Connect with us

Lajme nga vendi

QMK: Zjarret në Jasen, Dolneni dhe Kozhuf janë vënë nën kontroll

Published

on

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) deri në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm, nuk ka zjarre aktive në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit.

Zjarret në komunat Makedonski Brod, Gjevgjeli dhe Dolneni janë vënë nën kontroll.

Një pyll i përzier është djegur në “Jasen”. Një pyll i përzier është djegur edhe në territorin e fshatrave Dolgaec dhe Strovija.

Lajme nga vendi

“Safe City”/ Presidentja dekretoi Kodin Penal

Published

on

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dekretoi Kodin Penal. Thotë se ka vërejtje, por sipas saj është më i mirë se Kodi paraprak Penal. Siljanovska thotë se ndryshimet i pranon vetëm si tranzicion, pra deri në miratimin e Kodit tërësisht të ri në qershor.

“Unë e kam nënshkruar ligjin ja do të them përse. Kam menduar, por kam edhe unë vërejtje për disa zgjidhje por më së voni pres që ky tranzicion të tejkalohet në qershor,  siç më kanë shpjeguar, sepse unë kërkova sqarime të detajuara. Do ta toleroj këtë vetëm në prag të pritjes së Kodit të ri Penal, për të cilin punohet gjatë kohë dhe sipas meje do të jetë kyç edhe për reformat në gjyqësor”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

Siljanovska tha se e mbështet plotësisht edhe ligjin për kundërvajtje në trafik, respektivisht sistemin “Safe City”. Ajo thotë se iniciativat që e vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e sistemit janë të pabaza.

“Unë jam juriste dhe teza se sistemi ka të bëjë vetëm me disa qytete është tezë laike nuk është tezë e bazuar juridikisht sepse në Kumanovë, Shkup dhe Tetovë nuk drejtojnë automjetet vetëm banorët e atyre qyteteve por ka shoferë nga i gjithë shteti. Unë nuk shoh këtu diskriminim. Diskriminimi është i mundshëm vetëm nëse bëhet fjalë për dallime në baza gjinore, mbi baza të çfarëdolloj përkatësie”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

“Safe City” do të hyjë në fuqi të plotë më 1 shkurt, kur dhe do të nis zbatimi i gjobave ndaj shkeljeve të detektuara nga sistemi i kamerave. Gazetare: Ajnur Bafqari

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Lajm i mirë për transportuesit, BE do të vendosë viza speciale për shoferët

Published

on

Bashkimi Evropian ka publikuar një strategji të re për viza e cila për herë të parë parashikon zgjidhje sistematike për shoferët profesionistë jashtë Zonës Shengen, nëpërmjet vendosjes se regjimit të posacëm të vizave dhe për qëndrimet e vazhdueshme por të shkurta në Zonën Shengen.
Në dokumentin strategjik të KE-së, theksohet se regjimi i tanishëm i qëndrimit, i cili lejon 90 ditë në afat prej 180 ditëve, shkakton probleme serioze për sektorët që varen nga lëvizshmëria përtej kufitare, Mes tyre, posacërisht është theksuar sektori i transportit që është i një rëndësie shumë të madhe për vendet e BE-së.
Komisioni vëren se rregullat aktuale kërkojnë marrjen e një vize afatgjate ose leje qëndrimi për çdo qëndrim më të gjatë se 90 ditë, por se një sistem i tillë nuk është i përshtatshëm për profesione që kërkojnë lëvizje të shpeshta dhe afatshkurtra ndërmjet vendeve anëtare, pa synim për vendosje të përhershme në Bashkimin Evropian.
Në këtë kontekst, për herë të parë përmenden në mënyrë eksplicite shoferët e kamionëve nga vendet e treta si kategori profesionale për të cilën mund të vendosen rregulla të reja për qëndrime të zgjatura afatshkurtra, së bashku me artistët në turne, sportistët dhe profesionistët e angazhuar në projekte ndërkufitare.
Komisioni Evropian vlerëson se zgjidhjet e reja për viza mund të kontribuojnë në fleksibilitet më të madh të tregut të punës, stabilitet të zinxhirëve të furnizimit dhe funksionim më të mirë të tregut të brendshëm të BE-së, duke ruajtur njëkohësisht kontrollin mbi flukset migratore.
Hapat e mëtejshëm dhe modelet konkrete të vizave të reja do të jenë objekt i negociatave me vendet anëtare në periudhën e ardhshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Virusi i barkut dominues tek fëmijët, Ademi: Me rëndësi marrja e terapisë adekuate

Published

on

Në periudhën e dimrit, përveç gripit, aktuale janë edhe viruset e ndryshme. Momentalisht tek fëmijët po dominon virusi i barkut, thotë  mjeku Sejfullah Ademi. Sipas tij, simptomat janë me mundime, shtrëngime të barkut, të vjella që zgjasin nga tre deri në shtatë ditë, varësisht nga imuniteti i fëmijëve.
“Te popullata vetëm se është aktuale virusi i barkut, më të rrezikuar janë fëmijët që janë pjesa më e prekur nga e gjithë popullata. Simptomat duke filluar janë me barkqitje, të vjella, mundime, si dhe shtrëngime të lehta në bark, gjë që na alarmon se ne duhet të ndërmarrim masa që situatën e tillë ta përmirësojmë dhe t’u ndihmojmë duke filluar me terapinë simptomatike, por duhet të ndiqet situata që të mos vështirësohet gjendja që mund t’i komplikojë pastaj gjërat.”, – deklaroi mjeku, Sejfullah Ademi.
Mjeku Sejfullah Ademi thekson se është e preferuar që pacientët me virus të barkut fillimisht të marrin terapinë më të lehtë, elektrolitet, dhe pastaj të shihet në bazë të simptomave.
“Terapia duke filluar nga më e lehta, dhënia e elektroliteve, probiotikëve një ashtu preferohet, sa më shumë lëngje, ushqime të lehta, që mos ta mundojmë sistemin gastrointestinal, një farë forme e acaruar nëse themi, që duhet të ketë kujdes familja që çfarë ushqimi u jep fëmijëve që t’i kalojë sa më shpejt virusi aktual.”, – theksoi mjeku, Sejfullah Ademi.
Mjeku Ademi apelon prindërit që të ndjekin në vazhdimësi gjendjen e fëmijës që vuan nga virusi i barkut, që të evitohen problemet e tjera shëndetësore. Po ashtu rekomandohet që të kujdesemi në marrjen e mineraleve dhe vitaminave me ushqim të shëndetshëm.VLORA LATIFI TOPOJANI
Continue Reading

Më të lexuarat