Sport
LIGA E DYTË: OHRI DHE STRUMICA NË QENDËR TË VËMENDJES
E shtuna dhe diela janë të rezervuara pë ndeshjet e javës së 7-të të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit, ndërsa ndeshjet kryesore zhvillohen në Ohri dhe Strumicë.
Java e shtatë e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor zhvillohet në fundjavë me shtatë duele të shtunë dhe një të dielën,.Të gjitha takimet e javës së shtatë fillojnë në ora 15:00 pos takimit që zhvillohet të dielën mes Bellasicës dhe Shkëndijës së Haraqinës që fillon në ora 18:30.
Dy ndeshjet kryesore të kësaj jave padyshim se janë takimet që zhvillohen në stadiumin “Biljanini Izvori” ku përballen ekipi i Ohrit dhe aktualisht lideri në renditjen e tabelës Bregallnica e Shtipit, ndërsa në stadiumin e “Mladost” të Strumicëc, Bellasica vendas përbaltet me Shkëndijën e Haraqinës. Të dyja këto skuadra pretendojnë kreun e tabelës dhe për këtë arsye skuadra vendase ka bërë apel te tifozët e saj që të jenë në numër sa më të madh për të qenë lojtari i tyre i 12-të. por me siguri se edhe haraqinasit nuk do të jenë të vetmuar pasi në Strumicë pritet të udhëtojnë ato tifozë të flaktë të ekipit.
Duke parë renditjen e tabelës edhe në ndeshjet tjera pritet të zhvillohen ndeshje cilësore
Në javën e 7-të, me fillim në ora 15:00, takohen: Kamenica Sasa – Teteksi, Prespa – Novaci , Ohri – Bregallnica, Skopje -Vardari Negotinë, Golemo Konjare – Kozhufi, Detonit PLaçkovica – Pobeda , Slloga – Osogova, të dielën në Strumicë me fillim në ora 18:30, takohen: Bellasica – Shkëndija Haraqinë
Sport
MAQEDONIA NË GRUPIN B1 ME SKOCINË, ZVICRËN DHE SLLOVENINË
Shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27 në Grupin 1 të Ligës A do të ketë përballë Italinë, Francën, Belgjikën dhe Turqinë . Maqedonia e Veriut është në Grupin B1, Kosova në Grupin B 3, ndërsa Shqipëria në grupin C1.
Shorti i hedhur mbrëmë në sallën ceremoniale në Bruksel ka përcaktuar rrugëtimin e përfaqësueses së Maqedonisë Veriut në edicionin e pestë të UEFA Liga e Kombeve 2026/27.
Shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27 ka prodhuar ndeshje të zjarta sidomos në Ligë A dhe B. Kështuq në katër grupet e Ligës A do të përballen sa vijon: Grupin A1 do të ketë përballë Italinë, Francën, Belgjikën dhe Turqinë. Në Grupin A2 do të përballen Gjermania, Holanda, Serbia dhe Greqia. Në Gripin A3 do të përballen .Spanja Kroacia; Anglia dhe Republika Çeke dhe në grupin A4 do të përballen Portugali; Danimarkë; Norvegji
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll për kundërshtarë në edicionin e pestë të UEFA Liga e Kombeve në grupin B1 për kundërshtarë do të ketë Skocinë, Zvicrën dhe Slloveninë . Në grupin B2 do të garojnë Hungaria, Ukraina, Gjeorgjia dhe Irlanda e Veriut ndërsa në Grupin B 3 do të garojnë Izraeli, Austria, Republika e Irlandës dhe Kosova. Dhe në Grupin B4 Polonia, Bosnja e Hercegovina, Rumania dhe Suedia.
Kombëtarja e Shqipërisë në Ligën C, do të garon në grupin C1 së bashku me: Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Objektivi Maqedonisë së Veriut , Kosovës dhe Shqipërisë gjithsesi është i qartë, vendi i parë në grup. hap rrugën për një “biletë sigurie” drejt Play-Off të Europianit 2028.
Ndeshjet do të zhvillohen në një format të ri dhe të ngjeshur. Për herë të parë, UEFA do të aplikojë “dritaren e gjatë”, ku 4 ndeshjet e para do të luhen brenda një blloku midis 24 shtatorit dhe 6 tetorit 2026, ndërsa dy sfidat mbyllëse në nëntor. Ky format kërkon një stol të gjatë dhe përgatitje të lartë fizike, pasi do të luhet çdo tre ditë.
LIGA “A”
Grupi A1: Franca, Italia, Belgjika, Turqi.
Grupi A2: Gjermani, Holanda, Serbi, Greqi.
Grupi A3: Spanja, Kroaci, Angli, Çekia.
Grupi A4: Portugali, Danimarka, Norvegji, Uells.
Liga “B”
Grupi B1: Skoci, Zvicra, Slloveni, Maqedoni e Veriut.
Grupi B2: Hungari, Ukraina, Gjeorgji, Irlanda e Veriut.
Grupi B3: Izrael, Austri, Irlanda, Kosova.
Grupi B4: Poloni, Bosnja & Hercegovina, Rumani, Suedi.
Liga “C “
Grupi C1: Shqipëria, Finlanda, Bjellorusi, San Marino.
Grupi C2: Mali i Zi, Armeni, Qipro, Fituesi i Letoni-Gjibraltar.
Grupi C3: Kazakistan, Sllovaki, Ishujt Faroe, Moldavi.
Grupi C4: Islanda, Bullgari, Estoni, Fituesi i Luksemburg-Malta.
Liga “D “
Grupi D1: Humbësi i Gjibraltar-Letoni, Humbësi i Malta-Luksemburg, Andorra.
Sport
VOLEJBOLL: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E RAUNDIT TË KATËRT
Kampionati në ligën e parë të volejbollit për meshkuj vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së katërt në fazën play off dhe play out. Liria është nikoqire e Vesna Probishtipit, ndërsa Shkëndija mysafire e Makedonija Xhio. Të hënë zhvillohet ndeshja mes Sushevës dhe Universitetit të Tetovs
Këtë fundjavë në program janë ndeshjet e raundit të katërt në Ligën e Parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve si në fazën play off ashtu edhe në atë të play out.
Nesër në program janë ndeshjet UGD Shtipi –Boreci dhe Strumica – Rabotniçki, ndërsa më 16 shkurt të hënën me fillim në ora 20 e 30, do të zhvillohet përballja mes Sushevës dhe Universitetit të Tetovës.
Në fazën e play out Liria e Zherovjanit nesër me fillim në orën 15:30, do të përballet me ekipin e Vesna Probishtip. Skuadra e Zherovjanit në këtë përballje konsiderohet favorite. Shkëndija nesër udhëton në Strumicë ku do përballet me ekipin Makedonija Xhio. Kuqezinjtë janë optimist se do të regjistrojnë fitoren e katërt radhazi në këtë pjesë të kampionatit. Ndeshja Makedonija Xhio – Shkëndija fillon në ora 15:00
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
TIKVESHI–SHKËNDIJA: FETAI – OBJEKTIVI, FITORJA NË KAVADAR
Nesër me fillim në ora 13:00, në Kavadar do të zhvillohet ndeshja hapëse e javës së 18-të mes Tikveshit dhe Shkëndijës. Dy ekipet do të mundohen të nxjerrin maksimumin nga kjo përballje. Pesë takimet tjera zhvillohen të dielën, të hënën dhe të martën
Pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon që nesër me ndeshjen e xhiros së 18-të , ndërsa ndeshja hapëse e kësaj jave do të zhvillohet në Kavadar aty ku do të përballen Tikveshi vendas dhe Shkëndija e Tetovës. Në Xhiron e 17-të Tikveshi mundi Shkupin 6-0, ndërsa Shkëndija mundi ekipin e Struga Trim Lum 2-0. Duke u bazuar në renditjen aktuale pikët nga kjo ndeshje janë shumë të rëndësishme edhe për Tikveshin që aktualisht gjendet ne pjesën e poshtme të tabelës por edhe për ekipin kuqezi që lufton për të mbrojtur titullin kampion. Në pritje të ksaj ndeshje kampionate futbollisti Imran Fetai tha se fitorja e së martës kundër Struga Trim Lum na motivon edhe më tepër që në ndeshjes së nesërme ti qasemi me seriozitetin më të madh
‘’Ndeshjet i marrim një nga një ne , ajo me Strugën tash harrohet dhe shkojmë në ndeshjen e nesërme ku serish shkojmë për tre pikë dhe shkojmë ti marrim. Ato në terren vendas janë shumë të mirë ku vet kam luajtur dhe që atje në terrenin vendas ato motivohen dhe bëjnë lojë të mirë. Po normal ne i kemi parasysh gjitha dhe shkojmë për fitore. Qasja duhet të jetë si çdo herë motivim maksimal , qasje serioze dhe Shkojmë për tre pikë’’ deklaroi futbollisti Imran Fetai
Pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën, të hënën dhe të marten sipas këtij orari të caktuar. Të dielën takohen Struga-Trim Lum – Sileksi dhe Rabotniçki – Vardari, të hënën takohen Aresimi – AP Brera dhe Makedonija GJ.P – Shkupi dhe të martën kur edhe mbyllet java e 18-të takohen Bashkimi – Pelisteri.

