Sport
CHAMPIONS: FITOJNË LIVERPOOLI, BAYERNI, INTERI E PSG

Mbërmë u zhvilluan gjashtë ndeshje të raundit të parë në fazën e Ligës së Kampionëve Bajerni mundi Çellsin , Liverpulli mundi Atletico Madridin, ndërsa PSZH me rezultat të thellë mundi Atalantën
Kryendeshja e mbrëmshme në raundin e parë të Championsit ishte ajo mes Bayernit dhe Chelseat në Mynih. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa rrjeta u tund në minutën e 20’ nga Çollobah , i cili çoi topin në rrjetën e tij. Pas 7 minutash, Kane dyfishoi shifrat me një 11-metërsh dhe pas tre minutash Palmer rihapi sfidën. Në pjesën e e dytë, Kane shënoi dhe golin e tretë për Bayernin dhe të dytin personal, duke sjellë qetësi te skuadra e Kompany.
Spektakli erdhi dhe në Angli, ku Liverpool-i mundi 3-2 me Atletico Madrid. Robertson dhe Salah shënuan dy herë brenda 6 minutave të para të sfidës, teksa në fundin e pjesës së parë Llorente ngushtoi shifrat. Ishte sërish Llorente, i cili në minutën e 81’ që solli baraspeshën në “Anfield”, duke i rikthyer Liverpool-it “makthet” e vitit 2020. Por në fund, kapiteni Van Dijk solli sërish festë për publikun e tij, duke i dhënë tri pikët Liverullit.
Kampionët në fuqi të PSG-sëe, e nisën me fitore, duke mundur në shtëpi Atalantën me rezultatin 0-4, ndërsa finalistët e Interit gjithashtu morën një fitore të rëndësishme duke mposhtur në transfertë Ajax-in me rezultatin 0-2.
Në sfidat tjera, Olympiacos barazoi pa gola me Pafos, ndërsa Slavia Prague barazoi 2-2 me debutuesit e Bodo Glimt.
Rezultatet e ndeshjeve që u zhvilluan mbrëmë: Ajax – Interi 0:2, Bayerni – Chelsea 3:1, Liverpooli – Atletico 3:2 , PSG – Atalanta 4:0 ,Slavia – BodoGlimt 2:2 dhe Olympiacos – Pafos 0:0
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
MËSOHEN DYSHET E 1/8 SË FINALES SË KUPËS SË MAQEDONISË

Sot në hapësirat e FFM- u hodh shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, Ndeshjet e para zhvillohen më 24 shtator
Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë.
Shorti deshti mbrojtësit aktual të trofeut, ekipi të Vardarit, do t; p;rballet me ekipin e Novacit t. Shkendija e Tetovës do të përballet me Tikveshin, ndërsa Makedonija G.j.P. me finalistin e vitit të kaluar,ekipin Struga Trim Lum. Një derbi lokal do të luhet në stadiumin “Mladost” në Strumicë, ku do të përballen Belasica – Detonit Plachkovica. Ndeshjet e 1/8 së finales do të zhvillohen më 24 shtator dhe 29 tetor 2025. Takohen :
MAKEDONIA G.P. – STRUGA Trim Lum
OHRI – SHKUPI
VARDAR – NOVACI
BASHKIMI – SILEKSI
SHKENDIJA – TIKVESHI
RABOTNIÇKI – BREGALNICA 2008
SHKENDIJA e Haraçinës – PELISTERi dhe
BELASICA – DETONIT Plaçkovica
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
KF ARSIMI I GATSHËM PËR SFIDËN KUNDËR VARDARIT

Me dy ndeshjet që zhvillohen nesër me fillim në ora 15:30 në Gostivar dhe Kavadar kompletohet java e gjashtë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë. Dje Bashkimi mundi Sileksin 2-1, ndërsa Makedonija Gj,P mundi AP Brera 2-0
Java e gjashtë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë filloi dje me dy ndeshjet hapëse. Në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë dje u zhvillua ndeshja mes Bashkimit dhe Sileksit e cila përfundoi me fitoren e skuadrës vendase me rezultatin 2-1. Golat për Bashkimin i realizuan Avornijo dhe Aleksovski, teksa për Sileksin autor I golit ishte Pires. Për ekipin e Bashkimit ishte kjo fitorja e tretë sezonale pas një barazimi dhe dy disfata duke grumbulluar 10 pikë, ndërsa për Sileksin ishte humbja e parë pas 5 fitoreve radhazi. Ndërsa në ndeshjen tjetër që u zhvillua dje Makedonija Gj. P mundi ekipin AP Brera me rezultatin 2-0 me golat që i shënuan Simeon Hristov dhe Martin Talakov.
Nesër në Gostivar zhvillohet përballja Arsimi – Vardari , një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin nga Çegrani . Pas fitores kundër Pelisterit në Manastir Arsimi nesër do të mundohet të shënon edhe ndeshjen e parë kampionale në cilësinë e vendasit pas dy humbjeve kundër Struga Trim Lum dhe Sileksit. Futbollisti Subi Mustafa tha se fitorja kundër Pelisterit i ka motivuar në masë të madhe ekipin prandaj janë në pritje të suksesit edhe kundër Vardarit
‘’Pas fitores kundër Pelisterit, ekipi është në një motiv shumë të mirë, kemi marrë motiv shumë në një energji tepër pozitive e cila do të na shërbej shumë në ndeshjen kundër vardarit e cila është po ashtu më e rëndësishme se sa kundër Pelisterit’’ deklaroi Futbollisti Subi Mustafa
Futbollisti Subi Mustafa ka edhe një porosi për përkrahësit e klubit të futbollit Arsimi që nesër të jenë në numër sa më të madh në tribunat e stadiumit
‘’Po normal ata kanë qenë dhe do jenë gjithmonë lojtari jonë i dymbëdhjetë në fushë për të cilët kam një porosi e cila është të jenë një numër i madh i tifozëve at ditë sepse do jetë ndoshta ndeshja më e rëndësishme e kampionatit të cilën e luajmë kundër Vardari …….Përkrahje masive gjithashtu i ftojë të gjithë tifozët të jenë lojtari ynë i dymbëdhjetë dhe përkrahja jonë më e madhe në ndeshjen kundër Vardarit’’ tha futbollisti Subi Mustafa
Ndeshje e nesërme që zhvillohen në Gostivar dhe Kavadar fillojnë në ora 15:30


Sport
ZYRTARE: SERBIA – SHQIPËRIA LUHET NË LESKOVC

Ndeshja kualifikuese e grupit K emes Srbisë dhe Shqipërisë zyrtarisht do tyë luhet në stadiumin e qytetit në Leskovc më 11 tetor 2025 pë bBotërorin 2026
Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në Stadiumin Duboçica” në Leskovc më 11 tetor në orën 20:45.
Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.
Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve