Sport
MAQEDONIA E HUMBI MIQËSOREN ME ARABINË SAUDITE

Arabia Saudite mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2-1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Pragë të Republikës Çeke.
Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë në Pragë të Çekisë luajti një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite dhe humbi 1:2. Reprezentacioni ynë kaloi në epërsi me një gol fantastik nga Aleksandër Trajkovski në minutën e 40-të, por Arabia Saudite fitoi me përmbysje me golat që i shënuan Firas Al Buraikan dhe Abdullah Al Hamdan. Seleksionuesi Blagoja Milevski menjëherë pas ndeshjes ka thënë se është kënaqur me disa momente pasi kanë luajtur me formacion të kombinuar.
“Ka shumë momente për të cilat jam i kënaqur, veçanërisht sepse eksperimentuam me përbërjen. Morëm dy lojtarë të tjerë që do ta forcojnë konkurrencën në ekip. Tashmë e kam theksuar se ndeshja me Lihtenshtajnin është me rëndësi të madhe për ne, dhe gjithçka tjetër shërben si përgatitje. Luajtëm një ndeshje cilësore kundër një kundërshtari të fortë dhe jam vërtet i kënaqur që punoj me lojtarë të tillë. Të gjithë po përshtaten me formacionin dhe detyrat e reja. Do të jemi maksimalisht të motivuar kundër Lihtenshtajnit, siç jemi në çdo ndeshje“, tha trajneri Milevski.
Ekipi ynë kombëtar tani pret një ndeshje kualifikuese kundër Lihtenshtajnit të dielën me fillim në ora 18:00, në arenën “Todor Proeski” në Shkup, në raundin e pestë të kualifikimeve për Kupën e Botës. Mbrëmë Uellsi shënoi fitore 1-0 kundër Kazakistanit në Astana , ndërsa Belgjika si mysafirë mundi Lihtenshtajin 6-0.
Sport
TENIS: SABALENKA DHE ANASIMOVA NË FINALEN TË US OPEN

Nesër me fillim në ora 22:00, do të zhvillohet finalja e grand slam-it US Open, ku për herë parë do të përballen bjellorusja Aryna Sabalenka dhe amerikania Amanda Anisimova
Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka dhe ajo amerikane Amanda Anisimova janë dy finalistet e grand slam-it të US Open në kategorinë e femrave që po zhvillohet në Nju Jork.
Sabalenka në gjysmëfinale mundi amerikanen Jessika Pegula 2-1 në sete 4-6, 6-3 dhe 6-4. Për bjellorusen është kjo finalja e tretë radhazi në US Open dhe kësaj radhe konsiderohet favorite.
Në gjysmëfinalen tjetër Amanda Anisimova mundi japonezen Naomi Oska gjithashtu me rezultatin 2-1 në sete 6-7, 7-6 dhe 6-3. Për tenisten amerikane Anisimova është finalja e dytë radhazi pas asaj të Wimbbledonit.
Kjo finale është e para mes këtyre dy pretendenteve për të fituar trofeun e madh të grand slam-it US OPEN pra mes Aryna Sabalenkos dhe Amanda Anisimova , Ndeshja finale luhet nesër me fillim në ora 22:00 .
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E XHIROS SË TRETË

Nesër me fillim në ora 16:00 në të gjitha stadiumet e ligës së dytë zhvillohet java e tretë e sezonit vjeshtor
Kampionati në ligën e dytë vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së tretë të sezonit vjeshtor ku në program janë disa ndeshje mjaftë interesante . Derbi i javës pa dyshim se është dueli i dy skuadrave fqinje që do të zhvillohet në stadiumin enë Lagjen e Autkomandës me s Skopjes dhe Shkëndijës së Haraqinës . Për të ndjekur këtë ndeshje pritet të jenë numër i madh në tribunat e stadiumit si tifozët vendas ashtu edhe përkrahësit e Shkëndijës së Haraçinës të cilët pretendojnë që në fund të kampionatit të gjenden në kreun e tabelës. Ndeshje tjetër tërheqës e është edhe përballja në Shtip mes Bregallnicës vendase dhe Teteksit. Të gjitha ndeshjet e xhiros së tretë në Ligën e dytë luhen nesër me fillim në ora 16:00. Takohen: Bregalnica-Teteksi, Detonit Plaçkovica – Sloga Vinica, Skopje- Shkendija Haraqinës, Golemo Konjare – Bellasica, Kamenica Sasa – Kozhuf, Novaci – Vardari Negotino, Ohri – Osogova dhe Prespa – Pobeda.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
SHQIPËRIA FITOI 1-0 MIQËSOREN ME GJIBRALTARIN

Me golin nga penaltia që e realizoi Jasir Asani në minutën e 69-të , kombëtarja shqiptare në transfertë mundi Gjibraltarin 1-0
Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë në transfertë në takimin miqësor përballë kombëtares së Gjibraltarit. Kuqezinjtë e Silvinjos mposhtën pa problem vendasit me rezultatin 1-0.
Goli i cili vendosi takimin miqësor sot, u realizua nga Jasir Asani në 20 minutat e fundit të takimit. Falë një penalltie të akorduar për kuqezinjtë, sulmuesi i Asani arriti të kalojë në avantazh Shqipërinë që ishte edhe epilogu përfundimtar i kësaj ndeshje miqësore.
Një fitore e rëndësishme kjo e kuqezinjve të Silvinjos në prag të sfidës me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ndeshja Shqipëri – Letoni do të zhvillohet të martën me fillim në ora 20 e 45, në arenën Kombëtare “AIR ALBANIA” në Tiranë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve