Connect with us

Lajme nga vendi

Shtetasi i Maqedonisë ia “sheh hajrin” emrit të tij, gabimisht u lirua nga burgu në Austri

Published

on

Një gabim i rëndë në sistemin gjyqësor të Austrisë ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi për shkak të ngatërrimit të emrave, personi i gabuar u lirua nga qendra e paraburgimit në Linz.

Shkaku? Dy të burgosur kishin të njëjtin emër dhe mbiemër, ndërsa datat e lindjes duket se nuk u kontrolluan.

Personi që duhej të lirohej ishte një 17-vjeçar i dyshuar për vjedhje. Në vend të tij, u lirua një 30-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, i cili duhej të dëshmonte në një proces për tentim vrasje. Sipas raportimeve, ai kishte ndihmuar një të afërm të shpëtonte pasi ky i fundit kishte qëlluar një person tjetër. Policia konfirmoi raportimin e bërë nga gazeta “Kronen Zeitung”.

Shtetasi i Maqedonisë në arrati

Advertisement
Kur gabimi u zbulua, ishte shumë vonë. Shtetasi i Maqedonisë që u liruar gabimisht ishte tashmë jashtë mundësisë për t’u kapur nga autoritetet. Aktualisht, policia po e kërkon atë me urdhër arresti.

Incidenti ka pasojë edhe për personelin, ndaj zyrtarit përgjegjës është hapur një procedurë disiplinore.

Ndryshime në procedura

Përveç kësaj, procedurat në qendrën e paraburgimit në Linz po ndryshohen. Është futur një rregull i ri “me dy sy”, që synon të parandalojë ngatërrime të ngjashme në të ardhmen. Nga tani e tutje, dy zyrtarë duhet të kontrollojnë identifikimin e të burgosurve para lirimit të tyre.

Lajme nga vendi

VAZHDOI GJYKIMI PËR KEQPËRDORIMET ME TEATRIN E TETOVËS

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Tetovë vazhdoi gjykimi për keqpërdorimet gjatë ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës së re në Tetovë.

Sot u dëgjuan ekspertët e propozuar nga Prokuroria, të cilët përgatitën gjetjet dhe mendim për pjesën ekonomike dhe ndërtimore të ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës së re në Tetovë.

Ekspertiza është bërë me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.Në pjesën ekonomike, ekspertët Gordana Angjellkovska dhe Kire Kostov deklaruan se në tërësi qëndrojnë pas asaj që kanë paraqitur në Gjetjen dhe Mendimin e përfshirë në raport.

Sipas tyre, gjatë ndërtimit të objektit, në aspektin ekonomik, ka pasur tejkalime në mënyrën dhe shumën e pagesave, të lidhura me përllogaritjen e TVSH-së. Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është përgatitur ekspertizë edhe për pjesën ndërtimore të ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës së re.

Ekspertja Divna Stançeva deklaroi se në tërësi qëndron pas Gjetjes dhe Mendimit të përgatitur për pjesën ndërtimore të objektit. Ajo iu përgjigj edhe disa pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve, duke theksuar se ka pasur ndryshime dhe plotësime të projektit dhe se nuk ka ekzistuar projekt i punimeve të realizuara, por se në pjesën ndërtimore nuk ka pasur lëshime më serioze.

Advertisement

Gjykimi vazhdon më 16 mars 2026, kur para gjykatës gjetjet e tyre pritet t’i paraqesin ekspertët e mbrojtjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ZAGREB–TIRANË–PRISHTINË: PARTNERITETI QË NDEZI DEBATET NË BEOGRAD

Published

on

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, tha se Shqipëria dhe Kroacia, si anëtarë të Aleancës, kontribuojnë në stabilitetin rajonal.

Shekerinska e tha këtë të shtunën në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me bashkëpunimin ushtarak të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe reagimet negative të Serbisë ndaj, siç thonë në Beograd, “paktit trefish të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines, të drejtuar kundër Serbisë”.

Ajo shtoi se NATO nuk është palë dhe as nuk merr pjesë në marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithatë, ajo theksoi se anëtarësimi në NATO nuk i pengon anëtarët – në këtë rast, Kroacinë dhe Shqipërinë – të hyjnë në aleanca shtesë mbrojtëse me palë të treta, që në këtë rast është Kosova.

“Investimi në mbrojtje është i rëndësishëm për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, por edhe për dialogun politik”

Shekerinska tha se investimi në mbrojtje, por mbi të gjitha dialogu politik, është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, i cili preket edhe nga ngjarjet gjeopolitike, duke shtuar se anëtarët e aleancës nga rajoni japin një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin.

Advertisement

Ajo shtoi se NATO gjithmonë u ka bërë thirrje qeverive në rajon që të angazhohen në dialog, të zgjidhin çështjet e mbetura politike dhe të mbështesin progresin dhe stabilitetin e rajonit, raporton Beta.

Këto pretendime kanë arritur pothuajse nivelin e histerisë në Serbi në muajt e fundit. Konkretisht, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdimisht thotë se është një “aleancë ushtarake e drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb”. Kohët e fundit, Vuçiç madje tha se këto tre shtete po përgatiten të sulmojnë Serbinë.

Vuçiq, si dhe zyrtarë të tjerë serbë, e kanë pyetur vazhdimisht veten se “çfarë do të ishte një aleancë ushtarake për Kroacinë dhe Shqipërinë kur ato janë tashmë anëtare të NATO-s?”

Ndërkaq deklarata e Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines nga marsi i vitit 2025, sipas ekspertëve, nuk është një aleancë ushtarake, por bashkëpunim ushtarak në disa fusha. Ajo nuk përmban dispozita mbi mbrojtjen e përbashkët, të cilat janë thelbësore për një aleancë ushtarake, por përkundrazi apostrofon bashkëpunimin në prokurimin e armëve dhe municioneve, shkëmbimin e informacionit dhe përballjen e përbashkët të kërcënimeve kibernetike.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

BJESHKATARËT SHËNUAN 18 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Published

on

Mbi  200 bjeshkatar nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova me  një  marsh nga  fshsti  Rakovec  deri te  Gjoli i Gorjanit   shënuan  18  vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

 Në organizim nga Unioni i Shoqatave Bjeshkatare  Shqiptare  të Maqedonisë ne bashkëpunim  me Shoqatën Bjeshkatare ‘’Bukurit e Sharrit’’ në Bogovinë  dhe me  përkrahjen e Komunës së Bogovinës  dhe  disa  donatorëve  tjerë, u  organizua  marshi me  rastin e  18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mbi 200 bjeshkatar  në  Maqedonia  e Veriut  , Kosova dhe  Shqipëria  në kushte  të vështira atmosferike marshuan  nga Rakoveci  deri te gjoli i  Gorjanit  ku  në  shtëpinë malore të  Gradecit  u vendos  Flamuri i kosovës  në  shenjë të 18 vjetorit të Pavarësisë.  Ndryshe  të gjithë bjeshkatarët  u  grumbulluan  në qendrën e fshatit Pirok ku  me  një  fjalë rasti  u përshëndetën  nga  kryetari i Komunës së Bogovinës Feti  Abazi.

FETI ABAZI  – KRYETAR I KOMUNËS SDË BOGOVINËS

‘’ ‘’Është nder  dhe kënaqësi për  Komunën e Bogovinës që  sot të jetë nikoqire e  gjitha  Shoqatave Bjeshkatare  të Sharrit. Si  zakonisht bjeshkatarët  llogariten  si  njerëz  dashamirë të natyrës.  Unë  sot  në cilësoinë e kryetarit të komunës iu  dëshiroj të gjithëve mirëseardhje , shpresoj të kalojnë një ditë të bukur dhe  të  ecin nëpër territorin e  komunës së Bogovinës  dhe të kalojnë sa më mirë.  Uroj  si  ditë të veçantë të shprehë kënaqësinë  time  ti  uroj Pavarësinë  Kosovës , gjegjësisht  18 vjetorin ‘’ deklaroi  Feti Abazi  kryetar i Komunës së Bogovinës

Advertisement

 Organizatori,  kryetari i Shoqatave  Bjeshkatare  të  Maqedonisë,  Fari Rexhepi  tha se  është  nder i madh  që  ky marsh  organizohet me  rastin  e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

FARI REXHEPI – KRYETAR I UNIONIT TË BJESHKATARLVE

‘’ ‘Në  kuadër të  aktiviteteve  të Unionit të Shoqatave  Bjeshkatare  Shqiptare  këtu  në Republikën e  Maqedonisë  është një ndër  çikat  ose  aktivitet  me rëndësi janë  shënimi i datave historike . Dhe  pikërisht sot  shënojmë një datë të rëndësishme historike ,  datën  do  të kisha  thënë  datën më fatlume të popullit të Kosovës dhe  shqiptarëve  gjithandej 17  Shkurtin  ditën e  e Pavarësisë së  Republikës së Kosovës . Ne  sot  jemi  grumbulluar  Shoqata të ndryshme nga  Maqedonia dhe Kosova  edh pse  moti  fillimisht  ishte  i papërshtatshëm  besoj se   asgjë nuk mund të ndal që  ky  aktivitet  të  realizohet me  sukses.’’ deklaroi Fari Rexhepi kryetar i Unionit të Bjeshkatrëve Shqiptar në Maqedoni

 Nikoqire e  këtij  aktiviteti bjeshkatar  ishte  Shoqata Bjeshkatare  ‘’Bukurit e Sharrit’’

NAZMI ZEQIRI – KRYETAR  I  SHOQATËS BJESHKATRE ‘BUKURIT E SHARRIT’

Advertisement

‘Ne  si  Shoqatë  jemi  nikoqire që  organizojmë mirëpo në bashkëpunim me  Unionin  dhe  gjitha  Shoqatat  tjera që marrin  pjesë. Ne  sot  vazhdojmë marshin  tradicional, por  këtë vit pak më ndryshe   festojmë edhe  Pavarësinë e Kosopvës ‘’  deklaroi Nazmi Zeqiri  kryetar i Shoqatës sëBjeshktare  Bulurit e Sharrit

  Të  pranishëm  në  këtë  aktivitet të bjeshkatarëve  ishin edhe  shoqata nga Kosova

AVNI DAKI – BJESHKATAR NGA GJILANI

’Kemi ardhur  këtu të marrim pjesë në këtë event , këtë  manifestim  për përvjetorin e  pavarësisë  së Kosovës ‘’  deklaroi  Avni Daku

SHPËTIM HAJRULLAHU- BJESHKATAR  NGA PRISHTINA

Advertisement

’Neve  na  kanë  ftuar  shoqate  Maqedonisë  dhe kemi ardhur  prej  Prishtine. Kemi bërë një mini hajking në fshatin Ratkovc dhe ejmi ngjitë me një bjeshkë për shkak të pavarësisë  të Kosovës’’ deklaroi Shpëtim Hajrullahu

  Pas  kthimit nga  Gjoli i Gorjanit të  gjithë  bjeshkatarët morën  pjesë  në  drekën  tradicionale   të  organizuar  në  fshatin Rakovec. Organizatori i këtij  marshi  me   dau edhe  mirënjohje  për  të  gjithë ata  që kanë përkrahur këtë aktivitet

Continue Reading

Më të lexuarat