Connect with us

Sport

FUTBOLL: STRUGA TRIM LUM DHE VARDARI FITOJNË NË TRANSFERTË

Published

on

Në  dy ndeshjet hapëse  të xhiros  së dytë  të sezonit të në Ligën e parë të  futbollit  vendor  Struga Trim Lum  dhe  Vardari në cilësinë e mysafirit regjistruan fitore  në përballjet me  Arsimin  e Çegranit gjegjësisht Tikveshin në Kavadar  me rezultat  identik 1-2

 Ndeshja  mes  Arsimit  dhe  Struga  Trim  Lum  që  u  zhvillua  në  pas ditën e  së premtes  në stadiumin e qytetit në Gostivar  për  vendasit  ishte  historike  pasi  për here pare  si  anëtare e elitës së  futbollit vendor  luajtën para  publikut tѱ vet  të  cilët ishin  mbi  1000 veta  në tribunat e  stadiumit.  Ndeshja  pas 90 minutave   ku  u luajt  në ndeshje  tipike  kampionale  përfundoi me  fitoren e  skuadrës  mysafire  1-2. Të parët  në epërsi kaluan vendasit  në pjesën e pare me  një  gol të bukur  të  futbollistit  në minutën e  42-të.  Në pjesën e dytë  fillimisht loja  ishte e  barabartë por  pas dy gabimeve  të mbrojtjes  vendase  struganët me golat e Radeskit dhe Kampaores përmbysën rezultatin  dhe  fituan  2-1 . Pas ndeshjes trajneri i  Arsimit Vildan Saliju disfatën e ekipit të tij e arsyetoi    me mungesën e përvojës

 ““Mendoj se e paguam faturën e përvojës, sigurisht zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, shumë agresive, ku përveç golit kishim edhe tre-katër raste shumë të mira për shënim. Pastaj pjesën e dytë sikur ekipi u tërhoq pak pas, ndoshta e respektuam më shumë kundërshtarin se sa duheshe, mendoj se nuk ka vend për dëshpërim, jemi ekip e re, pas kësaj humbje besoj do të dalim më të fortë, do mësojmë prej këtyre gabimeve që ndeshjeve të radhës mos na përsëriten, sigurisht Struga është një ekip me përvojë, një ekip e cila është ndërtuar për të qenë kampion i shtetit, dhe është vështirë me e përballuar. Jam i kënaqur me angazhimin e gjithë lojtarëve, sigurisht ne duhet edhe ta analizojmë ndeshjen pastaj të shohim se ku çalojmë, tash jemi edhe në afekt dhe mund të japim edhe ndonjë vlerësim gabim. Megjithatë humbja do të na bëj më të fortë, dhe unë jam i sigurt se do të kthehemi më të fuqishëm. “ deklaroi Vildan Saliju

Nga ana tjetër trajneri i Struga Trim Lum, Bledi Shkëmbi tha se fitorja  e ekipit të tij erdhi si  pasoj  e  cilësisë dhe përvojës  së lojtarëve të tij  dhe  se  Struga edhe në ndeshjet e radhës do të vazhdon  këtë; rrugëtim të  fitoreve në sezonin e ri

 “”Për fat të mirë arritëm të kthejmë rezultatin, nuk është se jam i kënaqur shumë me skuadrën, pjesën e parë vuajtëm shumë, nuk luajtëm nëatë mënyrën që duhet të luajmë, por për pjesën e dytë mendoj që djemtë meritojnë komplimentet për kthimin e rezultatit.
Duhet të punojmë shumë, jemi mbrapa me disa lojtar që nuk janë në gjendjen fizike më të mirë, jemi një skuadër e ribërë, na duhet kohë, duhet të punojmë, shpresoj të vazhdoj kështu
.” Deklaroi Bledi Shkëmbi

Advertisement

Me  rezultat  identik  si  në  Gostivar ka  përfunduar edhe ndeshja  në Kavadar mes Tikveshit dhe Vardarit. Autor  të golave  ishin Ivanovski për Tikveshin , ndërsa Matiq  dhe  Mato për Vardarin . Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me dy ndeshje tjera si Makedonija Gjorçe Petrov që pret Shkëndijën e Tetovës, ndërsa  Rabotniçki është nikoqire e Bashkimit. Të dielën është paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje, me Shkupin që po përballet me probleme të vazhdueshme dhe ende nuk  dihet  se a do ta  zhvillohet  ky takim  dhe ku .Jva e dytë e  sezonit të ri  mbyllet  të hënën  me  ndeshjen AP  Brera – Pelisteri.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!

Published

on

Në Euroligën e  basketbollit  për  meshkuj  janë zhvilluar  gjashtë  duele  të raundit të të tetë. Panathinaikosi kryeson me 7 fitore e një  disfatë. Real Madridi regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Tre fitore  të vendasve  dhe  tre  fitore të ekipeve mysafire  është  epilogu  u  gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë  meshkujve

Në ndeshjen mes dy skuadrave  spanjolle  ekipi  mbretëror i Real Madridit ka  shënuar  fitore të sigurt  në transfertë kundër  ekipit Baskonia  86-104. Reali pas startit katastrofal  ku pati  tre  disfata  të një pasnjëshme  tani me  5  fitore  radhazi  renditet i gjashti në tabelë.

Fitore  në  transfertë  ka regjistruar edhe Barcelona  kundër Bayernit  me rezultatin 88-84  si dhe  Parisi kundër  Dubait   me   shifrat 99-93.

Valencia   në  cilësin e vendasit ka mposhtur  Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir  Milanon 80-75  dhe  Crevena Zvezda  ka mposhtur  Makabi Tel Aviv me  rezultatin 100-78.

Pas  raundit të tetë  kryeson Panathinaikosi me  7  fitore e  1 disfatë e ndjekur  nga  Valencia  dhe Fenerbahçe  që kanë  nga 6 fitore e dy  humbje

Advertisement

Baskonia – Real Madrid                   86 -104

Valencia – Fenerbahce                    86-78

Panathinaikos – Milano                    80 -75

Bayern – Barcelona                          84 – 88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv   100 –78

Advertisement

Dubai – Parisi                                     93 – 99

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Më të lexuarat