Sport
NË MILETINË PËRFUNDOI TURNEU TRADICIONAL “MËRGIMTARËT 2025”
Ekipi “Auto Llaker Meti” është fitues i turneut tradicional “Mërgimtarët 2025” që gjatë një jave u mbajt në fshatin Miletin ku morën pjesë 12 ekipe, kryesisht me ekipe nga ky vendbanim.
Në mbrëmje festive që kishin organizuar për mërgimtarët të cilët aktualisht kanë ardhur në pushime në vendlindjen e tyre, u zhvillua ndeshja finale e turnirit tradicional në futboll të vogël Mërgimtarët 2025” fshatin Miletinë të Komunës së Bërvenicës. Në turnirin “Mërgimtarët 2025” që zgjati një javë kanë marrë pjesë 12 ekipe kryesisht nga ky vendbanim, ndërsa në finale fitues doli ekipi “Auto Llaker Meti” që mundi 3-1 ekipi ITALO KAFE. Ekipi fitues u nderua me Kupë dhe medalje
Kryetari I Këshillit organizativ Mevludin Izairi publikisht falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për realizimin e turnirit tradicional “Mërgimtarët 2025”
“I falënderoj të gjithë banorë që janë të fshatit tonë, i falënderoj gjithë sponsorët tonë që na kanë përkrahur deri në fund. Në këtë turne marrin pjesë 12 ekipe të cilat janë të gjitha nga fshati jonë dhe i falënderoj të gjithë që kanë luajtur në këtë turne dhe shpresojmë që do të luhet edhe më tutje. Kjo organizohet për hir të mërgimtarëve dhe mendojmë t’ia kalojmë sa më mirë” tha Mevludin Izairi
Njëri ndër më të merituarit për organizimin dhe mirëvajtjen e turnirit Samet Rasimi i cili ishte edhe referi kryesor në të gjitha ndeshjet, tha se qëllimi kryesor i këtij organizimi ishte që ta afrojnë sa më shumë rinin e nga diaspora
“Qëllimi i këtij turneu është që të grumbullohen, që të shoqërohen, se shumica nga ne janë emigrant, jetojnë jashtë në vendet evropiane, shumica nga neve asimilohen, e qëllimi i kësaj është që mos e harrojnë vendlindjen ku kanë lindur, shumica prej atyre kanë lindur jashtë, por i kanë prindërit nga këtu. Kjo është një gjë e përbashkët, që të shoqërohen më shumë, që të njoftohen, t’i mbajnë traditat tona dhe të njohën vendlindjen ku kanë lindur prindërit e tyre”. deklaroi Samet Rasimi

Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

