Connect with us

Sport

MOTO GP: BEZZECCHI FITOI ÇMIMIN E MADH TË INDONEZISË

Published

on

 Në garën  e vlefshme  për Çmimin e Madh të Indonezisë  fitues doli  piloti italian  Marko Beseki, para Fermin Aldegueri dhe Raul Fernandezit

 Piloti italian i Aprilia, Marko Beseki, fitoi sot garën sprint  të Moto GP , të vlefshme për Çmimin e Madh të Indonezisë . Një fitore me  ‘’fotofinish’’, pasi mbrijti në  finish vetëm  124 të mijtat para  spanjollit Fermin Aldeguer i cili  u rendit  i dyti.

Beseki  arriti të parakalojë pilotin e Dukati, Gresini në xhiron e fundit , duke marrë kryesimin  dhe fitoren.  Tre të parët të  cilit u ngjitën në podium ishin fituesi Aprilia Beseki , Fermin Aldeguer i  dyti  dhe  Raul Fernandez i cili u rendit  i treti.   

Çmimi i Madh i Indonezisë  ishte  një garë e hapur  deri në fund mes dy të parëve , ndërkohë që shumë pas u renditën  liderët e botërorit Mark Markuez  nga Dukati, i  cili  një javë më parë u shpall kampion bote , mbeti  në pozitën  e shtatë , gati 10 sekonda  pas fituesit

 Shaban Sinani – TV KOHA

Sport

TRUMÇI: NK BRAVO KUNDËRSHTAR SERIOZ – TA JAPIM MAKSIMUMIN!

Published

on

Ekipi i Shkëndijës nesër në Lubjanë zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së dytë në UEFA Konferencë Liga. Kundërshtar i “kuqezinjve” është skuadra sllovene NK Bravo. Ndeshja fillon në në ora  20:45. 

 Shkëndija  nga  dita e djeshme  ka  udhëtuar në  Slloveni , ku  mbrëmë  ka  zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, ndërkaq  sonte në  stadiumin Stozhice ku  nesër do të  zhvillohet  ndeshja,  do ta realizojë seancën zyrtare stërvitore.

 Me ekipin e  Shkëndijës në Lubjanë kanë udhëtuar edhe dy prurjet më të reja Marko Gjorgjievski dhe Jovan Manev të cilët presin miratimin e organeve të UEFA-s dhe janë në pikëpyetje nëse do të aktivizohen në këtë ndeshje.

 Futbollisti  Aleksandar Trumçi, në prag të ndeshjes, thotë  se kanë  kundërshtarë serioz andaj edhe qasja në terren duhet të jetë serioze.

 ‘’Mendoj që atmosfera është  shumë e mirë. Kemi një  atmosferë pozitive  në ekip  pasi e kemi  kaluar  raundin  e parë . Por  ne  nuk  do të merremi më me  të kaluarën,  shohim përpara. Ne  kemi  ardhur  në Slloveni jemi akomudu më herët dhe kemi  studiuar  ekipin . Ekipi është  shumë  serioz  dhe ne  duhet ta  marrim  shumë  seriozisht , të  bëjmë maksimumin’’ deklaroi  Trumçi

 Për të përkrahur Shkëndinë, në  Slloveni kanë  udhëtuar edhe  një  numër i konsiderueshëm  i tifo grupit “Ballistët” nga të cilët  priteT  të jenë dinjitoz ashtu  siç i ka  hije një tifo grupi me përvojë të madhe.

Advertisement

 Ndeshja NK Bravo – Shkëndija  zhvillohet  nesër mbrëma  me fillim në ora  20:45.

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

BOKS: KRISTIAN PRENGA TË SHTUNËN SFIDON ANTHONY JOSHUAN

Published

on

Xhide e Arabisë  Saudite të shtunën është nikoqire e spektaklit të madh të boksit, ku në ring  do të ketë 13 lufta me boksier  të  njohur, ndërsa dueli kryesor i mbrëmjes  do të jetë përballja mes  Anthony Joshua dhe shqiptarit Kristian Prenga.

 Të shtunën më  25 korrik në Xhide të Arabisë Saudite zhvillohet  një spektakël i  madh i boksit profesionale mes 36 vjeçarit Anthony Joshuas dhe boksierit shqiptar, 25 vjeçarit  Kristian Prenga.

 Anthony Joshua ish-kampioni i botës në peshat e rënda do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në stërvitje, pas aksidentit tragjik automobilistik në dhjetor, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë. 

 Boksieri  shqiptar Prenga ka një bilanc të fortë prej 20 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje.

 Interesant është fakti se të gjitha fitoret e tij kanë ardhur me nokaut.  Joshua  deri  më tani  në boksin profesional  ka  33  luftëra  prej  të  cila  29  fitore  dhe  4  humbje.  Para kësaj ngjarjeje, Joshua kishte mposhtur me nokaut Jake Paul në një duel që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut. Nëse fiton ndaj Prengës, britaniku pritet të finalizojë duelin e madh me Tyson Furyn, për të cilin mediat britanike raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur.

Advertisement

Përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah Superdome, në Arabinë Saudite me  fillim në ora  22;00. Në program janë plot 13 duele, ndërsa ndeshja kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo mes Joshuas dhe Prengës.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

FIFA NIS HETIM NDAJ ARGJENTINËS

Published

on

FIFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj incidenteve që ndodhën pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0, ndërsa disa futbollistë argjentinas rrezikojnë pezullime të gjata.

Pamjet pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “MetLife” në Nju Jersey shfaqën përplasje mes lojtarëve të të dyja kombëtareve. Sipas raportimeve, Leandro Paredes dhe Nahuel Molina ishin ndër protagonistët kryesorë të incidenteve. Paredes dhe Thiago Almada rrëzuan në tokë mesfushorin spanjoll Gavi, ndërsa Paredes u pa gjithashtu duke e kapur për fyti mbrojtësin Eric Garcia. Nga ana tjetër, Molina dyshohet se goditi me grusht Rodrin, ndërsa Nicolas Otamendi pati një përplasje të ashpër verbale me mesfushorin spanjoll.

Gjatë ndeshjes, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa fillimisht u raportua se edhe Paredes ishte ndëshkuar pas fishkëllimës përfundimtare. Megjithatë, FIFA sqaroi se kartoni i kuq për Paredes nuk figuron në raportin zyrtar të arbitrit Slavko Vinçiç, duke e hequr atë nga evidencat disiplinore.

Pavarësisht kësaj, organi qeverisës i futbollit botëror ka konfirmuar hapjen e një procedure disiplinore. Në një deklaratë zyrtare, FIFA bëri të ditur se, pas shqyrtimit të raporteve të ndeshjes dhe në përputhje me nenin 36 të Kodit Disiplinor, është emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të hetuar shkeljet e mundshme që lidhen me incidentet pas finales. Vendimi përfundimtar do të merret pasi të përfundojë raporti i hetimit.

Continue Reading

Më të lexuarat