Lajme nga vendi
ESHA zbulon dobësi në funksionimin e Regjistrit Qendror të Popullsisë në RMV
Enti Shtetëror i Auditimit ka identifikuar dobësi në funksionimin e Regjistrit Qendror të Popullsisë (RQP), bazës së të dhënave të integruar me të dhëna personale të qytetarëve të Maqedonisë.
Sipas raportit, vetëm 13.46% e institucioneve shtetërore të lidhura me Platformën e Ndërveprimit përdorin të dhëna nga regjistri, ndërsa midis kompanive private kjo përqindje është pothuajse tre herë më e lartë – 36.36%. Kjo tregon se pikërisht institucionet që kanë detyrimin më të madh për përdorim të azhurnuar dhe të sigurt të të dhënave personale përdorin më pak burimet e Regjistrit Qendror.
Auditimi vëren gjithashtu se shkëmbimi i të dhënave nuk kryhet në kohë reale, por më shpesh një herë në ditë, gjë që krijon hapësirë për mosmarrëveshje midis të dhënave në bazat e të dhënave burimore dhe atyre në Regjistrin Qendror. Kjo, nga ana tjetër, mbart rrezikun që qytetarët të trajtohen me informacion të vjetëruar kur ushtrojnë të drejtat dhe shërbimet.
Një problem shtesë është mungesa e kontrolleve të sistemit dhe standardeve të qarta të sigurisë së IT-së. Nuk ka procedura të përcaktuara për kontrollimin e cilësisë së të dhënave, as një rregullore mbi standardet e sigurisë për organet që menaxhojnë këtë informacion. Auditorët paralajmërojnë se kjo situatë hap rrezikun e anashkalimit të rregullave për akses dhe keqpërdorimit të mundshëm të të dhënave personale.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

