ndeshjes japin një impuls pozitiv ekipit i japin forcë pozitive dhe respekti edhe kur  fitojmë ndeshjen edhe kur  kemi rezultate të mira, është edhe Besarti  dëshmitarë   unë  gjithmonë faleminderitmet e para i  adresoj  te  futbollistët të  cilët futen nga  bankina dhe tek ata  të cilët  nuk janë inkuadruar. Për shkak se të gjithë janë futbollist cilësorë dhe të  gjithë me një mënyrë meritojnë  që të jenë në formacion’’ tha trajneri Beqiri

Advertisement

Kapiteni   Besart Ibraimi  pikërisht   në  vitin  2018  kundër  kësaj  skuadre  në  ndeshjen e parë  realizoi  4  gola  në fitoren e  kuqezinjve  5-0, parandej shprehet  optimist  se  edhe  kësaj  radhe   ekipi i  tij  do t@ia  del dhe  do të kalon në raundin e dytë

  ‘’ E rëndësishme është që në ndeshjen e parë e morëm rezultatin që e dëshironim të gjithë  së bashku. Tash jemi përgatitur  maksimalisht , luajmë në shpi,  luajmë  në këtë stadium  edhe  besoj  që me  përkushtimin e  çdo  lojtari  do të arrijmë rezultatin pozitiv’’  deklaroi  kapiteni Besart Ibraimi ‘’

 E veçanta  e kësaj ndeshje  është  se  në  tribunat e stadiumit  priten  numër  i konsiderueshëm i publikut me thekës të veçantë  do të ketë udhëtim të organizuar për tifo grupin ‘’Ballistët’’. Ndeshja  kthyese Shkëndija  – The New Saints, zhvillohet  nesër me  fillim në ora 20:00, në stadiumin “Todor Proeski” në  Shkup, ndërsa  drejtësi do të ndaj arbitri nga  Kazakistani Sayat Karabaev

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat