Connect with us

Sport

TENIS: ALCARAZ DHE SINNER NË FINALEN E MASTERS TË SINSINATI

Published

on

 Në  finalen e  turneut Masters të Sinsinati  do të përballen Carlos Alcaraz  dhe Janik Sinner, në kategorinë e  meshkujve, ndërsa  Jasmine Paolini  dhe  Iga Svietak takohen në  finalen e  femrave.

 Janë përcaktuar tenistët  finalistë  të turneut Masters të Sinsinati, turneu i  fundit  i rëndësishëm në prag të Grand Slamit në US Open që nis pas një jave në Nju Jork.

Në finale  të turneut Masters  të Sinsinati në kategorinë e meshkujve përballë njëri tjetrit do të  jenë aktualisht dy tenistët më të mirë në botë , pra  numri  1  dhe numri 2 , përkatësisht tenisti italian Janik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz.

 Carlos Alcaraz në gjysmëfinale mundi  tenistin gjerman  Alexander Zverev. 2-0  në sete  6-4 dhe 6-3 . Ndërsa  Janik  Sinner në  gjysmëfinale  mundi  befasinë më të madhe  në këtë turne  Terence Atmane, me rezultatin 2-0  në sete  7-6, dhe 6-2

Ky do të jetë turneu i katërt radhazi në të cilin Sinner dhe Alcaraz  përballen në  finalen  e madhe, ku tenisti spanjoll  ishte më suksesshëm në Rome  dhe më pas  në turneun Roland  Garos, ndërsa Sinner i dha fund “serisë së tij të zezë” me një fitore mbresëlënëse në Wimbledon.

Advertisement

 Finalja  e  meshkujve Alcaraz dhe Sinner zhvillohet  sonte  në ora  21:00.

Janë përcaktuar  tenistët  Në kategorinë e  femrave   finalen  do ta  diskutojnë  tenistja  italiane Jasmine Paolini  dhe   ajo polake Iga Svietak. E cila  është  numri  një  në botë  dhe  fituese e Wimbledonit, ndaj edhe  konsiderohet  favorite

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat