Sport
PSG FITUESE E SUPERKUËS EUROPIANE
Paris Saint-Germain shpallet Superkampion i Europës.Francezët shënuan dy gola në fund të ndeshjes dhe mundën në mënyrë dramatike Tottenhamin falë penalltive.
PSG triumfoi në finalen e Superkupës së Europës, duke përmbysur rezultatin ndaj Tottenhamit në sekondat e fundit dhe në kohën e rregullt sfida u përmbyll me shifrat 2 me 2, dhe ndryshe nga formatet e kaluara, nuk ka pasur vazhdime me dy pjesë nga pesëmbëdhjetë minuta ,por skuadrat kanë kaluar direkt te penalltitë,me ç’rast futbollistët francez ishin më efikas nga 11 metërshi duke ngadhënjyer me rezultatin 4-3. Tottenham dukej se do ta fitonte përballjen, pasi e kishte ndeshjen nën kontroll pas golave që realizuan Van de Ven dhe Cristian Romero në pjesën e parë, por PSG nuk u dorëzua duke shkurtuar diferencën përmes futbollistit Lee në minutën e tetëdhjetë e pestë me një goditje të saktë, ndërsa Goncalo Ramos në minutën e nëntëdhjetë e katërt realizoi një goditje nga afërsia për barazimin 2 me 2, duke çuar ndeshjen në penallti. Vitinha e ka humbur penalltinë për PSG, ndërsa për Tottenham kanë gabuar Van de Ven dhe Tel. Në fund, Nuno Mendes e ka vulosur fatin e ndeshjes me gjuajtjen vendimtare, duke bërë që ekipi francez ta fitojë trofeun. Kjo është Superkupa e parë Europiane për PSG, e cila kërkon të vazhdojë me formën që mbylli sezonin e kaluar. Vlen të theksohet se një mesazh i fuqishëm dhe simbolik u shfaq para fillimit të finales së Superkupës së UEFA-s mes PSG dhe Tottenhamit në stadiumin “Dacia Arena” në Udine, me ç’rast futbollistët dhe fëmijët që i shoqëronin në fushë mbajtën një banderolë me mesazhin e qartë: Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Ndaloni vrasjen e civilëve. Edhe pse UEFA nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë shtet apo palë të përfshirë, koha dhe përmbajtja e mesazhit kanë ngjallur dyshime të forta se ai lidhet me situatën aktuale në Lindjen e Mesme më saktë, me ofensivën e vazhdueshme në Gaza dhe humbjen e jetëve të pafajshme.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!
Tre fitore të vendasve dhe tre fitore të ekipeve mysafire është epilogu u gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë meshkujve
Në ndeshjen mes dy skuadrave spanjolle ekipi mbretëror i Real Madridit ka shënuar fitore të sigurt në transfertë kundër ekipit Baskonia 86-104. Reali pas startit katastrofal ku pati tre disfata të një pasnjëshme tani me 5 fitore radhazi renditet i gjashti në tabelë.
Fitore në transfertë ka regjistruar edhe Barcelona kundër Bayernit me rezultatin 88-84 si dhe Parisi kundër Dubait me shifrat 99-93.
Valencia në cilësin e vendasit ka mposhtur Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir Milanon 80-75 dhe Crevena Zvezda ka mposhtur Makabi Tel Aviv me rezultatin 100-78.
Pas raundit të tetë kryeson Panathinaikosi me 7 fitore e 1 disfatë e ndjekur nga Valencia dhe Fenerbahçe që kanë nga 6 fitore e dy humbje
Baskonia – Real Madrid 86 -104
Valencia – Fenerbahce 86-78
Panathinaikos – Milano 80 -75
Bayern – Barcelona 84 – 88
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv 100 –78
Dubai – Parisi 93 – 99
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI
Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.
Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.
Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.
Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.
Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin vjeshtor.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.
Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.
Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

