Sport
Shkëndija pas fitores ndaj FCSB, sot zhvillon miqësore në Tetovë

Shkëndija sot në Tetovë nga ora 18:00 ndeshet me Rabotniçkin, një takim ku do të luajnë lojtarë me pas ose aspak minuta deri tani.
Pa kaluar 24 orë nga fitorja emocionale 1:0 ndaj kampionëve të Rumanisë, FCSB, trajneri Jeton Beqiri ka planifikuar një test kontrollues ndaj Rabotniçkit të Shkupit.
Qëllimi i kësaj miqësoreje është t’u jepet hapësirë loje futbollistëve që kanë pasur më pak minuta ose nuk janë aktivizuar fare në ndeshjen e mbrëmshme. Titullarët dhe ata që u inkuadruan kundër FCSB-së ndjekin program rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit do të luajë në këtë duel testues.
Rabotniçki, kundërshtari i sotëm, këtë verë përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në arenën evropiane, por u eliminua në raundin e parë të Conference League nga skuadra bjelloruse Torpedo BelAZ.
Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Rabotniçki luhet sot (e mërkurë) prej orës 18:00 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë dhe është e hapur për tifozët që duan të ndjekin nga afër skuadrën.
Sport
KONFERENCË LIGA: SONTE ZHVILLOHEN NDESHJET RAUNDIT TË DYTË

Sonte me fillim në ora 20 e 30 në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup përballen fituesi i Kupës së Maqedonisë , Vardari me skuadrën zvicerane FC Lozana. Në fushë zbresin edhe ekipet e Shqipërisë dhe Kosovës
Skuadra e vetme nga vendi ynë që përfaqësohet në raundin e dytë në UEFA Liga e Konferencës, ekipi i Vardarit të Shkupit sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ luanë ndeshjen e parë kundër ekipit zviceran Lozana . Në pritje të kësaj ndeshje mbrëmë është mbajtur pres konferencë kua para medieve ka folur trajneri Goce Sedlovski, i cili ka thënë se Kemi një kundërshtar të mirë kundër nesh. Duhet të jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë në këto 90 minuta të para në Shkup. Futbolli zviceran po përparon dhe ata kanë një ligë të fortë. Kemi respekt, por duhet të dalim, të tregojmë karakter. Gjithçka varet nga mënyra se si kundërshtari do të na lejojë të luajmë’’ ka thënë ai.
Ndeshja e sotme Vardari – Lozana fillon në ora 20 e 30, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri çek Dominik Stary
Sonte në fushë zbret edhe skuadra kosovare, FC Prishtina, e cila do të përballet me ekipin nga Irlanda e Veriut, FC Larne. Sfida do të nisë nga ora 21:00
Në fushë zbresin edhe Vllaznia e Shkodrës që përballet me ekipin Vikingur me fillim në ora 20 e 30, Engantia është mysafire e Dinamo Minskut, ndërsa Dinamo e Tiranës është mysafire në Andorë për tu përballur me ekipin Atletik Eskaldes
Sport
LIGA E PARË: EKIPET ZHVILLOJNË FAZËN E FUNDIT PËRGATITORE

Ekipet e Ligës së Parë me sukses janë duke zhvilluar fazën e fundit përgatitore para fillimit të sezonit të ri që nis më 8,9 dhe 10 gusht. Shkëndija mundi Rabotniçkin, Struga Trim Lum barazoi me Llapin, ndërsa Arsimi mundi Teteksin. Nesër hidhet shorti për sezonin e ri 2025/2026
Vetëm dy javë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit ekipet në kuadër të përgatitjeve të fazës së fundit krahas seancave të rregullta stërvitore zhvillojnë edhe ndeshje kontrolluese.
Kampioni në fuqi Shkëndija e Tetovës , mbrëmë me një formacion të kombinuar ka zhvilluar ndeshje kontrolluese me ekipin e Rabotniçkit të cilën e fitoi 3-1. Autor të golave për kuqezinjtë ishin Florent Ramadani 2 dhe Fiton Ademi 1 gol, ndërsa për romantikët shënoi Velkovski. Qëllimi i ndeshjes kontrolluese ishte që trajneri Beqiri të njihet edhe me formën e lojtarëve të cilët kanë pasur më pak minutash në ndeshjet e deri tanishme
Klubi i futbollit Struga Trim Lum ka zhvilluar edhe ndeshjen e katërt kontrolluese , kësaj radhe kundër ekipit Llapi nga kampionati i Kosovës. Ndeshja kontrolluese Struga Trim Lum – Llapi, që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë përfundoi me shifra të barabarta 1-1
Për kundërshtarë këtë herë kishim skuadrën e njohur kosovare të KF Llapit…
Struga Trim Lum ka barazuar 1:1 kundër KF Llapit. Në këtë ndeshje ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi u paraqit dukshëm më mirë, kjo edhe për faktin se ishte ndeshja jonë e katërt para sezonale, përmes të cilave strategu nga Korça po lexon mirë formën e çdo futbollisti. Autor të golave ishin Memetriza Hamza për ekipin vendas, ndërsa Diako për Llapin.
Debutuesi në Ligën e Parë Arsimi i Çegranit ndeshje kontrolluese ka zhvilluara me debutuesin në ligën e dytë ekipin e Teteksit të Tetovës. Golat për ekipin nga Çegrani i kanë shënuar Alban Taipi, Ignjatov, Olatunbosun, Asani dhe Shabani.
Kujtojmë, sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të RMV-së starton me datë 8 gusht (e premte), derisa ndeshje do të ketë edhe me datat 9 dhe 10 gusht.
Do të jetë kjo hera e parë në histori që ndeshjet e Ligës së Parë do të zhvillohen në tre ditë të ndryshme. Shorti për kampionatin e ri 2025/2026 do të hidhet nesër në hapësirat e FFM-së.
Sport
Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane dhe mbyllje 20% të stadiumit në ndeshjen me Letoninë

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.
Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).
Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve