Lajme nga vendi
Deponia “Vardarishte”, banorët në protesta

Nisma e Qytetarëve “Stop për Vardarishten”, sot në mëgjes në ora 07:30 ka mbajtur një protestë tek ura “Binjakët” që lidh komunën e Aerodromit dhe atë të Gazi Babës.
“Ne po e ndërmarrim këtë hap për shkak të veshit të shurdhër të autoriteteve për kërkesat tona dhe helmimit në rritje të kësaj popullate”, thuhet në njoftimi i nismës “Stop për Vardarishten”, e cila ka organizuar protesta në të njëjtin vend ditëve të fundit.
Ata kërkojnë zgjidhje për problemin e deponive të paligjshme, rehabilitimin e deponisë së Vardarishtës, një metodë të përshtatshme për asgjësimin e mbeturinave dhe modernizimin e deponisë së Drisllës.
Lajme nga vendi
Sekuestrohen 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi në aeroportin e Shkupit

Janë sekuestruar 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi, vlera e të cilave vlerësohet në 700 mijë denarë. Rasti u zbulua nga doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i SHBA-së.
“Pasagjeri, megjithëse mbante me vete një sasi të madhe parash për qëllime koleksionimi, është drejtuar për në kanalin e gjelbër. Për shkak të dyshimeve, ai është përzgjedhur për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit në dy valixhet dhe çantat që mbante me vete u zbuluan kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi”, informoi sot Drejtoria doganore.
Kundër pasagjerit është nisur procedura përkatëse para gjykatës kompetente.
Lajme nga vendi
SHËNIMI I DITËS NDËRKOMBËTARE TË DEMOKRACISË

Në Kuvend sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, me mbajtjen e seminarit edukativ në temën: ”Demokracia dhe Kuvendi” për nxënës nga shkollat e mesme.
Në hapjen e ngjarjes do të flasin Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, Marina Dimovska, sekretare e përgjithshme e Kuvendit dhe Mihal Harari, zëvendës ambasador i Konfederatës Zvicerane.
Në temën “Edukimi politik, demokracia dhe shoqëria aktive” do të flasë Tome Gushev, udhëheqës i Departamentit për Edukim dhe Komunikim, Instituti Parlamentar i Kuvendit, ndërsa për “Historinë e parlamentarizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Sonja Stamenkovska, këshilltare – historiane, Instituti Parlamentar i Kuvendit.
Në kuadër të ngjarjes do të mbahet edhe punëtori: Gara kreative “Çfarë demokracie dua nesër? Xhirimi i videove të shkurtra në tik-tok për temën e dhënë, ndërsa pastaj do të ketë prezantim të videove të xhiruara dhe diskutim me deputetët. Është paraparë kuiz: Çka di për demokracinë dhe Kuvendin – formimi i ekipeve të përziera (deputetë + nxënës).
Lajme nga vendi
LSDM: DUHET TË KETË PËRGJEGJËSI POLITIKE DHE PENALE PËR KATASTROFËN EKOLOGJIKE NË SHKUP

LSDM ka reaguar për djegien e deponisë “Vardarishte” e cila shkaktoi edhe ndotje të ajrit. Nga partia opozitare maqedonase thonë se “Maqedonia ka qeveri të paaftë që tregon histori ndërsa deponitë dhe fabrikat digjen.
“Mbi 500 mijë banorë të Shkupit dhe zonës përreth po mbyten në tym toksik nga zjarret në Trubarevo, Drisla dhe Vardarishte, dhe qeveria po fshihet pas historive të sajuara për “sulme hibride”. Ndërsa qytetarët thithnin substanca kancerogjene, institucionet reaguan me vonesë, madje as nuk dolën në kohë për të informuar qytetarët, për të dhënë rekomandime ose për t’u treguar atyre se si të mbrohen”.
“Banorët e Shkupit ende nuk e dinë shkallën e ndotjes, a është plotësisht e sigurt, sa mbeturina toksike u dogjën, cili ishte përqendrimi i substancave toksike, gërryese dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut? Qeveria e Mickoskit është më përgjegjësja për katastrofën ekologjike që po ndodh me zjarret, përfshirë edhe në deponitë që menaxhohen pikërisht nga VMRO-DPMNE”.
“Mjaft histori, për këtë ekocid, për këtë katastrofë ekologjike në Shkup dhe Maqedoni duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale. Përveç Trubarevës, Prokuroria Publike duhet të zgjerojë hetimin për zjarret në Vardarishte dhe Drisla, ku do të përfshihen të gjitha strukturat aktuale të menaxhimit në kohën e zjarreve, të cilat lejuan të ndodhte një katastrofë ekologjike me pasoja të rrezikshme për shëndetin”, thonë nga LSDM.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve