Connect with us

Sport

LIGA E KONFERENCËS: SHKËNDIJA MUNDET NGA RAYO VALLECANO 

Published

on

Mbrëmë janë zhvilluar  ndeshjet e para  në fazën grupeve në kompeticionin UEFA Konferencë Liga. Dy skuadrat shqiptare Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit  kthehen me humbje  gjegjësisht barazim nga  Madridi  dhe Tampere të Finlandës.

Shkëndija e ka nisur aventurën në Konferencë Ligë me humbje me shifrat 2-0 përballë Rayo Valecano në transfertë. Skuadra spanjolle arriti të shënojë dy herë brenda pjesës së parë ndaj kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Autor të golave pë vendasit  ishin Lopez në  minutën e 28 dhe Perez në minutën e 32-të pë epilogun final të kësaj ndeshje

Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri duke komentuar ndeshjen me  tha se  për kundërshtarë kishin një ekip nga  kampionati më mirë në botë

 “Ne e dinim se luajmë kundër një kundërshtari shumë cilësor, nga ndoshta kampionati më e mirë në botë dhe normalisht me mundësitë tona që kemi mundohemi të japim maksimumin. Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Mbetet pengu i vetëm pjesa e parë jo e mirë e jona dhe mënyra se si i pranuam golat.” deklarroi  trajneri Jeton Beqiri

Trajneri Beqir ka folë edhe për atmosferën e krijuar në tribuant e stadiumit

Advertisement

Si fillim ishte një ambient i jashtëzakonshëm, i krijuar nga tifozët që ishin të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes, unë shfrytëzoj momentin që edhe ekipit të Rayos i uroj fitore, për shkak se e merituan totalisht. Mendoj që në pjesën e parë ne kishim shumë respekt madh për kundërshtarin që na imponon edhe liga nga e cila vijnë. Por, edhe në aspektin fizik, në pjesën e dytë skuadra vrapoj më shumë dhe ishin më të mirë si në mbrojtje edhe në sulm.”

Nga ana tjetër, Drita shmangu humbjen në transfertë ndaj KuPS duke barazuar me shifrat 1-1. Të parët shënuan vendasit me golin e Parzyszek , ndër barazoi Dabiqaj 

Në raundin e  dytë të kësaj faze që zhvillohet  më  23 tetor  Shkëndija në Shkup ësht  nikoqire e ekipit Shelbourne nga Dublin i Irlandës, ndërsa Drita në Prishtinë  do të  takohet me  ekipin Omonia të Qipros.

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement

Sport

Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror

Published

on

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.

Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.

Continue Reading

Sport

Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen

Published

on

Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.

Ja si do ndeshen ditën e martë:

Continue Reading

Lajme nga vendi

Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!

Published

on

Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.

Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.

Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.

Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.

Advertisement

Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.

“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.

Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.

Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.

Advertisement

Shihemi në Dablin…

Continue Reading

Më të lexuarat