Lajme nga vendi
Mickoski: Është rinovuar Klinika për vesh, hundë dhe fyt, kushte evropiane me pajisje që janë të rralla në rajon
Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vizitoi Klinikën e rinovuar për vesh, hundë dhe fyt në Shkup.
Në vazhdim, ju dërgojmë deklaratën e plotë të Kryeministrit:
“Mirëdita edhe nga unë.
Unë nuk kam asgjë për të shtuar në atë që thanë drejtori dhe ministri, dëshiroj vetëm që punonjësit të kenë më pak punë, që të përqendrohemi më shumë në parandalim, por kur pacientët përdorin këto ambiente, shërbimet e klinikës atëherë të kenë kushte të mira, siç i kemi këtu tani, falë drejtorit, falë Fondit, ministrit, Ministrisë, punonjësve të klinikës, mund të shihni disa do të thoshin kushte evropiane me pajisje që janë unike në vendin tonë, por pajisje që janë të rralla në rajon.
Pra, dua t’i përgëzoj vërtet dhe t’u uroj që të ecin në atë drejtim dhe të vazhdojnë të punojnë në atë drejtim.
Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveçse të pajtohem me gjithçka që thanë drejtori dhe ministri.”
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

