Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria kërkon uljen e çmimeve për pajisjet shkollore për rreth 15 për qind

Published

on

Qeveria mori vendim që t’u kërkojë tregtarëve të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera.

Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht-15 shtator, dhe tregtarët janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01 qershor, i cili merret si çmim bazë për përcaktimin e uljes. Gjithashtu, përpara hyrjes së objektit shitës ose në ndonjë vend të dukshëm në dyqan, duhet të jetë i afishuar qartë dhe dukshëm një poster me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty.”

Lajme nga vendi

ASHMMA miratoi Udhëzimin për radiodifuzerët për Zgjedhjet lokale 2025

Published

on

Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, pas përfundimit të konsultimit publik, dhe me qëllim të sqarimit të mënyrës së zbatimit të dispozitave të  Kodit Zgjedhor, sot miratoi Udhëzimin për radiodifuzerëtt për Zgjedhjet lokale 2025.

Udhëzimi përfshin rregullat për limitet kohore të reklamave politike me pagesë (RPP), shënjim të porositësit të reklamës, ndarjen e kohës në lajme për Shërbimin publik radiodifuziv, prezantimin politik papagesë të Kanalit të Kuvendit dhe sigurim në qasjes të përmbajtjeve të procesit zgjedhor për personat me aftësi të kufizuar.

“Gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, në rrethin e parë të zgjedhjeve, radiodifuzerët mund të emetojnë  gjithësej nëntë minuta e tridhjetë sekonda kohë shtesë për reklamim në kohë reale të transmetimit të programit, të destinuar ekskluzivisht për RPP. Në Udhëzim është përcaktuar saktë ndarja e këtyre minutave ndërmjet pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve koha në total për RPP do të varet nga koha për RPP, që përdoret nga bartësit e listave, kandidatët për kryetarë të së cilës do ta vazhdojnë  fushatën zgjedhore në rrethin e dytë. Në të njëjtën kohë, ndarja e kohës ndërmjet bartësve të listave do të jetë  e njëjtë dhe në rrethin e parë të fushatës zgjedhore”, informojnë nga ASHMAA.

Gjatë rrethit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, Shërbimi i Kuvendit, çdo ditë do të ofrojë gjithësej tre orë për prezantim politik papagesë të fushatave të partive politike të përfaqësuiara në Kuvendin e RMV-së, si dhe gjithësej një orë çdo ditë për prezantim politik papagesë të fushatave të bartësve të listave që nuk janë të përfaqësuar në Kuvend. Në rrethin e dytë, gjatë kësaj kohe do të transmetohet papagesë prezantimi i kandidatëve për kryetarë bashkie që do të vazhdojnë fushatën zgjedhore në rrethin e dytë.

Shërbimi publik dhe televizionet në nivel shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, duhet të emetojnë përmbajtje në lidhje me procesin zgjedhor në format të qasshëm për personat me aftësi të kufizuar. Udhëzimi për radiotransmetuesit për Zgjedhjet lokale 2025, është i disponueshëm në linkun. 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

I maskoi targat me kuq si të makinave zyrtare, ndalohet 56-vjeçari nga Tetova

Published

on

Një 56-vjepar nga Tetova i kishte lyer me ngjyrë të kuqe targat e regjistrimit që të dukeshin si të automjeteve zyrtare dhe kishte vendosur edhe drita sinjalizuese – flesherë. R.L. u ndalua nga policia në Tearcë gjersa drejtonte një “Mercedes” me targa të ndryshuara dhe pajisje të paligjshme ndriçuese. Punonjësit e policisë ia morën marrë shenjat e regjistrimit dhe dritat sinjalizuese, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të paraqiten kallëzime për kundërvajtje nga Ligji për automjete dhe Ligji për siguri të trafikut rrugor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Në logon tonë jeton historia dhe identiteti shqiptar, jo shërbimi ndaj Gruevskit

Published

on

BDI, vazhdon fushatën e saj të shpifjeve dhe manipulimeve, kësaj here duke gënjyer edhe për dizajnin në prapavijë të VLEN.

Ky dizajn është pasqyrë e trashëgimisë, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Brenda saj janë të gdhendura simbolet që flasin vetë: Kalaja e Shkupit, Malet e Sharrit, Sheshi Skënderbeu me flamurin kombëtar, Çarshia, Stacioni i vjetër i trenit, lumi Vardar, Shtëpia e Beut, Universiteti i Tetovës dhe shumë të tjera. Këto janë themelet e historisë, kulturës dhe përditshmërisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Paturpësia e BDI-së paraqitet në shtrembërimin e fakteve, ose edhe më keq në mosnjohjen e simboleve!

Muzeu i Ilindenit paraqet kryengritjen e Krushevës, ku në këtë kryengritje sipas gjitha fakteve historike shqiptarët kanë pasur rol kyç;

2. Universitetin Shtetëror të Tetovës e paraqesin sikur muze të VMRO-së;

Advertisement

3. Përmendoren e Skënderbeut e paraqesin sikur Aleksandri i Madh;

4. Gënjejnë që vetëm flamuri shtetëror është në këtë dizajn, ku duket qartë që krahas flamurit shtetëror, qëndron edhe flamuri kombëtar.

Nëse BDI nuk i sheh këto elemente shqiptare, atëherë kjo ndodh sepse BDI prej kohësh i ka mbyllur sytë ndaj interesave kombëtare dhe i sheh vetëm interesat e Soravisë dhe korrupsionit të vet.

VLEN nuk ka nevojë të fshehë asgjë. Ne flasim me simbolet e shqiptarëve, me historinë tonë, me universitetin e parë shqiptar, me flamurin kuq e zi, me malet, lumenjtë dhe qytetet tona.

Prandaj, çdo shpifje e BDI-së është vetëm një dëshmi tjetër se kjo parti ka humbur busullën shqiptare dhe ka mbetur peng i korrupsionit dhe i shefave të saj të vjetër në Budapest.

Advertisement

VLEN është NJË ZË i shqiptarëve dhe ky zë do të dëgjohet fuqishëm më 19 tetor, me numrin 7, për ndryshimin që e meriton çdo qytetar.

Continue Reading

Më të lexuarat