Lajme nga vendi
“Zjarri në Trubarevë”, caktohet masa e paraburgimit për katër persona

Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale të Shkupit ka urdhëruar masë paraburgimi prej 48 orësh për katër të dyshuar për zjarrin në Trubarevë.
Personat në fjalë dyshohen për veprën penale “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe ambientit me mbeturina”.
“Gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Publike – Shkup caktoi masën e paraburgimit për 4 persona: V.M., Z.S., M.D. dhe L.D.”, njoftojnë nga Gjykata.
Ndërkohë që opinioni është në pritje të rezultateve nga matja e ndotjes të kryera nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Lajme nga vendi
Mijëra kilogramë drogë, qindra armë dhe mijëra municione u asgjësuan në Shkup

Në Maqedoni, droga dhe armët ilegale nuk kanë të ardhme, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas asgjësimit të lëndëve narkotike dhe armëve të konfiskuara, në ambientet e fabrikës “Makstil”, përcjell TV21. Me procesin e shkatërrimit të çdo grami droge dhe çdo cope arme, ai theksoi se shteti po tregon se siguria e qytetarëve dhe veçanërisht e të rinjve në vend po ngrihet në një nivel më të lartë.
Në aksionin e sotëm, shtoi ai, janë asgjësuar mbi 4.000 tonë marihuanë, 18.000 bimë marihuane, 79 kilogramë fletë, si dhe mbi 21 kilogramë droga të tjera si amfetamina, kokainë, heroinë… Janë shkatërruar gjithashtu mbi 100 copë armë, si dhe mbi 1.000 fishekë dhe pjesë të tjera armësh.
“Këto janë droga dhe armë të mbledhura nga vitet e kaluara, për të cilat proceset gjyqësore tashmë kanë përfunduar me vendime përfundimtare. Në të ardhmen do të ketë edhe sasi shumë më të mëdha për asgjësim,” tha Toshkovski.
Lajme nga vendi
Arrestohen dy shoferë, njëri nga Kamjani tjetri nga Gërçeci, vozitën mbi 150 km/h në autostradën Tetovë-Gostivar

MPB njofton se më 14.09.2025, në orën 18:20, në rrugën Tetovë-Gostivar, para stacionit të pagesës Tetovë, punonjës policie nga Stacioni i Policisë për Sigurinë e Trafikut rrugor Tetovë e arrestuan J.S. (36) nga fshati Gërçec, Shkup. Gjatë kontrollit të trafikut u konstatua se ai drejtonte një veturë “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi 151 km/h jashtë zonës së banuar, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.
Më 14.09.2025, në orën 16:45, pranë mbikalimit Debresh në rrugën Tetovë-Gostivar, punonjës policie nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor Gostivar arrestuan H.B. (63) nga fshati Kamjan, Tetovë. Ai drejtonte një “Jeep” me targa të Tetovës me shpejtësi 160 km/h jashtë zonës së banuar, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.
Të dy janë mbajtur në stacion policie dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pa kujdesshëm i automjetit”.
Lajme nga vendi
Sekuestrohen 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi në aeroportin e Shkupit

Janë sekuestruar 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi, vlera e të cilave vlerësohet në 700 mijë denarë. Rasti u zbulua nga doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i SHBA-së.
“Pasagjeri, megjithëse mbante me vete një sasi të madhe parash për qëllime koleksionimi, është drejtuar për në kanalin e gjelbër. Për shkak të dyshimeve, ai është përzgjedhur për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit në dy valixhet dhe çantat që mbante me vete u zbuluan kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi”, informoi sot Drejtoria doganore.
Kundër pasagjerit është nisur procedura përkatëse para gjykatës kompetente.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve