Connect with us

Lajme nga vendi

Arrestohet një grua nga Shkupi për kontrabandë emigrantësh

Published

on

Një grua nga Shkupi është arrestuar nga policia për kontrabandë emigrantësh, pasi në automjetin e saj u gjetën gjashtë shtetas të Egjiptit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 15 gusht 2025, rreth orës 19:20, në autostradën “Miqësia”, pranë hyrjes për fshatin Prdejcë. Policia kufitare nga stacioni “Bogorodicë” ka ndaluar një automjet të llojit “Shkoda Octavia” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte 39-vjeçarja M.P. nga Shkupi.

Më herët, nëpunësit kishin vërejtur disa emigrantë duke hipur në veturë në Bogorodicë, dhe pas marrjes së masave, automjeti është ndaluar.

Gruaja është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të ngritet kallëzim penal, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit “Vinojug” – Gjevgjeli.

Lajme nga vendi

Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova

Published

on

Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.

Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime  familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari

Published

on

Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.

​Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.

Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.

​Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
​Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
​Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.

Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.

Advertisement

Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë

Published

on

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Continue Reading

Më të lexuarat