Connect with us

Lajme nga vendi

Kos: Presim që ndryshimet kushtetuese të miratohen sa më shpejt

Published

on

Maqedonia e Veriut është zotuar të ndryshojë Kushtetutën. Ne presim që zgjedhjet lokale të mbahen së shpejti. Ndoshta nuk do të jenë më herët, por presim që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, tha Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, në një intervistë me “Radion Evropa e Lirë”.

E pyetur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se nuk do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese pa garanci nga Bullgaria. Duke pasur parasysh përfshirjen tuaj personale në çështjen dypalëshe, a ka ndonjë zhvillim të kohëve të fundit dhe cilat janë rreziqet e një ngërçi të zgjatur për vendin?, Kos tha se Maqedonia e Veriut është zotuar të ndryshojë Kushtetutën.
“Maqedonia e Veriut është zotuar të ndryshojë Kushtetutën. Ne presim që zgjedhjet lokale të mbahen së shpejti. Ndoshta nuk do të jenë më herët, por presim që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

Dhe po, ju përmendni çështjet dypalëshe që kemi në procesin e pranimit. Ne duhet të bëjmë gjithçka që këto çështje dypalëshe të mos ndikojnë në procesin e pranimit të vendeve kandidate, por kjo ndodh vazhdimisht. Dhe kjo do të thotë një pjesëmarrje e madhe nga ne, nga Komisioni Evropian, por edhe nga shtetet anëtare. Dhe ka shumë vende të tjera, jo vetëm Komisioni Evropian, që tani po flasin me Bullgarinë, dhe jo me Maqedoninë”, tha Kos.

Lajme nga vendi

ASHMMA miratoi Udhëzimin për radiodifuzerët për Zgjedhjet lokale 2025

Published

on

Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, pas përfundimit të konsultimit publik, dhe me qëllim të sqarimit të mënyrës së zbatimit të dispozitave të  Kodit Zgjedhor, sot miratoi Udhëzimin për radiodifuzerëtt për Zgjedhjet lokale 2025.

Udhëzimi përfshin rregullat për limitet kohore të reklamave politike me pagesë (RPP), shënjim të porositësit të reklamës, ndarjen e kohës në lajme për Shërbimin publik radiodifuziv, prezantimin politik papagesë të Kanalit të Kuvendit dhe sigurim në qasjes të përmbajtjeve të procesit zgjedhor për personat me aftësi të kufizuar.

“Gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, në rrethin e parë të zgjedhjeve, radiodifuzerët mund të emetojnë  gjithësej nëntë minuta e tridhjetë sekonda kohë shtesë për reklamim në kohë reale të transmetimit të programit, të destinuar ekskluzivisht për RPP. Në Udhëzim është përcaktuar saktë ndarja e këtyre minutave ndërmjet pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve koha në total për RPP do të varet nga koha për RPP, që përdoret nga bartësit e listave, kandidatët për kryetarë të së cilës do ta vazhdojnë  fushatën zgjedhore në rrethin e dytë. Në të njëjtën kohë, ndarja e kohës ndërmjet bartësve të listave do të jetë  e njëjtë dhe në rrethin e parë të fushatës zgjedhore”, informojnë nga ASHMAA.

Gjatë rrethit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, Shërbimi i Kuvendit, çdo ditë do të ofrojë gjithësej tre orë për prezantim politik papagesë të fushatave të partive politike të përfaqësuiara në Kuvendin e RMV-së, si dhe gjithësej një orë çdo ditë për prezantim politik papagesë të fushatave të bartësve të listave që nuk janë të përfaqësuar në Kuvend. Në rrethin e dytë, gjatë kësaj kohe do të transmetohet papagesë prezantimi i kandidatëve për kryetarë bashkie që do të vazhdojnë fushatën zgjedhore në rrethin e dytë.

Shërbimi publik dhe televizionet në nivel shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, duhet të emetojnë përmbajtje në lidhje me procesin zgjedhor në format të qasshëm për personat me aftësi të kufizuar. Udhëzimi për radiotransmetuesit për Zgjedhjet lokale 2025, është i disponueshëm në linkun. 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

I maskoi targat me kuq si të makinave zyrtare, ndalohet 56-vjeçari nga Tetova

Published

on

Një 56-vjepar nga Tetova i kishte lyer me ngjyrë të kuqe targat e regjistrimit që të dukeshin si të automjeteve zyrtare dhe kishte vendosur edhe drita sinjalizuese – flesherë. R.L. u ndalua nga policia në Tearcë gjersa drejtonte një “Mercedes” me targa të ndryshuara dhe pajisje të paligjshme ndriçuese. Punonjësit e policisë ia morën marrë shenjat e regjistrimit dhe dritat sinjalizuese, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të paraqiten kallëzime për kundërvajtje nga Ligji për automjete dhe Ligji për siguri të trafikut rrugor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Në logon tonë jeton historia dhe identiteti shqiptar, jo shërbimi ndaj Gruevskit

Published

on

BDI, vazhdon fushatën e saj të shpifjeve dhe manipulimeve, kësaj here duke gënjyer edhe për dizajnin në prapavijë të VLEN.

Ky dizajn është pasqyrë e trashëgimisë, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Brenda saj janë të gdhendura simbolet që flasin vetë: Kalaja e Shkupit, Malet e Sharrit, Sheshi Skënderbeu me flamurin kombëtar, Çarshia, Stacioni i vjetër i trenit, lumi Vardar, Shtëpia e Beut, Universiteti i Tetovës dhe shumë të tjera. Këto janë themelet e historisë, kulturës dhe përditshmërisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Paturpësia e BDI-së paraqitet në shtrembërimin e fakteve, ose edhe më keq në mosnjohjen e simboleve!

Muzeu i Ilindenit paraqet kryengritjen e Krushevës, ku në këtë kryengritje sipas gjitha fakteve historike shqiptarët kanë pasur rol kyç;

2. Universitetin Shtetëror të Tetovës e paraqesin sikur muze të VMRO-së;

Advertisement

3. Përmendoren e Skënderbeut e paraqesin sikur Aleksandri i Madh;

4. Gënjejnë që vetëm flamuri shtetëror është në këtë dizajn, ku duket qartë që krahas flamurit shtetëror, qëndron edhe flamuri kombëtar.

Nëse BDI nuk i sheh këto elemente shqiptare, atëherë kjo ndodh sepse BDI prej kohësh i ka mbyllur sytë ndaj interesave kombëtare dhe i sheh vetëm interesat e Soravisë dhe korrupsionit të vet.

VLEN nuk ka nevojë të fshehë asgjë. Ne flasim me simbolet e shqiptarëve, me historinë tonë, me universitetin e parë shqiptar, me flamurin kuq e zi, me malet, lumenjtë dhe qytetet tona.

Prandaj, çdo shpifje e BDI-së është vetëm një dëshmi tjetër se kjo parti ka humbur busullën shqiptare dhe ka mbetur peng i korrupsionit dhe i shefave të saj të vjetër në Budapest.

Advertisement

VLEN është NJË ZË i shqiptarëve dhe ky zë do të dëgjohet fuqishëm më 19 tetor, me numrin 7, për ndryshimin që e meriton çdo qytetar.

Continue Reading

Më të lexuarat