Lajme nga vendi
Sot Kuvendi do të vendosë për kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale
Kuvendi sot ka caktuar seancë në të cilën pika e vetme në rend të ditës janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtuar, të cilat, mes tjerash, rregullojnë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në vend të një për qind, me ndryshimet janë parashikuar – kur dorëzuesit e listës së kandidatëve për deputetë janë grup i votuesve, është e nevojshme të mblidhen të paktën 0,95 për qind të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në çertifikatën e Listës së votuesve të njësisë zgjedhore (NJZ).
Me ndryshimet janë parashikuar dhe kur dorëzuesi i listës së kandidatëve për deputetë është grup i votuesve nga njësia zgjedhore për votim jashtë vendit, të mbledhë të paktën 1.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në çertifikatën e Listës së votuesve për ato njësi zgjedhore para personave zyrtarëve të PDK, gjegjësisht zyrat konsullore në një formular të përshkruar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Me zgjidhjet e porpozuara ligjore, janë definuar edhe portalet e internetit në përputhje me Ligjin për mediat, ndërsa është kryer dhe harmonizimi me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, si dhe për deputetët me nënshkrime të mbledhura.
Sipas propozuesve (grup deputetësh), me zgjidhjet e porpozuara ligjore do të sigurojë një proces zgjedhor të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës dhe do të tejkalojë mospërputhjet e perceptuara përmes përforcimit të kuadrit ligjor.
Më herët KSHZ-ja, në seancën e së shtunës miratoi një vendim për të nxjerrë jashtë fuqie Udhëzimet e KSHZ-së të vitit 2024 që rregullojnë procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mënyrën e emërimit të noterëve në përputhje me Kodin zgjedhor. Siç tha kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, ky udhëzim për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve po shfuqizohet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin shfuqizon nenet 61 dhe 62 të Kodit zgjedhor që përcaktonin numrin/përqindjen e nënshkrimeve për propozimin e listave të grupit të votuesve.
Lajme nga vendi
Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova
Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.
Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.
Lajme nga vendi
Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari
Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.
Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.
Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.
Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.
Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.
Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.
Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

