Lajme nga vendi
Aleanca për Shqiptarët: Sulmi në Tetovë është akt barbar me bazë etnike, kërkojmë përgjegjësi institucionale

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për aktin e fundit të dhunës brutale në Tetovë, ku mbi 20 huliganë të grupit “Vojvoda” kanë sulmuar barbarisht dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike.
Ky sulm, i cili ka lënë pas dy të mitur me lëndime të rënda – njëri me hundë të thyer dhe tjetri me brinjë e krah të thyer – është dëshmi e një klime të papranueshme urrejtjeje etnike dhe tolerance institucionale ndaj huliganizmit.
Kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike që të identifikohen dhe të arrestohen menjëherë të gjithë autorët e këtij akti kriminal, të cilët jo vetëm që kanë rrezikuar jetën e dy të rinjve, por kanë goditur edhe ndjenjën e sigurisë së qytetarëve.
Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se heshtja dhe mosveprimi i shtetit përballë rasteve të tilla vetëm sa i inkurajojnë grupet huligane që të përsërisin sulme të ngjashme.
Dhuna ndaj fëmijëve është vijë e kuqe dhe përgjegjësia bie mbi institucionet që duhet të garantojnë rend dhe siguri”, theksohet më tej.
ASh qëndron pranë viktimave dhe familjeve të tyre, duke i inkurajuar të kërkojnë drejtësi deri në fund. Ky rast, nuk duhet të mbyllet si një incident i zakonshëm, por të trajtohet si akt i dhunës së organizuar me bazë etnike.
Aleanca për Shqiptarët
Lajme nga vendi
Ekonomia e Maqedonisë në rritje: PBB rritet 3,4% në tremujorin e dytë të 2025-s

Enti Shtetëror i Statistikës i Maqedonisë së Veriut njoftoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit për 3,4% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke treguar përmirësim të qëndrueshëm ekonomik.
Sektoret me rritjen më të madhe përfshijnë:
- Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 6,0%
- Minierat, prodhimi industrial, furnizimi me energji dhe ujë, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet mjedisore me 3,9%
Konsumi i familjeve dhe i institucioneve jofitimprurëse u rrit nominalisht 6,1%, duke përbërë 68,5% të PBB-së. Eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve shënuan rritje respektive prej 6,4% dhe 7,3%.
Të dhënat e përshtatura sezonale dhe kalendarike tregojnë se norma reale e rritjes së PBB-së është 3,2%, duke treguar një trend pozitiv të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut në tremujorin e dytë të vitit 2025./TV21
Lajme nga vendi
Aliu: Deri tani janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste të dyshuara ndërhyrjesh kardiokirurgjikale pa bazë mjekësore

Në Komisionin e Brendshëm janë dorëzuar tetë raste të dyshuara ndërhyrjesh kardiokirurgjikale pa bazë mjekësore, të cilat do të shqyrtohen me hollësi, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, lidhur me operacionet e paarsyetuara kirurgjikale në spitalet private, që si çështje u ngrit nga një mjek disa javë më parë.
“Dua të ju informoj se deri te Komisioni i Brendshëm janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste. Komisioni do ti shqyrtojë të gjitha me hollësi, me qëllim që të përcaktohet e vërteta mbi bazë të fakteve mjekësore. Komisioni nesër do të mblidhet dhe këto dosje do të jenë rastet e para për të cilat do të veprojë. Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar edhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme profesionale për të njëjtat raste. Qytetarët duan dhe duhet të jenë të sigurt se kur kërkojnë shërbim shëndetësor, e marrin atë mbi bazë të nevojës reale dhe provave mjekësore, e jo mbi vlerësime të përgjithshme apo motive korruptive”, tha ministri Aliu.
Ai shtoi se ky proces nuk do të mbetet vetëm te ndërhyrjet kirugjike dhe kardiovaskulare, por do të zgjerohet edhe në segmente të tjera të shëndetësisë.
“Procesi që ka filluar është një terapi për sistemin shëndetësor për të rikthyer besimin në të. Një terapi që fillon me ndërhyrjet kardiologjike dhe kardiovaskulare, por nuk do të ndalet këtu , do të zgjerohet në të gjitha segmentet e shëndetësisë, sepse çdo fushë duhet të mbështetet në profesionalizëm, prova mjekësore dhe respekt ndaj pacientëve. Askush nuk do të mbrohet, as nga sektori publik, as nga ai privat shëndetësor, nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në kryerjen e ndërhyrjeve për të cilat nuk ekziston arsye mjekësore. Në të njëjtën kohë, askush nuk do të stigmatizohet pa prova. Është filluar një proces i ndjeshëm, por i domosdoshëm. Do ta udhëheqim në mënyrë objektive, profesionale dhe transparente, pa kompromise me çfarëdo pritshmërish apo interesash; në fund janë faktet dhe provat ato që do të flasin”, tha Aliu.
Ministria e Shëndetësisë para një jave bëri thirrje që të raportojnë informacione për parregullsi të mundshme në lidhje me kryerjen e ndërhyrjeve kardiologjike dhe kardiovaskulare, përmes platformës “Raportoni parregullsi”, e cila është e disponueshme në faqen zyrtare të MSH në këtë LINK.
Para disa javësh kirurgu kardiolog Sashko Kedev në një intervistë me Kanal 77, tha se në disa spitale private kryhen ndërhyrje të panevojshme për fitim, duke përfshirë stentime dhe operacione të panevojshme. Ai nuk përmendi asnjë spital me emër. Pas deklaratës, spitali privat “Acibadem Sistina” i kërkoi atij të specifikonte se për cilin institucion bëjnë fjalë këto pretendime, duke e paralajmëruar se nëse nuk e bën këtë, do të ngrejë padi për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.
Pas kësaj Ministria e Shëndetësisë formoi Komisionin e Brendshëm të përbërë nga ekspertë mjekësorë, juristë dhe ekonomistë. Detyra e këtij komisioni është që të konstatojë faktet dhe të veprojë mbi bazë të provave mjekësore, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe rregullave metodologjike të sakta. Gjetjet nga kjo analizë e komisionit të brendshëm do ti dorëzohen komisionit profesional të përbërë nga ekspertë të huaj.
Lajme nga vendi
Bilall Kasami: Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm dhe dhunë, ligji vlen për të gjithë

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve